Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane për Bashkinë e Durrësit Vangjush Dako ka deklaruar se në muajt janar-shkurt të vitit të ardhshëm të gjitha blloqet e banimit do të rikualifikohen për të vazhduar me lyerjen e fasadave dhe izolimin me polisterol të pallateve me sistemin kapot, në mënyrë që banorët të kursejnë energjinë elektrike dhe të kenë banesa të ngrohta në dimër.
Në takimin me banorët e lagjes 14 në Shkozet, Dako tha se mandati që vjen pas këtyre zgjedhjeve do të ketë në qendër të punës rritjen e cilësisë së shërbimeve, rritje të fondeve për familjet në nevojë dhe vazhdimin e investimeve në infrastrukturën e zonës.
Ai ka deklaruar para banorëve se “në muajt korrik-gusht, pas një viti, zona e Shkozetit dhe gjithë Durrësit do të ketë tre herë më shumë ujë të pijshëm. Projekti për ndërtimin e linjës së re të ujit dhe stacionit të pompimit në vendburimin në Fushë-Milot nis që këtë vit, dhe në përfundim të tij, zgjidhim një herë e mirë problemin e furnizimit me ujë”.
Kreu i bashkisë së qytetit bregdetar ka shtuar se premtimi im para jush është që të keni besim se të gjithë projektet që kemi jemi zotuar për të realizuar në katër vitet e ardhshme në Durrës do të bëhen realitet falë punës tonë dhe mbështetjes së Qeverisë Rama.
Ai shtoi se, qeveria Rama ka premtuar se do na mbështesë me projekte të ndryshme për nxitjen e punësimit dhe krijimin e klimës lehtësuese për bizneset e të gjtiha llojeve. Dako e ka mbyllur fjalën e tij me zotimin se në mandatin e ardhshëm do të ndryshojë jo vetëm faqja e Shkozetit, por e gjithë bashkisë së re të Durrësit.
bravo zoti dako. po beni nje pune te mire, jemi te bindur se durrsaket do e vleresojn kete gje dhe do te te votojn masivisht. fitorja do jete e sigurt dhe e thelle. per kete gje te jeni te sigurt se durrsaket nuk e degjojn keta mashtruesit te pd
durresi ka nevoje per njerez te perkushtuar dhe me vullnet si kryebashkiaku dako qe ka eksperiencen ne drejtimin e kesaj bashkie si dhe mbeshtetjen e qeverise per te ndryshuar durresin duke e transformuar ne nje qytet te mirefillt turistik
vangjush dako me shume se cdo kandiadt tjeter njeh shume mire qytetin e durresit njeh veshtiresite dhe pikat se ku ka nevoje me shume per nderhyrjen e bashkise nen drejtimin e tij ka me shume prespektive ndersa me griden eshte nje humbje kohe sa te ftillohet grida kane ik kater vjet kjo e fundit problemin e vetem e shikon tek mungesa e kinemave
Bravo Dako ! Me mbeshtetjen e qeverise Rama do te realizohen te gjitha premtimet e dhena .
Uroj qe te gjithe qytetaret Durresak mos te gabojne ne keto zgjedhje te rendesishme per qytetin e tyre te bukur
Kete here me Dakon Durresi ka shanse shume te mira .Ky shans nuk duhet te hubet kurre .
Vota per Griden eshte fatkeqesia per qytetin si dhe per banoret e saj .Ajo nuk mundet kurresesi te mbaj premtimet e saj ,pasi fondet per ate do te jene sa per te mbyllur kanalet . Durresi o sot o kurre ka nevoje per
shume fonde ,per shume rregullime.
SUKSESE DAKOS !!!!!
Bravo Vangjush qe je kaq i zoti dhe qe ne Durresakeve na ben kaq krenar, vota jone patjeter do shkoj per ty sepse vetem je i zoti, ke eskperiencen e duhur dhe ke frymen pernedimore per ta kthyer Durresin ne qytetin me te zhvilluar dhe me te bukur per te terhequr turist