Dy nga tre vëllezërit Kora të dyshuar si autorë të masakrës së Thumanës, janë vënë në prangat e policisë dhe bashkë me ta dhe katër shtetas të tjerë që akuzohen për përkrahje të autorëve të krimit.
30-vjeçari Besnik Kora është dorëzuar vetë në policinë e Lezhës, ndërsa i vëllai Danieli, 28 vjeç është kapur në Rrëshen nga shërbimet e policisë, raporton TCH.
Drejtoria e policisë së qarkut Durrës njoftoi se vijon puna për kapjen e vëllait të vogël, Pëllumb Kora, 26 vjeç.
Policia ka kapur edhe shtetasit Preng Gjeta 54 vjeç, Paris Gjeta, 22 vjeç, Ardian Gjonaj, 36 vjeç si dhe Shpëtim Nikolla, 44 vjeç. Këta persona janë të afërm të autorëve të dyshuar dhe besohet se i kanë ndihmuar që të largohen nga vendngjarja natën e krimit.
Nga hetimet e para rezulton se Shpëtim Nikolla, që është kapur në Thumanë, ka ndihmuar Preng Gjetën, Paris Gjetën dhe Ardian Gjonajn, që natën e krimit të strehoheshin në familjen e tij në Thumanë e më pas janë larguar për në Laç, ku dhe janë kapur.
Një ditë më parë është kapur në Laç babai i tyre Gurali Kora, që ka marrë përsipër autorësinë e krimit ku mbetën të vrarë Fran Çeku, Arben Çeku, babë e bir dhe nipi i tyre Eno Rama, 20 vjeç, ndërsa u plagos rëndë Luçie Çeku, nëna e Arbenit. Por grupi hetimor hedh dyshime për versionin e tij, pasi në ngjarje janë përdorur dy armë zjarri, një pistoletë dhe një automatik.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 5 qershor dhe shkak besohet se ka qenë një sherr i çastit mes palëve.
Shenje qe policia po ringrihet. Kriminelet po marrin mesazhin e qarte:nuk kane ku fshihen ose te ikin ne drejtim te paditur. Kjo do te uli kriminalitetin me kalimin e kohes
Tre persona te masakruar me bresheri plumbash dhe e katerta e falur nga zoti pasi dy plumbat i mori ne pjese te trupit pa e demtuar organet e brenddhme,mgjate mund te themi qe kjo NENE
ka lindur per here te dyte..!
Keta kriminele dmth tre vllezetit duhen te denohen burg te perjetshem me qellim qe Shoqeria,Opinioni Publik te kuptoje -mesoje dicka nga ky krim i shumtuar,kurse Babai te “vetevritet” me mire pasi ai eshte strumbullsri i ketij krimi.E them kete edhe per ti dhene DREJTESI Familjes se viktimave pasi neser te mos kemi me krime psh hakmarrie.