Grabitet me armë filiali i një banke në Shijak. Postoblloqe në gjithë akset rrugore

12 Qershor 2015, 12:39Kronika TEMA

Një filial i një banke të nivelit të dytë në qytetin e Shijakut u grabit nga të paktën një person i maskuar dhe i armatosur.

Burime policore bënë të ditur se autori ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kërcënuar me armë punonjësit e bankës për t’i detyruar ata që t’i dorëzojnë paratë.

Grabitësi është larguar duke marrë 100 mijë lekë të reja nga banka e cila ndodhet në hyrje të qytetit të Shijakut, pranë urës ku kalon Lumi Erzeni.

“Autori është rreth 170 cm gjatë, i veshur me bluzë ngjyrë të kuqe, pantallona xhinse dhe është larguar në këmbë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli në dalje të Shijakut, në superstradën Durrës – Tiranë dhe Durrës – Lushnjë.

Grupi hetimor ka nisur sekuestrimin e kamerave të bankës dhe lokaleve përreth me qëllimin identifikimin dhe kapjen e autorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje