As prokuroria nuk foli me emra konkretë për kandidatë të inkriminuar

13 Qershor 2015, 14:28Kronika TEMA

Vetëm një javë përpara zgjedhjeve vendore, edhe pse është folur në shqip dhe në anglisht, për emra te inkriminuarish në listat e kandidatëve, askush nuk ka folur për emra konkretë.

Ne 18 maj prokurori i përgjithshëm do të deklaronte se po heton mbi të dhënat kriminale, për disa nga kandidatët e bashkive në zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Llalla paralajmëroi se po ndiqen me kujdes cdo rast dhe informacion kriminal për kandidatët, të cituar edhe nga diplomatët perëndimorë.

Deklarata e Adriatik Llallës më 18 maj: “Prokuroria ka në proces verifikimi dhe hetimi disa raste kandidatësh të kallëzuar nga patitë politike apo institucione dhe individë të ndryshëm. Këto kallzime janë ende në procesin e hetimit. Janë evidentuar edhe raste të ndonjë kandidati, që është i përfshirë në kryerjen e veprave penale”

Jo kaq diskret, do të ishte ambasadori amerikane në Tiranë, Donald Lu, i cili do të deklaronte, se në listat e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 21 qershorit, ka persona me të kaluar kriminale.

Donald Lu:  Udhëheqësit politikë nga e djathta dhe e majta kanë hequr kriminelë prej listave të kandidatëve. Për ata kriminelë që ende janë në lista, ka një diskutim publik në rritje për aktivitetin e tyre kriminal. Votuesit shqiptarë janë të zgjuar. Jam besimplotë se ata do të marrin vendime të mira.

Ndërsa kanë mbetur vetëm pak ditë nga zgjedhjet lokale të 21 qershorti, diplomati amerikan e ka bërë  apelin e tij për qyetetarët, që të jenë të kujdesshëm në zgjedhjet e tyre.

Donald Lu: Ju keni fuqinë të refuzoni politikanët kriminel, blerejne e votës dhe retoriken politike të inatosur…por ju e keni kete fuqi vetem nese votoni”…/ Ora News

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje