RAPORTI/ Gjyqtarët shqiptarë paguajnë deri në 300 mijë euro për poste të lakmuara

8 Qershor 2015, 13:28Kronika TEMA

Grupi i ekspertëve pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi konstaton se gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë dyshohet se paguajnë 100-300 mijë euro për t’u emëruar në poste të lakmuara.

Në raportin “Analiza e Sistemit të Drejtësisë” që do të prezantohet pasditen e së hënës, grupi i ekspertëve argumenton se cikli i korrupsionit në sistemin e drejtësisë fillon me oficerët e policisë gjyqësore dhe vazhdon me prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar.

Raporti konstaton gjithashtu se oficerët e policisë gjyqësore pranojnë rryshfet për të prishur provat në vendin e ngjarjes, prokurorët për të mos filluar një çështje penale, ndërsa gjyqtarët zvarrisin caktimin e seancës së parë ose kushtëzojnë vendimin përfundimtar në pritje të rryshfetit.

Raporti voluminoz i grupit të ekspertëve të nivelit të lartë thekson se situata e korrupsionit në sistemin e drejtësisë nuk është e dokumentuar, megjithatë perceptimi i publikut dhe i vëzhguesve pranë sistemit sugjeron për ekzistencën e formave të ndryshme të përfitimeve të paligjshme.

“Në çdo rast, palët në transaksionin korruptiv shmangin telefonatat. Pagesat bëhen me para në dorë. Shpesh përfitimet e paligjshme dërgohen jashtë vendit ose iu jepen të afërmve/familjarëve të gjyqtarit/prokurorit, ose personave të tretë të besuar,” thuhet në raport.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për reformën në sistemin e drejtësisë u ngrit më 27 nëntor 2014 dhe drejtohet nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj. Me ndihmën e grupit të ekspertëve, ky Komision pritet të hartojë reformën e shumëpërfolur për sistemin e drejtësisë.

“Analiza e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri” shenjon defektet aktuale të sistemit kompleks dhe thekson nevojën për reformë në Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe institucionin e Prokurorisë.

Raporti sugjeron depolitizimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe zgjedhjen e anëtarëve të saj me shumicë të cilësuar në Kuvend. Përbërja e këtij Këshilli duhet të reflektojë mazhorancë nga gjyqësori, ndërsa nuk konsiderohet normale mbajtja e rolit drejtues në këtë Këshill nga Presidenti i Republikës.

Grupi i ekspertëve ka analizuar edhe rolin e Presidentit të Republikës në ushtrimin e funksioneve të tij në sistemin e drejtësisë, ndërsa thekson se zgjedhja e tij jashtë konsensusit politik nuk garanton pavarësinë.

Integrimi i Gjykatës së Lartë brenda sistemit gjyqësor konsiderohet gjithashtu një hap i rëndësishëm. “Statusi i Gjykatës së Lartë dhe pocesi i emërimit të anëtarëve të saj mbeten shqetësues në kuptimin e politizimit të mundshëm,” thuhet në raport.

Grupi i ekspertëve pranë Komisionit Parlamentar thekson gjithashtu një shikim të formulës së zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm. Në raportet e Komisionit të Venecias theksohet nevoja për pavarësinë e Prokurorisë nga ndikimi politik dhe nevoja për transparencë e këtij institucioni.

“Është e rëndësishme që Prokurori i Përgjithshëm të mos rizgjidhet nga legjislativi apo ekzekutivi,” thuhet në raport.

Reforma në drejtësi është një ndër kushtet e Komisionit Europian për integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë. Për shkak të rëndësisë dhe shtrirjes në kohë, zyrtarët e Brukselit kanë bërë thirrje që kjo reformë të realizohet me konsensusin më të gjerë të mundshëm.

Megjithatë, Partia Demokratike ka refuzuar pjesmarrjen në Komisionin e Posaçëm Parlamentar, pasi kërkon një numër të barabartë anëtarësh dhe bashkëdrejtues në këtë komision. Këto kërkesa nuk kanë marrë ende një përgjigje nga mazhoranca e majtë.

24 komente në “RAPORTI/ Gjyqtarët shqiptarë paguajnë deri në 300 mijë euro për poste të lakmuara”

  1. Pelasgian says:

    Imagjino tani se cfare “drejtesie” mund te dale nga kta vemje qe gjen e pare qe bejne eshte Korruptimi-

    pupupuuuu cfare rrace …as ne zimbawe nuk ndodh !

    1. fisheku says:

      nje dicka qe dihej dhe njihej nga te gjithe por kur konstatohet dhe publikohet nuk mendon gje tjeter vecse kjo eshte tragjike dhe nje deftese e varfer per drejtesine shqiptare. shteti i ka duart e lidhura pasi keta jane bere si ata te FIFA-s nje mafie me pikepamje familjare te nje klani qe mund ti quash “te paprekshmit”. eshte koha per veprime ndaj ketyre krijesave qe abuzojne ne kurrizin e shumices

    2. toni says:

      Jo se Ky nasip Naco eshte me i mire se ka shkuar dhe emeruar kryetar te gjykate ne lac nje qe ka mbaruar shkollen e larte me pesa.
      Gjyqtaret e korruptuar duhet te futen ne burg atehere ka drejtesi.
      Pjesa me e madhe e KLD se te jete e me anetare te zgjedhur nga parlamenti dhe jo nga gjyqtaret qe paguajne dhe mbrojne njeri tjetrin Atehere ka drejtesi. Ne te Kundert Nuk do te ngele kriminel qe nuk do te dale nga burgu dhe krimet e psiguria ne vend do te rriten perdite gje e cila po ndodh.

    3. Dardan says:

      1) ku i marin gjithe ato para keta gjykates 300 mi euro sa paguajn per ate poste se po ti kesh 300 mi euro sote nuk ke nevoje te punosh me.

      2) Kur keta paguajn 300 mi euro kjo tregon se ata gjykates ne ato poste jan te korruptuar dhe aty fitojn miliona.

      1. sit... back..and relaks → says:

        marrin kredi nga banka e fullhanit

  2. Grideria says:

    Ja ku e katandisi sistemin e drejtesise Sali Krimineli. Perfundimisht, ka marre fund cdo gje ne kete vend. E ka gropos aq thelle Sal Vicidoli kete vend, saqe eshte shume zor me e shpetuar. Haram i qofte buka e ketij populli te shumevuajtur, ketij Sali Krimineli.

    1. Alergji nga politika says:

      Dhe keshtu ka per te vazhduar, per aq kohe sa bagetite si puna jote do vazhdojne te mendojne se e keqja e vetme e ketij vendi eshte Sali kari, dhe nuk shikojne qe te njejten gje po vazhdon dhe ky kokebilja i gjate.

  3. LORA says:

    Tritoli do te bente nje dobi te madhe per shqiptaret dhe Shqiperine nese do t’i vihej ne bythe tere korporates kriminale “gjin gjoni”.
    Nuk duhet harruar kurre qe kete trend pazaresh ne shit-blerjen e vendeve te gjyqtareve e vendosi ai niku me dylbi dhe Bame Topi.

  4. Hasan says:

    Ky fakt nuk perben ndonje gje te re!
    Referuar: http://www.business-anti-corruption.com/country-profiles/europe-central-asia/albania/corruption-levels/judicial-system.aspx ,rezulton se:

    Global Integrity 2010 : “gjyqësori shqiptar në nivelet më të larta të pushtetit është i njollosur rëndë nga korrupsioni”. Sipas ketij raporti, është e zakonshme për gjyqtarët shqiptarë të pranojnë ryshfet ose të ushtrojë favorizime kur behet emërimi i individëve. dhe se: “…ryshfeti është shpesh e nevojshme që të bëhesh gjyqtar, për t’u transferuar një gjyqtar nga rajone të izoluara në Tiranë, apo për të marrë një vend në Gjykatën Supreme”. “… transferimet e gjykatësve nga rrethet e tjera në Tiranës kushtojnë midis 50.000 dhe 70.000 USD, një vend në Gjykatën e Apelit kushton deri në 250.000 USD, dhe emërimi në Gjykatën e Larte kushton të paktën 400.000 USD. Raporti gjithashtu specifikon se, përveç pagesës së ryshfetit, negocimi i ‘favoreve’ midis gjyqtarëve është gjithashtu një praktikë e zakonshme në strukturën më të lartë të gjyqësorit shqiptar.”

    Kjo eshte thene qe ne vitin 2013. Dhe ska si te jete ndryshe kur ne Gjykaten Kushtetuese emerohen gjyqtare qe edhe shqipen nuk e dine mire. Kur en gj. e apelit dekalrohen se “duhet te shlyej 300 mije eurot e paguara per tu emeruar ketu”, e me prurje lloj llojesh qe te kallin krupenjo per te patur si “dhenes drejtesie”, por edhe edhe per ti patur ne lagje.

  5. Oberst says:

    Nje pyetje vjen vetvetiu…..Kujt ja paguajne keta gjyqtare keto shuma? Natyrishte, eproreve te vet, nga Krytari i nje Gjykate rrethi, asaj te Apelit, te Krimeve te renda, Kryetarit te Gjykates se Larte dhe….Kryekryetarit te drejtesiise qe me duket se eshte Presidenti i Republikes. Keta paguajne nga 300. 000 euro dhe dihet qe me pas me pazaret e tyre te ndyra te kurriz te drejtesise do te nxjerrin dyfishin, se tregetia keshtu e ka, e ble me pak dhe e shet me shume.
    Po qe se nuk i del kallaji ketyre lloj tregetaresh te drejtesise, ne Shqiperi asgje nuk mund te behet. Te flase sa te doje kushdo Kryeminister, drejtesia per te gjithe ben qe te vine te tjerat pas ne rregull.
    Rama ose e ka harruar fare Reformen ne Drejtesi, ose edhe atij po intereson te vazhdojne te behen keto lloj pazaresh ne kurriz te shqiptareve??? Deri kur keshtu?!?!

  6. Qytetari says:

    Seksere ka qënë Ar – Gita

  7. Z/Kallami says:

    300 mije Euro vete gjyqtari i drejtesise.

    Hajde dhe ban shtet ne Shqiperi.

    Persa jetume konkludoj:

    Shteti lindi vetem ne monizem.
    Jetoj afersisht 50 vjet.
    Vdiq diten e brohoritjes Liri Demokraci.

  8. KOCI SELFA says:

    Per te paguar keto para me pare duhet qe ti kesh bere. Pra keta para se te behen me keta tituj JANE KRIMINELE DHE TRAFIKANETE. Meqe kane shpenzuar keto shume marramendese duhet qe jo vetem ti ri marrin por qe te nxjerrin perfitime pra llogarite jane thjesht KUSH MERRET ME TRAFIK DROGE, PROSTITUTASH E PISLLIQE KANE PARA I INVESTOJNE DUKE KORRUPTUAR PROKURORET, GJYKATESIT DHE KESHTUM VJEDHIN PRONA , VRASIN DHE NUK FAJESOHE ETJERE. LIGJ QE KUSH SHPERDORON ME VENDIME QEVERIJE DHE QE ISJELL SHTETIT APO PRIVATIT DEM EKONOMIK DUHET QE TE C’DEMTOJE DHE ME SANKSIONE 200%. KOHA PER KETO KRIME TE MOS PERSHKRYHET. VENDIMET PER KETO DUHET TI MARRI GJYKATA E STRAZBURGUT MEQE E JONA ESHTE PAQ E KORRUPTUAR DHE SI E TILLE QUHET EDHE KRIMINELE MEQEKORRUPSIONI ESHTE KRIM.

  9. Tirona says:

    Kush i mer paret?
    N I S H A N I ?????????????

    1. GAMORI says:

      NISHANI QELBESIRE ME SHUME NDYRESIRA TE TJERA TE ” PD ” MARIN KETO PARA PRANDAJ DUHEN HEQUR ZZZZVVVVVVVVAAAAAAAAAAAAARRRRRRRE ME GJITHE KELYSH E BUCE !

  10. beni says:

    kot nje pyetje. po deputete ministra zv ministra drejtore a marrin rryshfete?

  11. poplli gjyqtar says:

    Sa qenkan rrit çmimet!

  12. ILIRIA says:

    JANE TE MPLEKSUR TE GJITHE QE NGA MAJA E PIRAMIDES SE PO TE QE NDRYSHE DO TE ISHIN BRENDA HEKURAVE, SIKUR KA EDHE NJE LIGJ QE KUSH NUK DENONCON PER NJE KRIM EDHE AI QE NUK DENONCON QUHET BASHKFAJTOR KESHTU QE PSE NUK ZBATOHET KY LIGJ APO VETEM PER ATA QE NUK KANE PUSHTET FUNKSIONON KY LIGJ, SIPAS KETYRE QE THUHET D.M.TH. QE PAGUHET NGA 100-300 MIJE EURO PER NJE POST TE LAKMUESHEM QE NGA CDO LLOJ POSTI NE DREJTESI DMTH KETO EURO I MERR AI QE I EMERON NE KETO POSTE DMTH DIHET EDHE SE KUSH I MERR PRANDAJ PO NUK U VUNE NE LEVIZJE INTSITUCIONET PERKATESE PER ZBATIMIN E LIGJIT EDHE KETO INSTITUCIONE JANE KOKE E KEMBE BRENDA NE KORUPSION. PRANDAJ DUHET JO NJE TERMET POR NJE VULLKAN QE TE PERMBYSE CDO GJE DHE TE FILLOJE NGA FILLIMI. FALEMINDERIT

  13. Lleshi says:

    Bursa e drejtesise eshte trondit nga faktet e dala ne shesh ! Kjo solli reflektimin e pjesmarresve ne burse , duke shenuar rendshem rritjen e aksioneve !

    Tani per nje vend ne gjykate te shkalles se pare paguhen 200.000 euro , per ne ate te apelit 250.000-300.000 euro , per ne gjykate te larte 500.000 euro !

    Per ne Gjykaten e Strasburgut , lejohen vetem favoret politike !

    Prandaj kush ka ndermend te filloje pune gjyqtar , duhet me thy e vjedh patjeter nje banke ! Dhe kujdes , duhet qe banka te kete leke ate dite !

    Mundet te krijoni shoqeri edhe me Fullhajnin , se ju meson ai se si mund te vidhet ne Banken Kombetare !

  14. Klimax says:

    Vetem ne drejtesi paguhet per nje post te lakmuar?????!!!!!!!!
    Nje drejtor drejtorie ne nje ministri nuk perfiton postin pa derdhur nje 200 mije €, nje mesues i thjeshte fshati deri ne 2 mije € e deri nje pastrues spitali duhet te japi “detyrimin” tek shefi i tij!!!!!!!!!!!!

  15. Don Albano says:

    Grupi i eksperteve prane komisionit te posatshem parlamentar te reformes per drejtesi duhet te kene kujdes kur te dalin med te tilla deklarata se do i denoje gjykata e larte per shpifje dhe do detyrohen te paguajne nga 200mije euro dhe do e humbin edhe mandatin e deputetit. Pastaj do duhet te bejne noj pazar per te fituar ato 200mije euro dhe per te nxjerre edhe noj fitim.
    Dhe keshtu ecen rrota e krimit ne Shqiperine ”Nene” ku bijte e saj ”me te mire” nuk bejne tjeter vec se e perdhunojne cdo dite me pretekstin qe e ”duan” shume.

  16. sulo permeti says:

    Te gjithe emerimet ,ne sistemin gjyqsor do te kalonin nga dyshja famekeqe ,Shkelzen dhe Argida Berisha.

  17. temujin says:

    A vec me ardhte ajo nusja e dyte se e di cfare do ti bej…

  18. Grideria says:

    Ah cfar reforme do te behet me Luan Omarin, qe ka 100 vjet qe ben ligjin ne Shqiperi. Pse ore akoma me keto vemje, qe gjithe jeten kane perfituar?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje