Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda pritet të shpallë vendimin e saj ndaj Arben Frrokut të akuzuar nga Prokuroria për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj, më 22 Qershor.
Në seancën e zhvilluar në Apelin e Krimeve të Rënda, prokuroria iu përmbajt kërkesës së saj për dënim me burgim të përjetshëm për frrokun
Prokuroria e Apelit të Krimeve të Rënda kërkoi anulimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë që e shpalli të pafajshëm biznesmenin për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në shkurt të 2013-ës.
Prokurori paraqiti argumentet e organit të akuzës duke deklaruar se Shkalla e Parë ka gabuar me vendimin e pafajësisë ndaj Frrokut, pasi sipas tij duhej marrë për bazë dëshmia e dëshmitarit të mbrojtur Arben Ndoka (emrin e vendosur nga drejtësia).
Vetë Frroku nuk ishte i pranishëm në seancën e pretencës, ndërsa avokati Tonin Prendi kërkoi kohë për të shpallur pretendimet e mbrojtjes.