Akuzohet për korrupsion, 1 muaj burg për gjykatësin Rasim Doda

8 Qershor 2015, 12:37Kronika TEMA

Gjyqtari i Sarandës, Rasim Doda i arrestuar ditën e premte nga Policia e Tiranës nën akuzën e korrupsionit është paraqitur sot në gjykatë ku u njoh me masën e sigurisë “Arrest me burg” për 1 muaj.

I arrestuar tri ditë më parë, Doda akuzohet se ka marrë ryshfet për të ndryshuar fatet e një seance gjyqësore.

Zbulimi i këtij fakti ka bërë që Këshilli i Lartë i Drejtësisë t’i hapi dritën jeshile prokurorisë dhe Policisë për të ekzekutuar urdhër-arrestin e lëshuar prej organit të akuzës. Pak orë pas vendimit të KLD-së, në Tiranë policia e kryeqytetit prangosi Dodën, duke e dërguar në qelitë e paraburgimit.

Sot në orën 11:00 gjyqtari i Sarandës u paraqit në gjykatën e Tiranës ku kërkoi lirimin e tij, teksa prokuroria kërkoi rikonfirmin e arrestit më burg.

Gjykata vendosi “Arrest me Burg” për 1 muaj për gjyqtarin, afat ky që duhet t’i mjaftojë organit të akuzës për të çuar çështjen në gjykatë dhe për të kërkuar sërish rritjen e kohës së burgimit.

1 komente në “Akuzohet për korrupsion, 1 muaj burg për gjykatësin Rasim Doda”

  1. hajdari says:

    1 muaj per 80 milion leke.
    vidh 5 mije lek ne autobuz dhe merr mase sigurie “burg pa afat” !

    bravo Ri-leshi !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje