Skandali i aferës korruptive, që çoi në tragjedinë e Gërdecit është bërë libër dhe historia e djemëve që mashtruan Pentagonin falë lidhejve me botën e krimit dhe zyrtarëve të korruptuar tashmë po bëhet edhe film në Hollivud,
Në një intervistë, autori i librit Guy Lawson, shpjegon si arritën dy amerikanë të mashtrojnë Pentagonin dhe lidhjet e tyre me zyrtarët e korruptuar shqiptarë, ku personi kyç ishte djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzeni. Autori i librit që po bëhet film thotë se me siguri armët e Gërdecit tani po përdoren nga ISIS në Siri e Irak. Autori flet më shumë për dy amerikanët David Packouz dhe Efraim Diveroli, por pohon se ata ia dolën falë lidhjeve me politikanët e korruptuar në Shqipëri. Për amerikanët historia është e thjeshtë, dy djem të rinj “ia hodhën” Pentagonit, ndërsa për shqiptarët kjo “lojë” pati një fund tragjik, me 26 viktima dhe një fshat të tërë të shkatërruar.
Ju e botuat fillimisht këtë histori në faqet e New York Times.
The Times botoi një artikull në faqen e parë, me portretet e këtyre dy djemëve sesi ata mashtruan Pentagonin, sesi Pentagoni nuk i kishte shkruar rregullat siç duhet, sepse, unë nuk e di, ata ishin neglizhent? (mendova) “Po në qoftë se kjo ishte politika e Pentagonit? Çfarë ndodh nëse Pentagoni e dinte saktësisht se çfarë ishte duke bërë? Çfarë ndodh nëse këta “fëmijë” ishin vetëm djem që dështuan?”
Municioni, që ishte në qendër të kësaj historie është pothuajse me siguri duke u përdorur në Siri tani, qoftë nga ISIS ose forcat Shia që mbështet Irani”
Nëse ju shikoni në sistemin e prokurimit të armëve, ata dy djem ishin duke bërë pikërisht atë që qeveria dëshironte. Qeveria kishte nevojë që dikush të shkonte dhe për të blente me çmim sa më të ulët të ishte e mundur sa më shumë municion dhe ta çonte atë në zonat e luftës.
Ata duhet të binin në ujdi me tregtarin e armëve zvicerane, zyrtarët e dobët dhe të korruptuar të qeverisë shqiptare, ata duhet të jepnin ryshfet dhe të paguanin zyrtarët dhe figurat e krimit të organizuar-të gjitha këto gjëra ishin të pashmangshme. Është si ajo skena në Kazablanka: “Unë jam i tronditur sesa shumë kumar ka në këtë kazino!” Kjo është natyra e biznesit.
Çili është rreziku i kësaj politike?
Këtu ka diçka për ju: Asnjë nga këto nuk ka ndryshuar! Rreziqet janë të dukshme me titujt çdo ditë në Siri, Irak. Municioni shqiptaro-kinez, në qendër të kësaj historie, është pothuajse me siguri duke u përdorur tani në Siri, qoftë nga ISIS ose forcat Shia të mbështetura nga Irani. Ju e dini, gjysma e armëve që shkuan në Irak humbën. Të humbura! Kjo politikë nuk funksionon. Këto armë janë duke bërë dëm strategjik. John McCain u citua vetëm një ditë më parë duke thënë se “ne kemi nevojë për të patur më shumë armë në Siri”.
Nga këndvështrimi juaj, a e dinin këta djem se po bënin diçka të gabuar?
Po. Të paktën dy prej tyre e dinin se ata ishin duke thyer ligjin. ( Marrë me shkurtime, pjesët për Shqipërinë nga intervista e Guy Lawson në motherjones.com)/J.H
Dy djem amerikanë, “i a hodhën” (gënjyen), Pentagonin…!!!???
Furnizimi me te mire te armeve ISIS e merr nga Amerika ,me arme me moderne .
Me atë tragjedi luante Shkelzen Sali Berisha me fatet dhe jetrat e dhjetra vtve ne gerdecin fatzi.
Po ku eshtë ligji dhe rregullat qe ai Person kriminel qe tani fryhet me kuaj si te ishte bir i ndoj sheiku APO mbreti dhe mos te pergjigjet para drjtsis, vall ku ndodh kjo vetem Putinit dhe suites se ti i tolerohen kto gjera gjersa ka pushtet te plotfuqishem ne dorë.
Shkelzen krimineli duhet te pergjigjet per gjitha te kqiat qe i ka ber shqiptarve dhe shqipris me ndihmen e babait te vet ish kryeministrit te shqipris S.B.
Janber elita shqiptare lideret e sajë si grupet mafioze italiane APO Kolumbiane,si me qen te pa prekur, dhe te vuaj nje popull i teri.
Dakort jam me artikullshkrusin vetem me nje vrejtie qe kta dy djem ben diçka te pa ligjeshme po sot jan ne burg, po ky mafjozi sali berishes del ne fotografi me qenin masi vrau 30 persona dhe ben xhiro me kalin e sadies pa e prishur terezin,ku esht drejtesia prokuroria gjykatat vetem per kte tolerim te ter duhet te pastrohen nga drejtesia nga me i madhi tek me i vogli dhe themi ne pse e kan tmerr xhaxhin te ter kjo seri kriminelesh se me te mirit gjykates prokuror apo kriminel ja shkerdhente robt me nje rast si ky i gerdecit xhaxhi, ai ishte tmerri tradhtarve te kombit antishqiptarve dhe kriminelve dhe hajdutve te pasuris popullit dhe ter kjo seri e sulmon qe sa i shohin foton ne nje vend ngrihen ne kemb televizione gazeta dhe alabak ordiner dhe mundohen te hedhin balt kunder ati burri qe si vjen me kurr kti kombi,se e din veten qe jan njerez qe me gjynahet e tyre vetem gijotina ben derman.
Eshte familja Bush mbas tere kesaj historie ,prandaj e ndien veten te sigurt Don Berisha.
Pse me armet e ndryshkura shqiptare do merret ISIS?!Armet e tyre vijne direkt nga depot e ushtrise irakene qe furnizohet nga SHBA.
Ne’er zit u crane ne Gerdec!ndersa Zeni kush e di se ku Bredh me kalin e Sadijes.
Pyesni njeher xenin me bac berishen
Po ore po keta te dy ja hodhen Pentagonit.Asnje femij 2 vjec nuk e beson.
Kushedi kush ka qendruar prapa ketyre !!
Pentagonit vetem pentagoni mund tia hedhe…kjo nuk do shume mend.
Keta cunat nuk ia hodhe pentagonit po ata 300 milion dollar qe moren keta ngjysmat i mori familja bushi, dhe pjesen tjeter zurtaret e tjer te ushtris amerikane dhe po mos te kishte plasur gerdeci ase do kishte dal ndonjeher dhe tani do ishin duke ber tregeti akoma. Keta du cunat moren persiper cdo gje luajten teater ne gjyqe qe u be dhe njeri u denua me 4 vjet kurse tjetri me arrest shtepie. Dhe tani po shijojn miljonat se dhe ai qe u denua nuk beri as 2 vjet burk. ne fillim shtypi american po e gjurmonte se ca kishte ndodhur por sa vajten pran bushave u ndalua cdo gje.