Këshilli i Lartë i Drejtësisë në një mbledhje të jashtëzakonshme vendosi të miratojë kërkesën e Prokurorisë për arrestimin në flagrancë të gjyqtares së Lezhës Parashqevi Ademi.
Për anëtarin e këtij këshilli Artan Broci, ky institucion nuk është në ngërç, ndonëse mungesa e zëvendëskryetarit çoi në limitet kohore këtë vendimmarrje.
Sipas anëtarit të KLD Artan Broci për sa kohë ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese qe e cilëson antikushtetues shkarkimin e Elvis Çefës, kjo çështje është e zgjidhur e praktikisht pasi parashikon rikthimin e tij në postin e nënkryetarit.
Por mosprania në Shqipëri e kreut të KLD-së Bujar Nishani, i cili ndodhej në Gjermani, në kohën që kur ky institucion duhej të merrte në shqyrtim kërkesën e prokurorisë për nisjen e procedurave për gjyqtaren e Lezhës, ka shërbyer për një debat të brendshëm në trupën e KLD-së.
Sokol Çomo ndonëse ka shprehur votën e tij pro nisjes së këtij procedimi i ka kujtuar kryetarit Bujar Nishani shkeljen e ligjit për KLD-në për afatet kur ky institucion duhej mbledhur.
Burime brenda mbledhjes konfirmojnë se presidenti Nishani është shprehur se në këtë rast prevalon kushtetuta mbi ligjin, pasi gjyqtarja është kapur në kushtet e flagrancës dhe duhet t’i hapet drita jeshile këtij procesi.
Afati kur KLD duhet të marrë në shqyrtim kërkesën e prokurorisë është 24 orë pas dorëzimit të kërkesës së prokurorisë, e cila e dorëzoi atë të premten në orën 8 e 30.
Ndërsa në njoftimin për shtyp të KLD-së thuhet se mbledhja e jashtëzakonshme u mblodh në respekt të kushtetutës dhe ligjit të KLD ku u vendos miratimi i arrestimit në flagrancë të gjyqtares Ademi.
Ndërkaq mësohet se këtë të dielë në orën 12:00 Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të japë masën e sigurisë për gjyqtaren Parashqevi Ademi dhe avokatin Gjovalin Prendi.
Po Luan Zhegut?
Kjo Parahqevia ka dy mbiemra, Simaku e ka te vetin apo te burrit?
O Tema ja keni fut nje dore hashash?
Qeshu rini kenges qe di ti…
Ore kush Parashqevi Simaku qenka kjo, se un mbaj mend nje kengetare me kte emer !
Kesaj zonjes jane kane futur qe ne filim.
Nje mik i im qe punon ne detyre te larte, i njef te tree gjygjtaret shkalles se pare ate nga kukesi, nga berati dhe ate nga durresi. Gjygjetari nga kukesi dha vendimin a drejte kurse te tjeret nga direktimi njerezve me te larte ne keshillin a drejtesise dhe me lart dhane vendimin me korruptim qe njerezit te mendojne se shqiperia ka drejtesi, qesharake, kur ne fakt ato qe jane ne vendet me te larta ne pushtet jane me te korrupturit dhe jane duke u munduar te mbulojne gjurmet e tyre.
Me qa me ka thene miku im kjo zonja nuk duhet te ishte futur ne burg qe nga fillim, te gjitha veprimet jane bere te paligjshme, qe nga arrestimi deri te vendimi.
Etleva Deda kur e denoj i tha zonjes me fal po nuk kam qa te bej, domethene qe aj isha instruktuar nga njerezit me lart qe ta denote zonjen.
Njerez te dashur, mendojeni vetem kete gje, ne qoftese gjygjtarja i that avaokatit due 2 million leke per kete qeshtje pse ajo morri vetem 500 mije leke. A do tja mante bytha avokatit te mbate leket e tjera ne qofte se ato kishin bere nje marreveshje ose nje korrupsion? Vetem per dijeni tuaj leket ishin hedhur nga avokin te tavolina e gjygjtares pa dijenine e saj. Kto jane gjerat qe une morra vesh sot dhe u habita shume se qfare lorjash bajne njerezit me detura te lart me ne.
Kete gje ato mund tja bejne qdo secili nga ne , kini kujdes.
Kete here i ka rene fatkeqesija ksaj zonjes qe ato do ta lejne brenda
Shume qesharake drejtesia e jone.