Donald Lu: Votat i kanë për Mercedesët e zinj luksozë, refuzojini ata

17 Qershor 2015, 22:57Politika TEMA

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu i pyetur nga BIRN lidhur me kandidatët e inkriminuar tha se:

Nëse do të zgjidhen, ata do pretendojnë se ju mbështesin, ndërkohë që vjedhin paratë tuaja për të financuar Mercedezët e zinj luksozë, vilat anës detit apo rezidencat e tyre skandaloze.

Shqipëria meriton më shumë.

Tashmë i takon votuesve t’i refuzojnë këta kriminelë që përbëjnë tallje për sistemin politik të Shqipërisë”.

Ndërsa drejtuesja e delegacionit të BE-së në Tiranë Vlahutin, i tha BIRN se:

Të vendosësh nëpër lista njerëz për të cilët ka të dhëna se janë të përfshirë në aktivitet kriminal, veçanërisht trafik droge, trafik qeniesh njerëzore dhe prostitucion, është fyese dhe poshtëruese për qytetarët, votat e të cilëve kërkojnë këto parti politike”.

18 komente në “Donald Lu: Votat i kanë për Mercedesët e zinj luksozë, refuzojini ata”

  1. Arber says:

    Euuu bre. Me ne fund u bene te gjalle dhe leshuan nje cicerime ndaj kodosheve te ndyrë.

  2. dfgg says:

    o mero pse nuk e ke dhene si lajm kadnidatet qe rrezultuan me denime penale per drgoge e prostitucion? apo se opozita e terhoqi ne kohe kondidatin e saj dhe maxhoranca ende e mohon edhe pas pergjigjeve qe erdhen nga jashte shtetit!

  3. stela says:

    Pa pa pa, sa te qut qi jini mre te dy, hem Liu e hem Llahuta.

    Hajt mo shyqyr, qi ia m’rritem k’saj dite. Liri-demokraci ene poshte diktatori!

  4. Roni says:

    Zoti ambasador kam nje pyetje per ty. Cfar ndryshimi kane kriminelet deputete nga deputetet te inkriminuar. Zoti ambasador nuk ka rendesi forma por permbajtja. Per popullin me i rezikshem eshte Ilir Meta qe vjedh fondet shteterore me te dyja duart se Mark Frroku. Me i demshem per shoqerine shqiptare eshte familja Berisha qe eshte bere milionere duke vrare e duke vjedhur se Tom Doshi. Gjarperi zoti ambasador kapet nga koka jo nga bishti.

  5. Dielli says:

    Mirnjohje USA , mirnjohje BE per ndimen vllazerore qe keni dhene dhe po jepni per lirine e demokracine e kombin Shqiptar.
    Shqiptaret pa ndimen Tuaj,nuk do te kishin mundesi te shikonin boten,por riciklimi i botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik nuk eshte faj i shqiptareve,por i votave te grabitura e te tjetersuara me fuqin e pushteteve,si dhe i atyre istitucioneve financiare boterore qe vazhdojne e financojne politika qeverisese dhe biznese te superkorruptuara e te superkriminalizuar ne vite me ze,figur, prova,fakte dhe deshmi te gjalla.
    Komunizmi u konvertua jo nga deshira per pluralizem brenda llojit,por ngase nuk kishte me fuqi finaciare per te sundim si teori e praktike e deshtuar.
    Prandaj nje presjon politiko-financiare dhe bllokim i lekeve te pista ne bankat e huja ndaj politikaneve e bizneseve te superkorruptuara e te kriminalizuara ne vite, do te kishte me fuqi njerezore per te goditur riciklimin e botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik ne te tri pushtetet,se sa votat e tjetersuara e te grabitura me fuqine e pushteteve te superkorruptuara dhe te superkriminalizuara ne vite.
    Drejtesi e vonuar,dejtesi e mohuar,nje bashkefajesi dhe nje krim qe vazhdon,qe nuk duhet toleruar,injoruar e financuar,por denoncuar,hetuar dhe ndeshkuar me tere fuqine e ligjeve,per nje Shqiperi vertet te lire,e demikratike dhe nje bote ne progres njerezor.

  6. Une... ti... ne te gjithe... says:

    Eshte shume e sakte dhe e drejte, keto qe permendin ambasadoret kane rrenje te thella ne realitetin politik dhe shoqeror ne shqiperi.
    Mbi 25 vjete na eshte mohuar prej nderkombetareve e drejta per tu ankuar per xhelatet qe na zune fucken dhe na mbyren si komb.
    Sot me kthjellet se kurre nderkombetaret dalin dhe flasin per njerez te inkriminuar anetare te listave te partive politike kandidat ne fushaten e zgjedhjeve lokale.

    Behet fjale per zgjedhje lokale, zgjedhje ne te cilat individi mesatar shqiptar po voton per te zgjedhur per kryetar komune ner persona te cilet I njeh per disa breza.

    Llogjika te cone te mendoshe se nese niset nga vet llogjika fshatari dhe qytetari i shqiperise do i mase kandidatet jo prej stalles politike pe ata I perkasin por prej personit me atributet e tij per paqen:

    – shiko nje here eshte ngrene si qeni rrugeve kandidati yt – nese po jepja voten kandidatit tjeter Se po u zgjodh I yti do do te vije dita ta hash edhe ti ndonje dhemb.

    Pa kujtohu njehere eshte akuzuar dhe perfolur kandidati yt per vjedhe (privat apo shtet)? Pyete veten a ka gjasa qe akuzat te ishin me vend? Nese bindesh se po atehere voto dike tjeter pavaresisht stalles politike qe ai I perket, se nese yti fiton ti nuk do shohesh as xhama tek shkolla e femijeve as shtrim te rruges ku te duhen cizme per te kaluar, as mirembajtje ujesjellesi e as ambulance ku te vesh per te mjekuar gishtin – shancet jane se ne vend te te gjitha ketyre do degjosh per vila ne bregdet per lokal apo hotel turistik nese e fiton hajduti yt.

    Mendohu nje here, kandidati yt njihet si imoral? Nese po voto dike tjeter se kur ti fryj brinjet me mish dhe raki kandisati yt beje vend e futu edhe ti vet dhe lere me per tet em, moter, goc a cdare ke ne fis.

    Ata qe jane kafshe jane kafshe dhe ngelen kafshe. Por njerezit qe ne cilesojme si kafshe jane ara qe bejne keq ne njerez, kafshe dhe ambjent, te shtyre nga mania, xhelozia, frika dhe papergjegjesia morale dhe sociale.

    Ambasadoret me ne fund po flasin si njerez dhe me gjuhen e realitetit ata thjeshte po bejne thirrje qe ne vend te njeriut kafshe zgjidhni per tu drejtuar njeriun
    e shtyre nga dashuria per njerine ne pergjithesi dhe jo vetem per familjen e tij ne vecanti.
    Ate qe mendone edhe per femijet e fqinjit e me tej dhe jo vetem per femijet e tije qe ti ushqeje si vica dhe ti rehatoje si derra.
    Ate qe njihet si I pergjegjshem per fytyren e vet pasi ajo pergjegjesi eshte pasqyre per pergjegjesite e tjera.
    Ate qe ka dhene prova se nuk eshre I shkrire ne korrupsion – dhe nese vet ai nuk eshte provuar shiko provat e njerezve qe e rrethojne pasi I korruptuari gjen regat mes te korruptuareve qe bejne korrupsionin.

    Ndoshta ne shqiperi nuk kane ngelur shume njerez ne kuptimin e asaj qe ne kerkojme nga njeriu I denje dhe I pergjegjshem per vendin dhe shoqerine, por nese te gjithe ne qw votojme nisemi nga keto atribute te kandidareve per te cilet po votojme atehere si shoqeri kemi hedhur hapin e pare ne drejtimin e duhur pasi vetem keshtu do te mund te garantojme qe ata pak njerez qe kane ngelur te vihen atje ku nevojiten.

    Mos gjyko ne emer te partise por te individit. Dhe nese asnje prej kandidateve qe te jane rreshtuar per te zgjedhur nuk eshre njeri atehere mos u duk fare prane kutise se votimeve.
    Thjesht mis voto!!!

    Pyete Veten…………………!!

    Nese lista e kandidateve per te zgjedhur eshte si nje menu qe permban vetem prodime dhe gatime muti, ti do te zgjidhje e do merje dicka apo do ikje pa u ngopur???

  7. sokoli says:

    Ne krye te listes se hajdut -krimineleve duhet te jete
    Lulzim Basha.

  8. Z/Kallami says:

    Kjo nderhyrje e burrave te diplomacis e te shteteve me krijon bindjen qe mbeshtesin konkretisht vullnetin e popullit ne sherbit te popullit.
    Meritojne rrespekt dhe dashuri te sincerte me gjithe zemer.

  9. Alidemsi says:

    pommire mor vlla, po emra konkrete nuk ka xhanem? Shyqyr me ne fund po prononcohen qarte dhe drejtperdrejt per kete pune….. kriminelet me pushtet po ja hane shpirtin ketij kombi….. por duhen vene pikat mbi i!!! Votohet Halim hajduti me klinike private qe ka krevatet dhe dysheket e maternitetit shteteror? Perse nuk u thuhet emri cope? Kur do behet kjo, kur te zgjidhen dhe behen fakt te kryer?

  10. mina says:

    Ambadadori ametikan han dreka e darka me kriminelet e vertet te shqiperis qe jane ne parlament dhe merret me dy tre emra qe eshte e qarte nuk ka prova sic eshte rasti i Rroshit.
    Po keto persona jane denuar ne se eshte e vertet, por cfare tju bejme te tjereve qe as kane per tu denuar dhe do vazhdojne te bejme ligjin

    Eshte e qarte keto ambasadotet amerikan te fundit spi bejne sence.

  11. Gjoli says:

    O ambasador,relaksohu ne kete vend,qetesohu,e mbaj ndonje ditar,e bej ndonje liber per Shqiperine,si paraardhesit tuaj.Departamenti Amerikan dhe BE,as e kane e as do ta kene ne axhende kete vend.Po ta kishin seriozisht,ne 25 vjet ne te ashtuquajturen “demokraci,qe na e mesuan vete),do kishin bere kete popull te lumtur.te begate,me keto pasuri qe ka,por E KANE LENE POPULLIN ME JETES ME MIZERJE NE EUROPE?????? DHE NA E PUBLIKOJNE,NE MEDIA EUROPJANE,PER TE NA TREGUAR SE PO BEJME EKSPERIMENETE ME JU.

  12. luan says:

    keta amerikanet vetem flasin, dhe kur flasin flasin gjera ne ajer, une si qytetar te pakten duhet te jem i informuar, por peshku qelbet nga koka. shembull:nje hajdut vodhi nje telefon dhe e kapi policia, vajti ne gjykat dhe denimi ishte 3-vjet. gjyqtari donte 3 milion qe te jepte denim 3- muaj. une u bej nje pyetje kush eshte hajduti ??????!!?!!?!

  13. Aldo says:

    Faleminderit zoti ambassador..ishalla te degjojne Mero e Rama….

  14. Uji i ftohte says:

    E pershendes deklaraten e ambasadorit amerikan,por duhet te jete me konkret,pse te mos e permend kryekriminelin-kryeparlamentarin,eshte duke bere kerdi ne tere Shqiperine,blen votat me miell,vaj,me veshmbathje,leke,…Berisha duhet larguar plotesisht nga politika,kjo duhet te ndodh edhe me Ilir Meten,…

  15. tcetce says:

    Po na the edhe emrat … e ke bere tamam punen.

  16. sefer ziu says:

    Po ky ambasadori amerikan duket sikur ky e drejton Shqiperine! Me keto shprehje tregon se eshte perfaqesues si mbreteresha e Anglise ne Australi. Keta flasin dhe per demokraci dhe per liri, pastaj i kerrejne yhemelin demokracise dhe lirise si ja kerryen ne Irak, Pakistan, Palestine, Siri, Egjypt, Tunizi, Libi, apo mos eshte me mire Algjeria qe ka nje jete qe s’gjen qetesi nga ato qe kane futur keta. Atje ku gjene vrime amerikanet, fute dhe shkaterrojne dhe pastaj dalin e veshtrojne ne breg si veshtrojne sot keto vende qe i bene katrahure. Po ISIS , mos valle eshte me i forte se Sadami?! Pse nuk ndermarrin aksion kunder tij. Pra, Lu-ja duhet te qetesohet e ta marre me shtruar, ne qoftese beson edhe ne lirine e te tjereve, mos te pervesh duarte si Arvziu ne votime bashke me burrin e shtetit, se sado te forte te jene, behen dhe turpi botes heshtur. E te gjitha mblidhen per kuke nje dite.

  17. fieraku nga ferrasi says:

    Osefer ziu ti edhe stela e doni shqiperine te rrethuar me tela
    Ti je sefer ziu ATA Jane pronare te mercedeseve te zinj PA llogaritur te tjerat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje