Digjet banesa dykatëshe, fatmirësisht s'ka viktima

14 Qershor 2015, 11:42Kronika TEMA

Një shtëpi dykatëshe është shkrumbuar nga flakët si pasojë e një zjarri të rënë gjatë orëve të para të mëngjesit të së djelës në fshatin Rrajcë të rrethit të Librazhdit.

Flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi në të gjithë banesën në pronësi të familjes së shtetasit Farudin Bogdani që jeton në fshatin Rrajcë Sutaj, në komunën Rrajcë të Librazhdit.

Shërbimi zjarrfikës dhe mjetet e tyre janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes, por për shkak të largësisë së madhe ato kanë arritur të ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit në kohën kur flakët ishin bërë të “pushtetshme” dhe kishin djegur pjesën më të madhe të banesës në fjalë.

Nga ndërhyrja e zjarrfikësve është evituar përhapja e flakëve në drejtim të banesave të tjera si dhe janë shpëtuar disa mobilje dhe paisje elektroshtëpiake. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar pasi familjarët që ndodheshin në gjumë në banesën e përfshirë nga flakët janë sinjalizuar nga një fqinj për rrezikun që u kanosej për jetën. Ndërkaq kanë filluar hetimet për të përcaktuar shkakun e vërtetë që shkaktoi rënien e zjarrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje