Gjykata e Lartë lë në burg Mark Frrokun

11 Qershor 2015, 14:53Kronika TEMA

Gjykata e Lartë  ka vendosur të lërë masën e sigurisë “Arrest me burg” për deputetin kristiandemokrat, Mark Frroku.

I dyshuar si autor i një vrasje në Belgjikë, deputeti Frroku kërkoi sot në Gjykatën e Lartë ndryshimin e masë së sgiurisë nga “Arrest me burg” në një masë më të lehtë, por trupa gjyqesore e rrëzoi këtë kërkesë.

Avokatët e Frrokut kundërshtuan vendimin duke deklaruar se masa e sigurisë arrest me burg duhet te ndryshoje. “

Ne do të këmbëngulim që zoti Frroku të lirohet dhe të kthehet në Parlament. Akuza për vrasje në Belgjikë është e padrejtë, pasi autoritetet belge nuk po kërkojnë ndjekjen penale të Frrokut. Deputeti duhet të lirohet, pasi duhet të vijoi punën e tij në Kuvend”, kanë deklaruar avokatët.

1 komente në “Gjykata e Lartë lë në burg Mark Frrokun”

  1. Hustler says:

    S’ka gje se e vazhdon punen ne parlament i vellai…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje