Mirëmbrëma Tirana, nga Krraba në Ndroq, nga Vaqarri Njësia 1, Dajti Njësia 2, Njësia 3, Njësia 4!
Mirëmbrëma Njësia 5, mirëmbrëma Kombinati, Njësia 6, Njësia 7, Njësia 8, Njësia 9, Njësia 10!
Mirëmbrëma Lapraka, Njësia 11, mirëmbrëma qytetarët e Tiranës!
Miqtë e mi, katër vjet më parë, jo më shumë se 100 metra nga këtu, protestonim, se i vodhën qytetit dinjitetin dhe mundësinë për të ndryshuar dita-ditës! I vodhën qytetarëve të Tiranës qytetin.
Jua thamë asokohe, i vodhën mundësinë që Tirana të bëhet më e mirë.
Me një njeri që flinte gjumë. E patë dje! Mbushte furgonët, zbrazte zyrën.
Ende sot nuk ka dalë njëherë të bëjë bilancin para qytetarëve të Tiranës.
Ore, ç‘ka bërë ky njeri në katër vjet!? A bëri ndonjë punë, a s’bëri ndonjë punë?! Nuk ka fytyrë, Lul Basha, të dalë para qytetarëve të Tiranës dhe të thotë, po, unë bëra një, dy, tre!… Ende nuk e ka bërë këtë!
Miqtë e mi, kemi një detyrë shumë të rëndësishme. Për 50 orë që kanë mbetur, na duhet të takohemi me çdokënd, të flasim me të gjithë ata që s’kemi folur ende.
Të bëhemi bashkë me të gjithë qytetarët e Tiranës, të flasim me të gjithë ata që bashkohen me ne, me Erion Velinë, Partinë Socialiste, ASHE-në, për ta çuar Tiranën në rrugën e duhur!
Kemi shansin historik për ta sjellë Tiranën në rrugën e duhur, me projektet dhe vizionin që do e bëjë jetën e qytetarëve më të mirë!
Ndaj në këto 50 orë, trokisni në çdo derë, bisedoni me çdokënd, dhe dita e votimit të jetë dita e festës për ta sjellë Tiranën në rrugën e duhur, me njeriun e duhur, me Erion Velinë, Partinë Socialiste të Shqipërisë, nr.23, nr.6 dhe Aleancën për Shqipërinë Europiane!
Dhe më takon mua, privilegji të thërras këtu para jush, mikun tim, shokun tonë, shokun e të rinjve dhe të rejave të Tiranës, kandidatin fitues, tonin, të PS-së dhe ASHE-së, kryetarin e ardhshëm të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj!
Qe Luli nuk ka bere pune eshte “puna me e mire qe beri”.
E cfare pune mund te besh me atje?
Pune atje do te thote te hedhesh beton pa fund.
Kete Luli nuk e beri dhe mire beri.
E ku ka me mire qe Tirana beri kater vjet vendnumero, para se te hidhej dhe te hidhej beton pa fund.
Ne Tirane me fjalen pune nenkuptohet beton.
Eshte absurditet, por ate qe beri apo nuk beri Luli ka qene gjeja me e mire per Tiranen.
Me mire stanjacion se sa beton.
Luli ka merite qe e ruajti Tiranen edhe per kater vjet ne ate gjendje.
Uroj fitoren e Halimit dhe jo te atij qe do te beje “pune” se sjell me vete betonin.
Keshtu e kuptoj une kete “filozofi”.
gjeja e vetme qe ka bere luli ne krye te tiranes eshte ‘asgjeja’ pervec lejeve te ndertimit per te ndertuar pallate. Premtoi shume para 4 vitesh por ja ku jemi tani, e shohim te gjithe se ne cfare gjendje eshte katandisur kryeqyteti yne, qe ne momentin ekur ka ardh lul dembeli skemi pare asgje pervecse dembelizem
Me ne fund kapitulloi edhe e djathta, nje etape e re per Tiranen fillon me 21 qershor, te largojme funderrinat qe e moren peng Shqiperine ne 8 vjet dhe Tiranen ne keto 4 vjet, qe e katandisen me keq se Kabuli e Kandahari. Sot ka shprese per Tiranen, per tu bere metropol si cdo kryeqytet europian, sepse eshte Erioni, eshte e majta qe ka fituar besimin tek qytetaret shqiptare me punen e ketyre 2 viteve.
Ishte nje fushate e shkelqyer, superentuziazem qe ngjalli shprese qe do te kemi nje qytet te jetueshem, me te mire, do te kemi nje kryetar bashkie qe do te punoje bashke me qytetaret, per t’i dhene te gjitheve Tiranen qe meritojne. Erioni do ia dale ne pak kohe, te beje edhe gjithe punet e lena pas dore ne 4 vjet.