Tiranë, kapet me pistoletë tek “Ish-ekspozita” 41 vjeçari. Dyshohet se do kryente vrasje

8 Qershor 2015, 12:13Kronika TEMA

Njësia ‘Shqiponja’ ka  ndaluar një person me armë në qendër të Tiranës.

Sipas policisë, personi i ndaluar mbante në çantë një armë pistolete dhe udhëtonte me motor.

Personi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u ndalua në zonën e ish-ekspozitës në kryeqytet.

Burime të policisë bëjnë të ditur se personi i ndaluar ka qenë i dënuar më parë me 15 vjet burg për vrasje dhe grabitje.

41 vjeçari dyshohet se do të kryente një vrasje, raporton Ora News.

Policia ka nisur hetimet, duke konktrolluar edhe banesën  për të zbardhur detaje të tjera në lidhje me personin i cili u kam me armë në Tiranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje