Bojaxhi: Një votë për tu çliruar nga partitë e korruptuara

18 Qershor 2015, 21:00Politika TEMA

Gjergj Bojaxhi përmes një mesazhi për gjithë qytetarët e Tiranës, ku kërkon që me votën e tyre të ndryshojnë të ardhmen.

Bojaxhi shpreson se vota për të do të jetë një rrugë e re, e çliruar nga sundimi i partive të korruptuara.

Jo shumë vite më parë ishim plot ëndrra e aspirata të mëdha për veten dhe vendin. Sot, jemi sërish në dëshpërim për të ardhmen tonë. Etja për pushtet e pasurim e një grushti politikanësh dhe klientëve të tyre e ka lënë Tiranën e gjithë Shqipërinë në varfëri e pa të ardhme. Shpresat se kjo elitë e korruptuar politiko-ekonomike mund të ndryshojë apo reformohet tashmë janë shuar.

Ndryshimi, përparimi, e mira mund të vijnë vetëm nga ne, njerëzit e thjeshtë dhe të lirë. Ne që duam një shoqëri të drejtë, një shoqëri që shpërblen aftësinë, punën dhe ndershmërinë, jemi shumica. Nëse bashkojmë mendjet, zemrat dhe vullnetin tonë, ne do të ndërtojmë shoqërinë që dëshirojmë. Nëse ngrihemi mbi mosbesimin, dyshimet e pesimizmin, ne do të gjejmë forcën për këtë ndryshim.

Unë besoj se fatin tonë e kemi vetë në dorë. Ndaj shpresoj që 21 qershori do të jetë dita kur do të votojmë ndryshe. Me këtë shpresë, dua të kërkoj votën tuaj. Kërkoj votën tuaj për të protestuar kundër së keqes. Kërkoj votën tuaj për t’u ngritur kundër arrogancës. Kërkoj votën tuaj për të çliruar jetët tona nga sundimi i partive të korruptuara dhe të inkriminuara. Mbi të gjitha, kërkoj votën tuaj për të filluar, së bashku, një rrugëtim të ri.

E gjithë fuqia jonë është vota. E mira dhe e keqja jonë burojnë nga vota. Ndaj le ta përdorim votën tonë për të mirën, për të drejtën, për të ardhmen e denjë dhe të lirë. Edhe një votë të vetme. Çdo votë. Uroj gjithë të mirat për ju dhe familjet tuaja.

Sinqerisht,
Gjergj Bojaxhi

19 komente në “Bojaxhi: Një votë për tu çliruar nga partitë e korruptuara”

  1. ana says:

    Suksese Z.Bojaxhi! Shpresoj qe levizja juaj te perkrahet si duhet nga qytetaret dhe te zgjerohet dhe me tej.

    1. lorena says:

      po po se ti je i pa korruptueshem kuptohet,ke be miliarda lek me lek zyrtari shteti,tet vij turp qe nje i shkollluar jasht ka akoma mentalitetin e saliut,je be me keq se ai

      1. anonim says:

        erion veliaj eshte drejtimi i duhuer pe tiranen e jo amshtrimet e tua qe ben cdo dite me keq se saliu qe te ka nxjerr ty per te marre ca vota te pakenaqurish por as ate sdo e arrish

        1. andi says:

          cje bere nji kokrra e mashtruesit e shpifesit dhe ti e spo durohesh dot,turop tet vije si ke degraduar en eket menyre

          1. stinela says:

            Kur te tregon ndershmerine edhe ky qe shperdoroi detyren ne cdo post qe i eshte dhene ne qeverine Berisha, a nuk ishte Bojaxhiu qe e katandisi ne kete derexhe sistemin elektroenergjitik, a nuk ishte ky qe u kallezua penalisht qe nuk veproi konform ligjit per ndertimet pa leje kur ishte drejtor i INUK, a nuk ishte ky qe ndertoi TEC-in ne Vlore me gjithe kontestimet e ambjentalisteve?

            1. ipsilon says:

              Me thuaj se cfare posti ke mbajtur, te te them se kush je? Ti thua o Bojaxhi sikur dole nga hici, jo qe je i sprovuar ne politike, qe ke treguar performance te dobet, je kallezuar penalisht per shperdorim te detyres dhe i ke shpetuar drejtesise fale mbeshtetjes se Saliut. Ik o Bojaxhi futi naj dore boje, se nuk i hane me furcat e tua shqiptaret.

    2. piste says:

      nese bojaxhi thote se vota per partite e tjera eshte vote per te koruptuarit atehere ai perfshin edhe veten e vet pasi edhe ai vet ka pasur pjese te rendesishme nen qeverisjen e partise demokratike. prandaj dhe eshte i pabesueshem pasi veten e vt ai e perjashton nga skema ne te cilen vet bente pjese!

    3. Majlinda says:

      Bojaxhi, ti ke qene minister Drejtor i Pergjithshem ne kohen e saliut, qe e renoi kete vend ne kete cerek shekulli, dhe ti ke bere nje fushate politike, qe nuk te jep asnje lloj sigurie, Kur morri Basjhkine Edi rama Tirana ishte nje fshat i madh i qelbur, pa rruge me asfalt, pa asnje park, parku rinia ishte me kioska drogaxhinjsh, lana ne gjendjen e saj me skandaloze, me ndertime dhe kioska pa fund, ju desh Rames nje pune e madhe qe ta kthente Tiranen ne nje qytet normal, qe me pas berisha te mburrej me kete qytet, qe ai vetem e c’beri.
      Me gabime, apo influenca te tjera Rama e ndryshoi faqen e Tiranes, krahas pengesave te shumta qe qeveria jote dhe e berishes e asaj kohe e pengonte per projektet, apo te tjera gjera, qe dihen tashme.
      Fushata qe bere ti nuk te krijon asnje besim apo entusiazem qe te te japesh voten, ke qene bere pale me ata qe e shkaterruan kete tirane, dhe shan ata qe e rindertuan. nuk meriton vote, te pakten kete rradhe.

  2. Arben says:

    Nuk na e mbushe dot mendjen Bojaxhi! Ti ke qen djathtas! Duhet te kishe dale si alternative e djathte. Nuk fiton dot njeriu kur tregohet as mish as peshk. Gjynah! E nise mire dhe firmat i more se njerzit shpresuan se do degjonin alternative tjeter djathtas pasi jan plot edhe pas me pak se dy vjetesh nga qeverisja e majte. Nuk fitohet pertej te majtes dhe te djathtes. Del futja kot. Si ojf. Ojf- ne ky popull e ka ne qeveri. Si duhet nje tjeter ne mes as mish as peshk. Mbase do kise fitu me shume nese ato 13 ,ij njerez do i kishe mar vet ne tel ti ftoje ne takime. Po e bere si call center. Me goca qe merrnin ne tel. Shkurt! Je kot! Mos u merzit. Nuk je vetem si kot qe je. Ciao

  3. Lym Fiqiri Veliaj says:

    Ti o Gjergj ke te drejte, po ky popull budalla keta do – Fiqiri Veline dhe Hallum Kosoven…

  4. Muzapopullore says:

    BojaGjergj,
    Shit or get off the fucking pot asshole, you have to get one huge cock with 5 fucking balls.

  5. john tirana says:

    Bravo Gjergj per kurajon dhe qytetarine qe po tregon ne kete fushate. Jam i sigurt qe shume njerez do votojne per ty per ti dhene nje mesim 3 partive te medha. Kjo do te jete dhe nje prove sesa te kthjellet jane votuesit shqiptar dhe sesa do arrijne te influencojne me fuqine e votes se tyre. Nese ne keto votime perqindja qe merr Bojaxhi do jete e ulet ky do ishte nje ogur i zi per demokracine shqiptare pasi do te zyrtarizonte monololin e politikes tek 3 partite e medha. Si ne cdo fushe edhe ne politike konkurenca eshte ne te mire te demokracise dhe qytetareve.

  6. Lule says:

    Nje mesazh i vertete , i besueshem qe te hyn ne shpirt , forca Gjergj, fitorja do te jete me ty.Nje shumice e heshtur do te beje suprizen e zgjedhjeve.

  7. NePërShqipërinë! says:

    Me ty Gjergj!
    I’u ke dalë ballë për ballë, duke i sfiduar me çfarë kanë bërë në fshehtësi këto parti. Deri më sot nuk kanë hapur gojë, nuk kanë mundur të të përflasin.
    Po, kanë nxitur gjinkallat nëpër rrjet.

  8. oldman says:

    Vini re se si i jane versulur disa mercenare (jane pak fare sepse duken menjehere qe jane te njejtet persona me pseudonime te ndryshme) ngaqe padronet e partive i ka kapur frika dhe paniku per votat qe do marre Bojaxhiu.

    Njerzit e ndershem dhe te pa inkriminuar me partite dhe une besoj se jane shume, profesioniste dhe puntore do votojne per Gjergj Bojaxhiun.

    Sikur te kishte edhe ne qytete te tjera sa me shume kandidate te tille, Shqiperia do te shpetonte nga partite e privatizuara prej hajduteve.

    Fitorja e kandidateve te pavarur do te na coje me shpejt ne rruge te mbare.

  9. Albanian Zorro says:

    Gjergj Bojaxhi do te fitoje, edhe Zoti vete e tha me goje: Ai ka emrin e heroit tone kombetar dhe mbiemrin e shenjtores se vetme shqiptare!

  10. mira says:

    bashkohem me john tirana, nese do te besh nje test se sa trutallash kane mbetur shqiptaret pyeti se per ke do votojne. E kuptojme se nje pjese te mire i ka zene rrota bishtin me LSI por ka edhe mendje mbyllur qe shkojne mbas pusht-etit, prandaj populli mbehet fukara deri ne limitet e mbijeteses se keshtu e ka si skllav robot.

    Urojme fitore Gjergjit!

  11. Balzaku says:

    Votoni per Ajolen, Nexhmijen e ardhshme…!!

  12. Tili says:

    Ska prokurori ne këtë vend pa ta shikoje kanditaturën në burg për shkeljt ligjore ne KESH ti torrollak!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje