KSHH: KQZ veproi me dy standarde për Kurbinin dhe Këlcyrën

18 Qershor 2015, 17:19Politika TEMA

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka dalë me raportin e parë të ndërmjetëm për gjetjet e vëzhgimit të proçesit zgjedhor, ku ka paraqitur rezervat e tij për vendimarrjen e KQZ, të cilën e akuzon se  ka vepruar me dy standarte në rastin e Kurbinit si dhe atë të Këlcyrës.

Në raport thuhet se se në në rastin e parë KQZ zbatoi në mënyrë strikte proçedurën ligjore të regjistrimit sipas Kodit Zgjedhor, ndërsa në rastin e ç’regjistrimit të kandidatit për kryetar Bashkie në Këlcyrë, KQZ vendosi pa bazë të qartë ligjore.

Më tej një tjetër problem i ngritur është ai i votuesve që vuajnë dënimet në mjedise të posaçme.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka kritikuar vendimarrjen e KQZ-së, që sipas tij ka mbajtur qëndrime kontradiktore në rastin e bashkisë së Kurbinit dhe atë të Këlcyës. Konkretisht në raportin e publikuar, thuhet se:

“Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka rezerva lidhur me vendimarrjen e KQZ-së, e cila ka mbajtur dy qëndrime kontradiktore në rastet e kandidatëve për kryetarë të bashkisë Kurbin dhe Këlcyrë. Në rastin e parë KQZ zbatoi në mënyrë strikte proçedurën ligjore të regjistrimit sipas Kodit Zgjedhor, ndërsa në rastin e ç’regjistrimit të kandidatit për kryetar Bashkie në Këlcyrë, KQZ vendosi pa bazë të qartë ligjore”.

Më tej në raport, shtrohet edhe problemi i ushtrimit të votës nga të dënuarit, ku thuhet se janë konstatuar përplasje në legjislacion, pasi një i dënuar duhet të vendosë për kryetarin e Bashkisë në të cilën ka vendbanimin e jo vendqëndrimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje