Gjykata e Lartë ka reaguar pas akuzave për vendimin e saj në lidhje me çështjen Strazimiri.
Ajo thoë se çështja nuk duhej të fillonte fare, për shkak se nuk bën pjesë në juridiksionin gjyqësor penal.
“Në mbështetje të paragrafit të parë të nenit 387 të Kodit të Procedurës Penale, çështja nuk duhet të fillonte për shkak se nuk bën pjesë në juridiksionin gjyqësor penal.
Përdorimi i fjalëve dhe shprehjeve fyese, si edhe kryerja e veprimeve të tjera faktike a të dhunshme nga ana e deputetëve, të cilat cenojnë veprimtarinë normale dhe autoritetin e Kuvendit, personin dhe dinjitetin e deputetit, etj., të kryera gjatë veprimtarive parlamentare dhe/ose brenda ambienteve të Kuvendit ose aty ku ai ushtron veprimtarinë e tij, përbëjnë tejkalime të lirisë parlamentare, shkelje të cilat gjykohen dhe ndëshkohen nga vetë Kuvendi.
Si të tilla, sjelljet e deputetëve me fjalë, gjeste apo veprime fizike a të dhunshme, që pengojnë a cenojnë autoritetin e Kuvendit, dinjitetin dhe personin e deputetit, nëse nuk kanë sjellë pasoja të tjera të rënda sipas ligjit, i nënshtrohen procedurave ekskluzive të hetimit dhe gjykimit disiplinor, si edhe të sanksioneve disiplinore nga vetë strukturat e pushtetit legjislativ, pra nga Kuvendi” thuhet në njoftimin për shtyp
Kështu, vijon deklarata- sipas parimit kushtetues “ne bis in idem”, nuk mund të ketë procedim dhe ndëshkim të të njëjtit subjekt dhe për të njëjtin fakt, nga organet e procedimit disiplinor të Kuvendit si shkelje disiplinore dhe nga organet e ndjekjes penale dhe gjykata penale, si vepër penale.
“Ky qëndrim, bazohet në parimet kushtetuese dhe dispozitat kushtetuese për ndarjen e pushteteve, pavarësinë e pushtetit legjislativ, me konkretisht në parimin e “autodichia-s” – kompetencën rregullatore dhe vendimmarrëse ekskluzive të parlamentit për çështjet që lindin nga veprimtaria parlamentare dhe brenda ambienteve të Kuvendit ose aty ku ai ushtron veprimtarinë e tij, të reflektuara në Kushtetutë, ligjin për statusin e deputetit, Rregulloren e Kuvendit, etj.
Të njëjtat parashikime parimore dhe normative, si edhe të njëjtat qëndrime mbahet në raste të tilla, sikurse ai objekt i këtij gjykimi, nga Kushtetutat, legjislacionit, praktikat parlamentare, praktikat gjyqësore kushtetuese dhe praktikat gjyqësore penale në të gjitha vendet perëndimore, si edhe nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (të cilat do të citohen konkretisht dhe hollësisht në vendimin e arsyetuar që do të depozitohet në një kohë të shkurtër)” mbyllet njoftimi për shtyp i Gjykatës së Lartë.
Kjo eshte ceshtje tjeter kur kuvendi vendos por gjykata e larte nuk mund te thote qe te rrahesh nje person Strazimiri ne kete rast nuk eshte akt kriminal dhe penal. Si person Strazimiri i nenshtrohet ligjeve dhe pike si ne favor apo edhe ne kundershtin ne kete rast eshte rrahur ka filmime te qarta asnjeanese dhe ata qe e goditen ne vendin e punes ne kuvend kane dryer me shume se disa veprikìme kriminale. Kjo eshte aresyja qe Shqiptaret ikin nga PLEHU
Vendim I arsyetuar mire.
…tha rilindjoti i rradhes!
une nuke jame per grindjet, zeniet apo per gallaten qe bejne deputetet ne parlament, por pederastet duhet te kuptojne qe ligjet qe kane aprovuar nje dite do te kthehen mbi kokat e tyre. Prandaj deputetet duhet te kembengulin per te bere ligje te drejta dhe te zbatueshme per te gjithe dhe jo te thone qe deputeti nuk mbane pergjegjesi per ato qe thote e bene ne parlament. Se dhe babai i strazimirit krimineli sali thote qe e kam deklaruar ne parlament dhe keshtu qe nuke mbaje pergjegjesi ligjore.rasti i fundit me tomen ishte deklarata me e paprecedent nga krimineli sali. Keshtu qe cte gatuash do hash o srazimir.
ZAGANJORET JANE RRACE E TRASHE
Keshtu i kemi konsideruar gjithnje zaganjoret: njerez te trashe, ne kuptimin e vertete te fjales.
Ne bis, ne idem…. Po ku pati nje gjykim te meparshem per dy kriminelet e Kalifit te Surrelit, deri ne apel, qe te konsiderohet si “bis” apo “idem”?
Ato plepat tek Shkembi i Kavajes ne muajt e formimit te ketyre zgjyrave te strakorruptuara, si duket kane qene te infektuar nga “saperdat e medha” (Saperda carcharias L.) e gjate mesim-gjumit te pasdrekes, mes gerhatjeve nen hije te plepave mund tu kete hyre ne goje ndonje larve…
Dy kriminele u versulen mbi nje tjeter gangster ne labirintet e Kuvendit, e lenduan fizikisht duke shfrytezuar gjendjen e tij te personit “te pa kapacitet per te kuptuar e desheruar” (incapace di intendere e di volere), andaj duhej te ndeshkoheshin sipas procedures se Kodit Penal ne fuqi. I korruptuari i 700 mije eurove, ne rastin ne fjale nuk mbulohet nga asnje prej ligjeve penale, jo vetem ketij shqiptar, qe eshte nje kopje e zhubravitur e te tjereve, por edhe ne ato perendimoret.
Akti eshte kryer jashte debatit kuvendor, me mjete te forta siç ishte rrypi i pantallonave dhe grushta nga ato qe di ti jape mire njeri nga dy gangsteret.
Kur te arrije ta perceptoje Zaganjori i Trashe kuptimin jo aq te nderlikuar te lembit juridik: ne bis, ne idem, – per ne shqiptaret ka per te qene teper vone.
Pyes gjithnje: a kane fare pak seder profesionale keta idioter qe shpalosin nga te kater anet flamurin e drejtesise se aplikuar ? Akoma nuk e kane kuptuar sa poshte jane zhytur ne gjirizet e zeze te perçudnimit human.