Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë dje drejtoreshën e një banke të nivelit të dytë, që akuzohet se ka bashkëpunuar me Francesco Beccheti për pastrimin e parave.
Pranvera Gjika është lënë e lirë, me argumentin se ajo ka një fëmijë 8 muajsh dhe duhet ta ushqejë atë me gji.
“Në verifikim të kushteve të aplikimit të masës së sigurisë, u konstatua se e arrestuara Pranvera Gjika ka një fëmijë 8 muajsh, të cilin e ushqen me gji.
Për këtë arsye, por edhe për shkak të mungesës së rrezikshmërisë shoqërore, është vendosur lirimi i saj nga arresti dhe lënia në detyrim paraqitje”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Edhe gjatë arrestimit, familjarët e Gjikës kishin kërkuar nga prokuroria autorizim që të çonin fëmijën në ambientet e paraburgimit, në mënyrë që Gjika të ushqente atë me gji./b.l
mos… ndoshta dikush tjeter ka nevoje me shume. mos ndoshta gjykatesit I ka shkuar goja leng?
Une mendoj se gjykataka vepruar drejt.
Nje grua me femije ne gji nuk duhet te jete ne burg. Ka shume mundesi te tjera per te qene ne dispozicion te prokurorise per hetimet e metejshme.
Po cka patur kjo ne dore. Te gjithe punonjesit jane ne dore te shefit te madh ?