Halim Kosova: Do të heq edhe dhunën ndaj burrave

18 Qershor 2015, 10:27Politika TEMA

Punësimi dhe transparenca ishin në qendër të takimit që kandidati i Partisë Demokratike Halim Kosova zhvilloi me qytetarët tek Pedonalja.

Kosova tha se punësimi mbetet prioritet kryesor për Tiranën, pasi pa të ekonomia e qytetit nuk lëviz as edhe një milimetër.

Kandidati i PD-së premtoi që me aq fonde sa ka bashkia, por duke i mirëmenaxhuar, do të bëhen 30 -40 % më shumë punë sesa është bërë më parë.

Po mbaron koha e fjalëve dhe projekteve dhe po ofron koha e punës.

Bashkia e Tiranës do të komunikojë me të gjitha shtresat dhe dyert e saj do të jenë të hapura për grupet e interesit.

Unë do të hyj në hallet e familjeve tuaja dhe do ju ndihmoj për t’i zgjidhur.

Do vendosim numra falas që qytetarët të raportojnë hallet dhe problemet e tyre.

Ju do të shihni sesi do të ndryshojnë punët në Tiranë, kur në krye të tyre do të jetë një menaxher që ka dhënë prova për 35 vite”, tha Kosova.

Kandidati i PD gjithashtu premtoi se për bizneset e reja që do të hapen në qytetin e Tiranës do të ketë lehtësira për taksat që ka bashkia, me synim që këto biznese të punësojnë sa më shumë persona.

“Unë në këtë fushatë kam hyrë dhe shkelur në lagje që as e dija që i përkisnin Tiranës. Po ashtu kam shkuar në fshatra dhe komuna dhe kam parë hallet e njerëzve.

Ideja ime pas dy muajve fushatë është shumë e plotë për situatën në të cilën ndodhet qyteti, kam vizituar lagje që nuk ma merrte mendja që ishin pjesë e qytetit.

Jam i sigurtë që bashkë me ju do të jem zgjidhësi më i mirë i mundshëm për të bërë që edhe ju të filloni të gëzoni një ditë të mirë”, u shpreh Kosova.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët e pranishëm në takim, një prej pjesëmarrësve shprehu shqetësimin se fjalën po e merrnin vetëm burrat.

Kosova me shaka i kërkoi që t’i linte “rehat” burrat dhe më tej tha se do të luftojë dhe dhunën ndaj burrave.

Kosova: Bëjeni të paktën dy burra një grua
Qytetarja: Jo, një burrë një grua…
Kosova: Mos thuaj gjë për mua… jo të kam zemër…
Qytetarja: Të kam njoh që në 1993, kemi qenë studentë bashkë.

18 komente në “Halim Kosova: Do të heq edhe dhunën ndaj burrave”

  1. tcetce says:

    Ik ore Halim se boll te perdoren.

    Sikur PD te kishte dyshimin me te vogel per fitore do te kishte dale vete Luli si kandidat dhe Saliu nuk do te pushonte se bertituri e se ngjiruri.

    1. time says:

      bashkia e tiranes ka nevoj absolute per pune te palodhur, pune 24 ore ne dite dhe 7 dite ne jave. halim kosova e thote vet me gjoen e vet qe nuk mund ta ofroj kete por vetem gjysmen e kesaj. prandaj edhe qytetaret e tiranes do te votoj erion veljan i cili eshte i vetmi qe mund te garantoj nje volum te tille pune!!

      1. Kushtrimi says:

        Kandidatura me e dobet qe eshte pare ndonjehere per Tiranen. Edhe ato te cilet tradicionalisht votojne djathtas jane teper te zhgenjyer nga kjo alternative qe u eshte dhene. U prezgjodh nga PD per tu bere “koke turku” per te mos sakrifikuar asnje nga lidershipi i ri. Jane edhe vete koshiente qe Halimi e ka te humbur garen. E cfare i duhet Tiranes nje 61 vjecar?

    2. toni says:

      halimi do punoi? ashu si basha?? kur sberi gje kryetari jot si mendon se do bei gje halimi? nuk eshte e drejte me i genjyer njerzit kshu sic po behet tani. smund te marren qytetaret si dele. nuk harroet qe ky qytet 4 vjet nejti pa sherbime, pa zhvillim dhe punonjes si florenci qe benin ligjin ne bashki

    3. premtimi says:

      erion veliaj nga fillimi i fushates se tij ka premtuar qe do punoj pa pushim per te ndryshuar kete gjendje mizerabal qe qyteti i tiranes ndodhen. per te gjithe skeptiket ai e ka vertetuar veten e vet ne kohen kur drejtonte ministrine e mireqenjes sociale dhe rinise. prandaj qytetaret e kane shume te thejsht per te zgjedhur drejtimin e duhur!!

    4. keli says:

      Jo po do ju sjell parajsen ne toke! Sa keq qe nje njeri lejon qe partia ta perdori, ne vend qe te ruaje statusin e tij si mjek!

    5. doktor says:

      eshte urgjente!!! nevojietet nje doktor per doktorin tane!!! situata ka degraduar deri aty ku nuk mban me shume!!! cjan mo kto peralla qe halim kosova po tregon ne takimet e veta! nuk duhet te suprizohet pastaj nga kjo humbje e thelle qe e pret pasi ne fund te fundit prap mund te ktheht tek klinika e vet!

    6. Andos says:

      Ky ose eshte i rrjedhur nga trute e kokes ose ben vete, nuk ka se si te konceptohet ndryshe. Ne cdo takim qe organizon keput dokrra pafund. E ndoqa edhe sot, as vete Halimi nuk di se cfare thote. E vetmja gje qe ben eshte tregimi i barcaletave te tipit kam nje sekret e do jua them, muhabete pleqsh. Vetem kandidat per kryebashkiak qe nuk mund te jete.

    7. Ranheim says:

      Muhabete kafenesh. Halim Kosova do ishte me mire te perkushtohej ne punen qe ka ne kliniken e tij private ne te cilen ka investuar jo pak por 1.5 milione dollare. E djathta deshtoi ne drejtimin e Tiranes, kryebashkiaku aktual ka kater vite ne krye qe vetem vegjeton, nuk ka bere as me te voglin investim per kryeqytetin.Ka ardhur momenti qe kryeqyteti te drejtohet nga nje njeri i zoti qe ka vizion e energji per te bere me te miren per qytetaret.

    8. Erbimi says:

      A po ketij i kane rene ne qafe me kandidimin qe i kane bere. Ky eshte per te luajtur domino me gjyshin tim. Nuk ja ka idene se si mund te drejtohet Bashkia e Tiranes. Te drejtosh Tiranen aq me teper qe me ndarjen e re territoriale eshte zmadhuar edhe me shume ne territor eshte pergjegjesi shume e madhe. Nje gje eshte e sigurt qe dr. Halimi pas zgjedhjeve te 21 qershorit do i rikthehet profesionit te tij.

  2. pune says:

    nese halim kosova mendon se me 30%-40% me shume pune qyteti i tiranes do futet ne drejtimin e duhur te ringritjes, atehere gabon shume rende pasi kjo shifer do ishte ksu si sdo u bente asgje!!! qyteti ka nevoj per 110% pune per te mbulluar nje pjese te kohes se humbur ne kete kater vite te drejtimit te bashes!!

  3. eri says:

    halimi do bej dhe punen qe nuk beri basha per 4 vjet? po kush i ha keto? halimi ti kerkonte llogari bashes qe pse nuk beri asgje dhe jo te premtoi gjera qe ja shkruajne ne mengjes dhe vec i lexon. te japi sqarime se kush e la tiranen pa asnje sherbim per 4 vjet, kush donte te na i bente parkimet me lek ne cdo rruge. prandaj halimi nuk ka besimin e qytetit qe te votohet

  4. Nevila says:

    Keshtu tha edhe Basha 4 vite me pare dhe e pame se cfare beri ose me sakte cfare nuk beri. Basha vetem fjeti,keshtu do beje edhe ky. Nuk ka per te ardhur asgje me e mire nga ky se sa na erdhi nga Basha.

  5. Anila says:

    Ky eshte bere si nje kukull i cili vetem komandohet nga njerez te tjere sic e dime. Nje nga ato njerez i cili nuk ka asgje ne doren e vet,por gjithmone do bej se si do thote Basha dhe Berisha.

  6. Geralda says:

    Nuk mund kurrsesi ta besojme nje njeri si puna e ketij duke qene se komandohet nga Saliu dhe nga Luli.Cfare beri Luli dhe cfare beri Berisha ashtu do bej edhe ky,asgje me teper. Gjume per qytetin,pasurim per xhepin e vet.

  7. Jetmira says:

    Aman genjeshtrat e ketij,mashtrimet e ketij sikur te ishte vete Basha duke folur.Na mori malli per premtime te tilla elektorale vetem ne leter. Shume fjale e zero pune duhet thene per keta te Shqupit.

  8. Muzapopullore says:

    O Mero po shkruaj nje editorial positv per Erion Fikun po pozitive ama. Dhe leri komentet hapur.
    Dje tek Dudushi ErioFiku po rreshtonte hiret e tij menaxheriale.
    Kulmi arriti kur tha qe BB ka akorduar 1000000 Euro kredi per reformat sociale Erionit ?!?!?
    1. Bankat leket I bejne duke kredituar dhe vjele interesat. Keto I paguaj me ne Jo Erionka
    2. Kur dorezenas eshte shteti Bankat nuk hezitojne te kreditojne. Kredia ju dha shtetit dhe Jo Erionkes. Fikun po te jete aq I zoti te provoje te mari kredi nga BB si Erion Fiku. Atehere te mburet per zotesi
    Perfundimisht ky sdi sec di. Qenka me fishkellime se sa duket. Eshte opsioni me I dhjere per Tiranen. Po gazetaret eunuke perballe tij benin saçma por e ” admironin” !?!?!

  9. Alba says:

    Si mund te thuash qe do u zgjidhesh hallet e problemet e Tiranes kur ti vete pohon se nuk e njeh mire nje pjese te saj, se tani ke marr vesh per lagje qe ske ditur qe ekzistonin.Kjo do te thote qe asgje ske per te bere, njesoj si Basha. Fjalet keni te shumta se puneve u keni lene shenden me kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje