Azilkërkuesit në Gjermani/ Në muajin maj 4922 kërkesa nga Shqipëria

10 Qershor 2015, 13:29Kronika TEMA

Numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në Gjermani është rritur gjatë muajit maj.

Sipas, Ministrisë së Brendshme gjermane, rreth 5 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në Gjermani gjatë Majit. Për pesë muajt e parë të këtij viti, rreth 16 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil, duke u renditur të tretët pas Sirisë dhe Kosovës.

Për muajin maj, nga Shqipëria ka pasur 4 922 azilkërkues, më shumë se 2 mijë kërkesa nga dy muaj më parë. Shqiptarët në këtë mënyre gjendet te dytët për nga numri i azilkerkuesve në Gjermani, pas sirianëve, vendi të cilëve gjendet prej kater vitesh në lufte civile.

Pas Shqipërisë, për muajin maj, renditet Serbia dhe Kosova. Për pesë muajt e parë të këtij viti, Shqipëria gjendet e treta per azilkerkuesit në Gjermani, me 16 250 kërkesa, ndërkohë që për të njëjtën periudhë të një viti me parë, shifra ishte 3 260.

Gjatë muajit maj në Gjermani kanë kërkuar azil rreth 26 mijë persona, një rritje prej 108 perqind me të njejtin muaj vitin e kaluar.

Pothuajse gjysma e të gjithë kërkesave për azil në Gjermani kanë ardhur nga vendet e Ballkanit Perëndimor, veçanerisht nga Shqiperia, Kosova dhe Serbia.

 

7 komente në “Azilkërkuesit në Gjermani/ Në muajin maj 4922 kërkesa nga Shqipëria”

  1. vizioni i Bashes says:

    Po na, more derdimena…,pse ikni more….,prisni more…, se do ta bëjmë Shqipërinë “të Madhe” (dhe Kosovën), “Zonjë të Madhe”…… Aha, kot që bërtas, asnjë s’dëgjon…(???!!!)

  2. ky eshte vizioni i Rames says:

    Po nga kjo qeveri e korruptur dhe e padenje po largohen te gjithe. Mjere ata qe i votuan dhe qe po na grupsin nga dita ne dite. Tani do i shtohet dhe hajduti i radhes ne Bashki Veliaj.

  3. Montreal says:

    C’te bejne populli i shkrete?fukarallek,papunesi,korrupsion ripjedhja mendon per popullin ska cben me shume.mos valle ju thote sala te ikin?

  4. Petro says:

    Kjo eshte tragjedia e radhes.Pushtetare qe pellasin tere diten brockulla dhe qytetare qe ikin nga koka kembet.Ky eshte epilogu i fundit i mentalitetit enverist.Duhet te jemi optimist.Ne fillim do te largohet perfundimisht Berisha, pastaj Meta dhe ne fund Rama.

  5. forca rilindje says:

    ikin nga e mira nuk ju vjen zore,po do e mbushim me parqe dhe pervec palmave do mbjellim dhe banane,kot po ikni

  6. Arditi says:

    O dembela punoni neper shpia se gje nga qjelli nuk bie. Po keto se jan ne gjakmarrje jan gjynah keto e kan jeten ne rrezik, se prej jush humbasin keto te shkretet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje