Francesco Beccheti dhe administratori i kompanive të tij Mauro De Renzis jane shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol-Tirana.
Lajmi konfirmohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, sipas së cilës, urdhër arresti i lëshuar me vendim të Gjykatës së Tiranës i ka kaluar të gjithë zyrave të INTERPOL-it.
Pritet që ky urdhër të vlerësohet edhe nga policia italiane, e cila bazuar në kërkesën e drejtësisë shqiptare, ka detyre te arrestoje Francesco Becchetin, pronarin e televizionit Agon Channel dhe aksionerin e saj Mauro De Renzi.
Ndaj dy të shpallurve në kërkim, gjyqtarja Manjola Bejleri me kërkesë të prokurores Antoneta Sevdari ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, masë kjo tashmë e apeluar nga avokati mbrojtës.
Grupi hetimor i prokurorisë, vazhdon të administroje në dosjen hetimore prova që implikojnë kompanite e drejtuara nga Bechheti ndër vite në Shqipëri.
Burimet thonë se janë sekuestruar me cilësinë e proves, të gjitha faturat e dorëzuara nga kompanite e Becchetit në drejtorine e tatimeve, ku edhe janë rimbursuar nga TVSH-ja disa prej tyre.
Prokurorët thonë se mes faturave të sekuestruara janë edhe ato të dorëzuara për punimet e kryera në hidrocentralin e Kalivaçit, raporton ABC News.
Referuar këtyre faturave dhe të tjerave të sekuestruara në Gjykatën e Arbitrazhit në Tiranë, që dyshohet se janë fiktive dhe të falsifikuara, është deklaruar se kompanite e Becchetit në kantierin e Kalivaçit kanë kryer punime në vlerën rreth 24 milion euro.
Këto punime, sipas faturave, rezultojnë se janë kryer brenda periudhës 2007-2013.
Ndërkohë, nënkontraktorët shqiptare që kanë kryer punime për llogari të kompanive të Becchetit, kanë dorëzuar fatura me vlerë rreth 9 mln euro për punë të ndryshme të kryera në hidrocentral.
Sipas këtyre statistikave dhe llogaritjeve të kryer nga ekspertët kontabël të caktuar nga prokuroria, rezulton se kompanite e Becchetit kanë rritur çmimet e punimeve shumë here ne krahasim me cmimet e deklaruara nga nënkontraktuesit, të cilët kanë kryer punimet.
Gjithashtu, janë konstatuar edhe fatura të lëshuara për punë të pakryera ndonjëherë në hidrocentralin e Kalivaçit.
Ekspertët kanë konstatuar se diferenca mes shumës së deklaruar nga nënkontraktuesit me ato të kompanisë Beccheti, që dyshohet se janë fiktive, kapin shifrën rreth 15 mln euro.
Ja tregon qejfin Gjin Gjoni ketij?????
E bukur kjo. Nuk po e vazhdoj me.
Sonali, Tosi dhe Bejtja-shkoni dhe i bëni me rradhë nga një gojore Edit se ‘ai jua kishte fajin’.
E njejta praktike me fatura, pune, volume, cmime fiktive si ato te rruges se “KOMBIT”, hajdut.
Fati jone eshte se kete rradhe nuk u dogjen Dokumentat e Administrates, si ne 1997, nga zagaret e Berishes.
Kete rradhe eshte peshku ne rrjete, por nuk e nxjerrin , sa te nderrohet Nishani, qe te nderrohen Gjykatat nga Gjin Gjoni, Hajdari, Prela, Vicidoli, 6-Mujoret e Plepave, dhe Universiteti Kristal.
ato do të edi more pilo. se ka pushten e votat por asgjë nuk po bën. edi do të mbaj status quo e salë dhe e pararendësve të tij.
CKA PER TI QI LINDEN RAMES KY DHE MONIKEN ATIT TJETRIT SE KTO I RRUJNE KARIN KTIT ESHTE NIPO CERRONIT QE BEN XHIRO 800 MILION€ NE VIT ME PLEHRAT KTO JANE VARI KARSA PER BEKETIN