Sezoni turistik ka filluar dhe për këtë policia ka ndërmarrë një plan masash për kryeqytetin për menaxhimin e sezonit turistik, duke njohur qytetarët me segmentet rrugore më problematike dhe me trafik të shumtë.
Sipas policisë segmenti rrugor më fluksin më të madh është Tiranë-Vorë-Durrës.
Ky segment ka fluksin më të madh nga ora 7:00-10:00.
Brenda Tiranës, aksi rrugor me trafikun më të madh është Rruga e Durrësit, më pas sheshi “Karl Topia” dhe sheshi “Shqiponja”, i cili është edhe një nyje lidhëse me autostradën Tiranë-Durrës.