Me kërkesë të Prokurorisë së Vlorës, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për katër mjekë dhe infermierë në Spitalin Psikiatrik Vlorë, të dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv”.
Masat e arrestit u ekzekutuan sot nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.
Arrestimet u kryen në bazë të një hetimi të nisur kryesisht nga Prokuroria e Vlorës, pas transmetimeve të emisionit “Fiks Fare”, ku rezulton se ka dyshime të arsyeshme se punonjës të Spitalit Psikiatrik Vlorë, kanë lëshuar dokumente mjekësore, fletë drejtimi për në KMCAP, kundrejt kryerjes së pagesave të parregullta, me qëllim marrjen e shërbimeve të kërkuara.
Konkretisht, ekzistojnë dyshime të arsyeshme se shtetaset D.B., L. S,, me detyrë mjeke pranë Spitalit Psikiatrik Vlorë, si dhe shtetasit L. K. dhe A. K., me detyrë infermierë pranë Spitalit Psikiatrik Vlorë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kërkuar dhe kanë marrë nga shtetasi E.T. një shumë prej 50.000 lekë, me qëllim lëshimin e dokumentit mjekësor, fletë drejtimi për në K.M.C.A.P për vëllain e tij shtetasin A. T.
Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me këtë procedim penal, pas kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë në datën 10.06.2015 ka vendosur që të caktojë masën e sigurimit “arrest në burg”, për këta shtetasj, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 259 dhe 25 i K.Penal.
Vendimet gjyqësore janë ekzekutuar nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, përveç shtetases D.B. e cila është shpallur në kërkim.
keta jane mjeket qe na la saliu , keto jane pasojat e saliut , 4 vite per kete ceshtje per mendimin jane shume pak duhet akoma me shume dhe duhet te perfshihen edhe gjoba per te paguar qe ta kuptojne keta cfare eshte ti maresh lek tjeterit!
mjekesia ne vend nuk ka nevoje per te tille mjek qe nuk i sherbejne aspak pacienteve por shfrytezojne rastet per ti marre para, drejtesia duhet ti ndeshkoje keta persona qe sjellin nje shembull negatin dhe nuk i sherbejne per asgje sistemit shendetesor
Shyqyr qe po vepron drejtesia dhe ne spitale se na mbyten mjeket.
nuk kemi nevoje per te tille mjeke as vete sistemi shendetesor as pacientet ajo qe eshte per tu vleresuar eshte fakti i futjes se kultures se ndeshkueshmerise ndaj ketyre rasteve duke u bere shembull per gjithe mjeket e tjere se zhvatja e pacienteve eshte korrupsion dhe nuk mbetet pa u ndeshkuar
Mjeksia duhet te jete e para qe duhet te mos ekzistojne keto akte korruptive. Per mendimin tim eshte shum i drejt vendimi i gjykates per kapjen e ketyre personave te papergjegjshem per funksionin qe kryejne. Personalisht jam e idese qe spitalet ne vendin tone jane per te qar hallin edhe pse dicka ka ndryshuar,por realisht duhet shume pune per te ndryshuar kete situate te frikshme qe ka pushtuar spitalet. Mendimi im eshte qe per sa kohe rrogat jane te ulta tek sherbimet mjeksore do kete gjithnje vend per abuzime korruptive. Tek ne nuk ekziston termi i humanizmit..
le te fillojme me pushkatimet tani, eshte turp i madh mjeke qe nuk te prekim me dore nese nuk u fut dicka ne xhep , eshte turp per ne dhe smund te ecet para keshtu , duhet te denoheshin me shume por dhe me kaq te pakten mbase meson per keta mjeket e korruptuar kudo qe ndodhen qe jane nje perqindje teper e larte!
Drejtesia duhet te thote fjalen e saj. Te gjithe perpara ligjit duhet te trajtohen si te barabarte. Te ndeshkohen maksimalisht qe te kater mjeket. Duhet ti jepet fund njehere e mire kesaj praktike njehere e mire. Sa me shume raste te denoncohen. Reagimi i instancave perkatese eshte i domosdoshem. Me ne fund po reagohet ndaj rasteve te tilla.
nuk ka komente keta njerez meritojne te rrijne per nje periudhe kohe me te gjate se 4 viteve pas hekurave, jam i bindur se pasi te behet reforma ne drejtesi lajme keq do jete se do kete shume mjek te till por lajmi i mire eshte se gjithcka do shkoje ne drejtimin e duhur.
keshtu funksionon nje shtet.kjo eshte menyra sesi funksionon nje shtet i se drejtes.pra ti gabon ti ndeshkohesh.iku koha e sales kur behej rrumpalle dhe cdo sektor i shtet ishte ne degradim total.pra po luftohet me sukses ndaj korrupsionit.lufta kunder korrupsionit po ecen ne hapa galopante,.ky eshte shteti dhe qev eriaq qe duam.
kjo eshte qeveria e reformave dhe qeveria qe po lufton me bindje korrupsion dhe cdo te keqe te zeze te ketij sistemi dhe te kesaj politike.kjo eshte alternativa me e mire per njerzit.alternativa per nje shoqeri me te mire dhe per ta zhdukur nje here e mire kete kancer te sistemit tone qe po shkaterron shoqerine tone.
me ne fund me hapa galopante luften kunder ndaj korrupsionit.me ne fund po e zhdukim ket kancer te sistemit tone shoqeror.lufta ndaj te keqe qe sala e mbolli ne 8 vjet.lufta kunder fares se keqe qe saliu e levronte dhe e mbillte ne cdo funksion shoqeror te ketij sistemi.
po zhduket fara e keqe e ketij sistemi dhe fara qe saliu e mbolli ne 8 vjet.me vjen mire qe ne 24 vjet shtet demokratik kjo eshte qeveria e pare qe po ka nisur nje lufte te tmerrshme kun dra korrupsionit.jemi ne drejtimin e duhur per ta luftuar ket kancer,ende shume per te bere por gjithmone nje hap para ndaj se keqes.
mjeket e te djathes.
Ndiqni drejtimi e duhur ne cdo shpi,zyre,godin,ndertese,ne cdo fryme
Po pse kaq zhurme ne keto komente!!! Pse kaq standarte te larta paska kjo Shqiperia Jone sa direkt hekurat mjekeve, po tani mjekun aty do e beje roja i deres ? Sepse specializimet jane fiks, fale punes se palodhur se politikes na emerojne dhe specializojne aq mjek aa ka vende, qe keshtu llogjike ! Roja i deres mjek, pastruesja infermiere dhe u zgjidh ceshtja. Dhe ne jetuam te lumtur dhe te gezuar si gjithmone.
P.s. Te pakten per arsye morale te gjithe personave qe kapen me kamera te fshehta, bejini ekspertizen po jo nga U.S. Specialist bga keto ketu se mos del qe eshte montim se ku i dihet edhe ndodh! Edhe me pas arrestoni mjeke, mesues, pastrues, hidraulik shume shume ne nje drejtor jo me lart ju lutem