Kreu i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, i ftuar në Tonight Ilva Tare ka deklaruar se reforma territoriale e ka transformuar bashkinë e Konispolit dhe se Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e zotit Dule po përpiqet të transferoje një konflikt etnik si në Himare edhe tej kjo bashki.
Idrizi: Ajo që kemi bërë për Konispolin është që nga një territor I cili nuk do të ekzistonte nga pikëpamja e bashkësisë ekonomike sot ekziston. Sot kemi bashki të Konispolit që është një perlë. E gjithë ajo krizë artificiale që bëhej në Himarë sot është transferuar në Konispol, ku ne shohim tendenca, sidomos tek kandidatët e PBDNJ-së që duan ta kthejnë në një konflikt etniko-fetare, ortodoksët kundër myslimanëve, apo shqiptarëve kundra grekëve. Ne e refuzojmë.
Me tej zoti Idrizi ka folur edhe për marreveshjen me kryeministrin për qeverisjen, ku ka lënë të hapur mundësine e përfshirjes së PDIU në qëverisje.
Idrizi: Pas këtyre zgjedhjeve është e hapur të bëjmë një marrëveshje për bashkëqeverisje. Njëra pikë është zbatuar, ajo që kryetari I PDIU-së të ishte nënkryetar I kuvendit
Duke komentuar per largimin e deputetit Dashamir Tahiri nga PDIU, nenkryetari i Parlamentit ka thene se ky ishte vullneti i vet deputetit dhe se ate nuk e ka larguar PDIU nga grupi i saj.
Idrizi: Tahiri me vullnetin e vet nuk ndejti tek shtëpia e vet dhe iku tek shtëpia e tjetrit dhe bën fushatë për PD-në. Ne nuk përjashtuam një njeri që ka ikur.