Duma: Në fund të mandatit të parë, 15 mijë vende të reja pune

18 Qershor 2015, 10:39Politika TEMA

Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë Durrës Grida Duma ka premtuar se nëse zgjidhet në krye të bashkisë në fund të mandatit çdo familje në këtë qytet do të ketë të paktën një person të punësuar duke thënë se do të hapen 15 mijë vende të reja pune.

“Është besimi absolut që pas 21 Qershorit, pas fitores tonë do të fillojmë një rrugëtim që ka emrin vetëm punë. Në fund të katër viteve do të kemi një rezultat me 15 mijë vende pune, ku çdo familje e bashkisë së Durrësit duhet të ketë së paku një të punësuar”, tha Duma.

Duke paraqitur programin e saj para banorëve të Shkozetit, kandidatja e PD-së u zotua se do t’i kushtojë një rëndësi të veçantë hapësirave të gjelbra.

“Të gjitha hapësirat mes pallateve dhe shtëpive, në çdo 1 mijë metra katrorë minimalisht 400 metra gjelbërim, minimalisht 8 deri në 10 stola në 200 metra hapësirë dhe në çdo hapësirë me pallateve të këtyre dimensioneve duhet të ketë një kënd lojërash normal”, u shpreh ajo.

Duma u shpreh se modeli i saj është krejt ndryshe nga kundërshtari i cili punët publike i trajton si private.

“Këta flasin krejtësisht të kundërtat me atë që bëjnë dhe ajo që të shqetëson më shumë është niveli i mashtrimit. Njerëzit i kanë mashtruar në skajin më ekstrem. Kanë filluar të aplikojnë gënje trashë se kanë filluar ta besojnë”, tha ai.

9 komente në “Duma: Në fund të mandatit të parë, 15 mijë vende të reja pune”

  1. Eda says:

    Ne cdo qytet te Shqiperise problemi kryesor eshte vetem puna dhe kjo ka kapur kete shqtesim qytetar dhe ka shtuar dozen e mashtrimit ,sepse vetem keshtu mendon se keta qytetare do te japin voten kesaj BUCE qe genjen sa here qe hap gojen .ajo madje mashtron dhe kur nuk flet fare mhafton ta shikosh ne fytyre shikimin djallezor te saj . Keta qytetare duhet te kene parasysh qe Grida keto vende pune nuk mund ti hapi dot ,
    Qytetaret duhet te kene besim tek Dako dhe qeveria e Rames qe do te sjellin ndryshime dhe vende pune .
    Dakos i uroj fitore per te miren e Durresit ,ndryshe Duurresi do te heci me shpejtesine e breshkes .Rama do ti stopoj te gjitha planet e tij . Te shohim si i ben Grida gjithe premtimet e saj . Ne fund te fundit ajo fiton bashkine dhe nuk i intereson fare se cfare thone neser populli . Qytetaret Durresak nuk duhet te bejne kete gabim fatal ,pikerisht ne qeverine e Rames .

    1. Erbimi says:

      Grida mashtruesja. Edhe apartamentin ja shiti dy personave te ndryshem. Duhet te mbante pergjegjesi por PD ka akoma influence ne drejtesi dhe e ka mbyllur kete ceshtje. Me date 21 Grida mashtruesja do kaloje diten e fundit te daja i saj, ku edhe rri, e do rikthehet ne Tirane, ne SHQUP me sakte.

    2. anonim says:

      Durresi voton Vangjush Dakon per me shume investime. Qyteti eshte transformuar thuajse rrenjesisht per mire, ky eshte realitet i prekshem mjaft te shohesh Durresin sot. Me mbeshtetjen e qeverise Rama dhe punen e palodhur te z. Dako investimet ne Durres do jene edhe me te medha.

  2. vende says:

    te vetmem vende pune qe grida duma do hapte ne radt se ishte kryebashkiake do ishin ata ato per ndertimet e pallateve te saja me te cilat ajo edhe ne te shkuar ka mashtruar qytetaret duke i shitur apartamente dy here. prandaj dhe qytetaret nuk mund ti besojn asaj pasi ajo di vetem te mashtroj!

  3. Nevila says:

    Po ku eshte kjo per pune,kjo di vetem te flasi e te mos pushoje.Nje njeri i cili ashtu sic edhe drejtuesit e saj,di vetem te mbushe xhepin e vet. Nuk ka nje shembull te mire ne partine e saj te cilit mund ti referohet.

  4. Anila says:

    Grida edhe genjen edhe qesh edhe vazhdon prape te genjeje. Kete di te bej kjo. Nuk ben asgje tjeter per te cilen dikush mund te mare mundimin ta votoje. Nuk kemi nevoje per genjeshtra.

  5. Geralda says:

    Te vetmet vende pune qe kjo do hapi jane ato te familjareve te saj. Nuk eshte per kryetare bashkie kjo. Kjo,Grida,maksimumi mund te punoje si ndonje ciceron ne ndonje muze.

  6. Jetmira says:

    Habitem se kush do jene ata persona te cilet do votojne per kete. Jam e bindur se nuk e njohin mire nese ekziston dikush qe do e votoje. Kjo mashtruese e cila mund te kete bere ndonje shkolle per kete gje se aq shume mashtruese eshte.

  7. stela says:

    Me nje kryetare si ti, ne Durres hapen me te vertrete 15 mije vende pune te semaforet……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje