Elvis Roshi: Akuzat ndaj meje, shpifje. BIRN tre ditë kohë për falje, ndryshe 100 mijë euro dëmshpërblim

18 Qershor 2015, 09:02Politika TEMA

Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, ka reaguar për shkrimin e BIRN, në lidhje me një process gjyqësor për trafik droge.

Ai thotë se ky raportim është shpifje.

Roshi thotë se BIRN ka tre ditë kohë për të përgënjeshtruar lajmin dhe për të kërkuar falje, ndryshe do hidhet në gjyq.

“Asnjë akuzë referuar emrit tim nuk është e vërtetë dhe se te gjitha aludimet e bëra në lajmin përkatës përbëjnë spekullime denigruese pa bazë, pa fakte dhe pa respekt ndaj etikës profesionale të medias, ndaj personit tim, ndaj familjes dhe komunitetit qytetar kavajas, të cilët kam nderin ti përfaqesoj prej katër vitesh dhe do ti përfaqësoj edhe në katër vitet e ardhshme.

Ne respekt të publikut dhe të vërtetës kam dyshime të besueshme se përbaltja e kandidaturës sime, katër ditë përpara zgjedhjeve, në artikullin me titull “Zbardhet e shkuara kriminale e kandidatëve për zgjedhjet vendore”, botuar në rubrikën “Investigim” në datën 17 qershor, është e qëllimshme, dashakeqëse, pa prova dhe argumente dhe me deklarata të “zyrtarëve të Zvicrës” që kanë folur me këtë agjenci “në kushtet e anonimatit”.

Unë edhe më parë jam ndeshur me akuza spekullative, sidomos në prag të zgjedhjeve ku provohet mbështetja qytetare ndaj meje dhe projektit politik që përfaqësoj. Kisha vendosur që të mos u përgjigjesha akuzave të tilla, por, kur ato, kalojnë cakun dhe bëhen qëllimisht, nga kundërshtarë politik apo mediat që i mbështesin, vetëm e vetëm për të prishur imazhin tim publik, më detyrojnë që t’i kthehem sistemit të drejtësisë për t’u marrë me hetime të mëtejshme.

Sipas parimeve të së vërtetës dhe medias profesionale, agjencisë së sipërpërmendur BIRN, tre gazetarëve që kanë firmosur këtë artikull, dhe agjencisë www.reporter.al, u kërkoj publikisht që brenda tre ditëve (deri diten e shtunë 20.06.2015), të përgënjeshtrojnë këtë artikull dhe aludimet denigruese, si dhe të kërkojnë falje publike për cënimin e imazhit dhe figurës sime.

Brenda ketij afati u kerkoj atyre të publikojnë dokumentet apo faktet që pretendojne se disponojnë ne alibine e tyre se unë kam qenë “subjekt procedimi penal nga viti 1993 deri në 1997”, apo “dënimin tim për trafik droge” sikurse citohet në artikull. Në rast të kundërt, nëse ata nuk respektojnë parimet e medias etike dhe nëse brenda këtij afati nuk japin fakte ose nuk kërkojnë falje, një studio ligjore, do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore, duke filluar, menjëherë ditën e dielë, në datën 21 qershor, për agjencinë që ka raportuar këtë lajm dhe për të gjitha agjencitë e lajmeve, gazetat apo televizionet që e kanë pasuar raportimin e këtij lajmi spekulativ, dashakeqës dhe të qëllimshëm për të dëmtuar imazhin tim në zgjedhje.

Do të kërkoj një dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh dhe këto fonde, ju garantoj, do të përdoren për rikonstruksionin e gjimnazit kryesor të qytetit të Kavajës. Në këtë mënyrë, do t’i japim fund njëherë e mirë gjithë spekulimeve që janë bërë në media me këtë çështje”, shprehet ai.

6 komente në “Elvis Roshi: Akuzat ndaj meje, shpifje. BIRN tre ditë kohë për falje, ndryshe 100 mijë euro dëmshpërblim”

  1. rilindasi i vdekur says:

    dmth qe ta kuptoj faljen e pret deri te djelen apo jo? pastaj ste intereson fare! nga e hena sido qe te jete pergjigje ti do jesh ne rregull o zoteri se kemi nje kryeminister me te inkriminuar se ty qe ta mbron shpinen

  2. sherifi says:

    Nese keto media shpifin,jo 100 mije Euro,por me shume tu kerkosh,se ka shume media qe vetem me shpifje mbijetoin.

  3. Arbnor Drenaj says:

    BIRN ka te drejte dhe ti e din fort mire kete zoti Roshi. Kjo agjenci financohet nga BE-ja dhe SHBA-te.E pe ambasadorin amerikan dhe ate te KE-se qe vetem per BIRN u prononcuan shkurt e prere per figura si ju te perkrahur nga Edi Rama.Une qe po shkruaj nuk jam ndonje person i apasionuar pas politikaneve, por kisha nje fare shprese te Edi Rama duke shpresuar njeheresh edhe se opozita po shpif per te.Por me sa po dalin faktet opozita paska te drejte dhe Edi Rama eshte nje person shume i apasionuar pas krimit dhe krimineleve.Ja psh ne Kukes keto dite ka emeruar ne krye te Drejtorise Rajonale te Sigurimeve Shoqerore ne Kukes nje person me emrin Astrit Cengu me kater klase shkolle i njohur per krimet e tij, por qe ka shpetuar pas hetimeve te gjata fale njohjeve me Vexhi Muçamten dhe gjyqtareve gagarele te Rames qe prishin edhe provat.Ndaj nuk besoj kurre me te Edi Rama.Dhente Zoti qe fundi i tij te jete i shpejte.

  4. sefer ziu says:

    Ateher, per cilin do votosh ti Arbnor Drenaj? Se duhet te japish kontributin tend per demokracine, apo jo? Qe te besosh verberisht, qofte edhe per perendine, do te thote se shkalla e njohjes per kete bote eshte shume e ceket. Njeriu aresyeshem do te zgjedhe te keqen me te vogel, se ajo eshte prezente sot kudo, por jo extremen qe te çon perseri ne katastrofe. Megjithate, te me falesh, se leksionet behet tek universitetet shqiptare qe studentet marrin nga tre-kater diploma per nje vit dhe pastaj na thone si tha Luli ne Vlore dje, Grida Duma profesor doktor, njesoj me Sali Berishen. Lumi e dha, lumi e mori, thoshte nje nga karahina jone!

  5. doktori says:

    Ti Elvis Roshi je turpi i Kavajes dhe gjithe shqiptareve.Perveç se, nuk je gje tjeter vetem nje kondrabandist dhe nje trafikant droge, je gjithashtu nje njeri analfabet dhe injorant qe kurresesi nuk e meriton ate post qe e ke blere me leket e tua te qelbura qe vijne era droge. U binda 100% per injorancen tende kur pashe intervisten e dhene nga ti te emisioni i Ylli Rakipit. Nje mediokritet i papare nga ana jote. Si eshte e mundur qe nje kryebashkiak prej kater vitesh ne Kavaje, dhe qe pretendon per nje tjeter kater vjeçar, te mos dije se sa te papune ka ne kete qytet. I ftoj te gjithe ata qe nuk e kane pare intervisten te kerkojne ne Youtube dhe te shohin injorancen e papare te ketij rilindasi.

  6. Nardi says:

    E ke gjet. Ti dhe laptopistet kujtoni se keni te beni me gazetare si puna e atyre qe rrinin dhe degjonin Qazimin se si i ” perdhunonte “. Cdo lajm i Birn eshte i bazuar ne baze te fakteve dhe deshmive reale dhe nuk ja mban asnje gazetari te mos e kontrolloje mire lajmin ne meshume se dy burime dhe pastaj rishikohet edhe nga zyra juridike e saj. Qe jane te veteta keto dhe shume te tjera per Elvisin a Ervinin se duhet ta vendosesh edhe ti se cfare emri ke perpara se ti drejtohesh gjykates, jane dhe shume te tjera. Nqs populli i Kavajes eshte budalla mundet qe te fitosh si heren e pare. Akoma egziston ajo shprehja per njerez si puna jote dhe e shume te tjereve nga te dy krahet ” eshte kopil i madh ” . Jeni bere shume dhe po ju mbajme ne shpine. Shume turp……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje