Terror në Vlorë brenda një nate

8 Qershor 2015, 11:02Kronika TEMA

Tre ngjarje kriminale janë shënuar brenda gjatë natës së të dielës duke u gdhirë e hëna, 8 qershor në qytetin e Vlorës.

Një sasi eksplozivi është vendosur në derën e banesës së Inspektorit të Tatim Taksave, Erjon Lamçe në lagjen “Isa Boletini” në katin e katërt të pallatit ku banonte ai.

Në zonën e quajtur Kapelja një makinë u lye me benzinë dhe më pas iu vu flaka, ndërsa u grabit filiali i degës së pagesës së ujësjellësit i cili ndodhej përgjatë bulevardit Vlorë-Skelë.

Për të trija këto ngjarje policia ka nisurm hetimet dhe po punon për identifikimin e autorëve.

Shperthimi në banesën e inspektorit të Tatimeve

Sipas policisë eksplozivi ishte vendosur tek kaseta e sahatave të ujit, në sheshin e pushimit të katit të katërt të pallatit të ri 6-katësh, ngjitur me derën e banesës.  Shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale, si dëmtim i kasetës së ujit dhe thyerje të xhamave të fasadës, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Erjon Lamçe ka qenë në banesë së bashku me bashkëshorten e fëmijët kur ka ndodhur ngjarja.

Automjeti lyhet me benzine i vihet flaka

Një automjet është djegur plotësisht në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate  në zonën e quajtur Kapelja në qytetin bregdetar.

Sipas policisë automjeti tip Renault Clio, i cili ishte në pronësi të Alfred Banit, punonjës i administratës në Portin e Vlorës është djegur plotësisht. Po sipas të njëjtave burime, mjeti është lyer me benzinë dhe më pas i është vënë flaka. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Nuk dihen ende rrethanat, por dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Zjarrfikësja nuk ka ndërhyrë në kohë, për të bërë të mundur shuarjen e flakësve. Ndërkohë që kjo ngjarje ka traumatizuar banorët e zonës.

Grabitet arka e ujësjellësit

Filiali i një dege të ujësjellësit është grabitur gjatë natës së të dielës duke u gdhirë e hëna, 8 qershor. Mësohet se grabitësit kanë hapur me forcë qepenin e zyrës dhe kanë marrë paratë. Zyra ndodhet përgjatë bulevardit Vlorë-Skelë në afërsi të zyrave të OSHEE-së. Policia po kryen veprimet hetimore për të identifikuar autorët./ Ora News

8 komente në “Terror në Vlorë brenda një nate”

  1. Sokrati says:

    E cuditeshme ! Sa here qe Pd eshte ne gerrhamat e fundit,ndodhin shperthime me tritol ,diegje makinash, dalin ne drite hajdute e kriminele….. me te vertet e cuditeshme …… pse vepron PD ne kete menyre ,pa populli e ka te qarte se cilet jane ustallaret…..

  2. tr says:

    KOKRRA E BUDALLAIT QENKE MORE SOKRAT ,SHQIPERIA KA ME TONELAT KRIMINELA SI KETA TE VLORES
    KU ESHTE KETU LIDHJA ME BERISHEN ?? MUND TE THUASH QE NGA POLITIKA E TIJ E NDYRE U SHTUAN KRIMET .

    1. DK says:

      Nuk e kishte me Berishen, e kishte me PD. Gabimi nr1(pervec gjoth te tjereve), identifikohet partia me ISH kryetarin!

  3. Ajaxs says:

    O Sokrat çfare ke me PD,Pushtetin Lokal ne VLORE e ka pas PS e ka PS dhe do ta ket PS. Ketu ska gisht PD po shif mire kujt ja kane bere atentatin, çfare zyllymesh ka bere Ai ne detyrat qe kryen. Nuk te ve eksploziv kush pa e cenu

  4. ismeti says:

    made in ala saloviq

  5. katarakti says:

    Ramë nga shiu ne bresher. Dikur i ruheshim si djalli nga temjani sigurimit famekeq. Qe per nje fjale goje, jo ne perputhje me “Zerin e Popullit”, perfundoje nja 7 vjet te mira ne Spaç. Sot ne kete demokracine e lumtur, i kemi mbushur trotuaret e Evropes me vajzat tona, here te rrembyera perdhunisht, kur ishin nisur per ne shkolle, dhe here te mashtruara nga kodoshet shqiptare. Ja tani edhe krimi ka marre dhene. Ne kohen e Dulles shikonim filma me kriminele si Oktapodhi dhe çuditeshim sesi mund te ndodhte siç tregohej ne ato filma. Sot krimi shqiptar ia ka kaluar Oktapodhit, aq sa jane italianet tani qe tmerrohen nga ne. Megjithe mend qe fituam qe kur e nderruam sistemin!!!!

  6. Skifter Mergimi says:

    O tr, okokra trapit, eshte nje ish roja e Sali pd-se qe po po denancon fakte te menyres se si manipulon krimineli juaj.

  7. xeni says:

    Ai qytet nuk ka per te patur siguri ..ka njerez shume te lige sikur i ka mallkuar perendia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje