“Beccheti lëvizte me makinë të blinduar dhe me 8 badigardë në Tiranë. Paguante 1 milion euro në vit Sabrina Ferillin”

10 Qershor 2015, 11:04Kronika TEMA

Kërkesa e prokurorisë shqiptare për sekuestrimin e pasurive dhe arrestimin e Francesco Becchetit, nuk ka lënë indiferente mediat italiane.

Këto të fundit, ndryshe nga mediat shqiptare, që përpiqen deri diku të tregohen neutrale, madje edhe ta mbrojnë Becchetin, janë shumë më të egra me këtë të fundit.

Ato shkruajnë se Beccheti kishte premtuar një erë të re për televizionit me Agon Channel, por po e mbyll me turp.

Beccheti kritikohet dhe vihet në dyshim për të ardhurat e tij, pasi sipas tyre, ai paguante plot një million euro Sabrina Ferillin.

Ironia, sipas tyre, është se Beccheti i paguante vetëm 300 euro kameramanët shqiptarë.

Madje, shumë gazetarë detyroheshin të bënin disa punë njëkohësisht aty.

Mediat italiane shkruajnë se Beccheti ka një të kaluar të dyshimtë dhe nuk është rastësi, që ai lëvizte me makinë të blinduar në Tiranë dhe shoqërohej nga 8 badigardë kudo që shkonte./b.l

 

6 komente në ““Beccheti lëvizte me makinë të blinduar dhe me 8 badigardë në Tiranë. Paguante 1 milion euro në vit Sabrina Ferillin””

  1. v.duka says:

    Zoterinje te opozites ndihmoni prokurorine te marre milionat e evrove qe kan vjedhur zoterinje a g o n e r, te huaj e vendas, se atehere do te shtohen ilacet qe rimbursohen do te blihen aparatet bashkekohore qe u mungojne spitalet, do te rriten pensionet, do ye rritet numuri i te punesuarve etj,etj dhe pas kesaj nuk do te kete nevoje te mashtroni me deklarata banale per te merituar votat e sovranit. . . . . .
    Me respekt per lexuesit V.Duka.

    1. Estref says:

      Prokurorine ashtu si cdo lloj institucioni ne Shqiperi i kane ne xhep Rama-Meta!

      Rilindja e plehrave tashme po ben cdo gje sipas qefit!

      Normal levizte Beccheti me makine te blinduar sepse killerat e rilindjes e kane kercenuar disa here!!!

      PS: Duket qe po ju behet qefi shurrave te topit! Po mos harroni se bota rrotullohet…

  2. Bentirona says:

    Po keto gojoret e Tv Agon çfare kane,dhe pse po bejne prokurorin dhe gjykaten bashke. Apo kane te shtatat e Bexhetit, keto nuk u histerizuan kaq shume me Gerdecin e Salushit, po tani pse behen bashke te dy???? SALI&AGON, pse u djeg ketyre????

  3. shiptaret inferior ndaj te huajve says:

    pse mos ti mblinte e ti mbante sikur i Kish leket e veta leket e popullit begati shqiptar i kishte shume mire beri erdhi pa nje popull inferior qe e shikon si zot vidhte leket ne kembim na binte plehrat e italise

  4. shvejk says:

    Safeti qeka bo estref.

  5. Vini says:

    O Safet Estref po shkoni nje here ne Kalivac e shikoni ca ka bere ky bisnesmen i fuqishem .Po puntoret aty sjan bij neneash e familjare qe si ka paguar me muaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje