Gjendet trupi i pajetë i një 40 vjecari tek Liqeni Artificial

10 Qershor 2015, 11:01Kronika TEMA

Një trup i pajetë është nxjerrë nga ujërat e liqenit artificial në kryeqytet. Sipas policisë bëhet fjalë për një person të seksit mashkull, i cili dyshohet se është është mbytur para 3 ditësh.

Blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se personi është gjetur i veshur me pantallona të shkurtra, të zeza , bluze të zezë, atlete sportive dhe ishte rreth moshës 40 vjeç.

Një detaj tjetër që mund të ndihmojë në identifikimin e trupit të pajetë është se ai ishte me flokë të gjata të lidhura bisht.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit që u gjet i mbytur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje