Është skenari aktual i “fundit të botës” për Evropën. Bisedimet për shpëtimin e Greqisë dështojnë, dhe vendi shpall falimentin. Autoritetet evropiane heqin mbështetjen jetike ndaj sektorit bankar të Greqisë, duke e detyruar vendin të ndërmarrë hapa drastike, për të frenuar largimin e kapitalit.
Greqia vendos të dalë nga eurozona. Kjo ngjarje, dërgon valë tronditëse tek tregjet globale.
Investitorët dhe politikëbërësit, duhet në mënyrë urgjente të vlerësojnë nëse stuhia do të kalojë apo po mbledh forcat, për të goditur më fort se më parë.
Ndonëse Evropa ndodhet në një pozicion më të mirë, për të përballuar një tjetër krizë, sikurse ishte ajo e disa viteve më parë, kur Greqisë iu lëkundën themelet, thjesht nuk ka një precedent të mëhershëm, kur një vend ka braktisur eurozonën.
Dhe testi i madh, mund të jetë vetëm disa javë larg. Marrëdhëniet ndërmjet Greqisë dhe huadhënësve të saj, kanë zbritur në pikën e tyre më të ulët. Ngërçi ka rritur shanset, që Greqia dhe kreditorët e saj të dështojnë në arritjen e një marrëveshje deri në fund të muajit, kur është edhe koha për të paguar një tjetër këst të borxhit, dhe paketës aktuale të shpëtimit që i skadon afati.
Shumë vetë në Evropë, besojnë ende se një lloj marrëveshjeje, do të arrihet në momentin e fundit, duke zhbllokuar një ndihmë të freskët për vendin e ngarkuar me borxhe, dhe parandaluar kësisoj një falimentim të dhimbshëm.
Por lufta e fjalëve – dhe distanca e dukshme në pozicionet e të dyja palëve – ka zvogëluar ndjeshëm shpresat, për ndonjë suprizë të çasteve të fundit. Në vend të kësaj, kompanitë globale financiare dhe politikë-bërësit po pyesin, se çfarë tjetër mund të ndodhë nëse Greqia do të dalë nga eurozona.
Të mërkurën, Banka Qëndrore e Greqisë tha se “një krizë e menaxhueshme e borxhit” do të “shndërrohet në një krizë të pakontrollueshme, me rreziqe të mëdha për sistemin bankar dhe stabilitetin financiar” të vendit.
Shumë analistë bien dakord se një shok grek, për disa ditë me rradhë do të shkaktojë një lloj konfuzioni dhe frike, që mund t’i detyrojë investitorët të tërheqin stoqet e kapitaleve dhe obligacioneve me risk, dhe t’i grupojnë në asete që ata i shohin si një strehë e sigurtë.
“Thesari i SHBA-së do të shpërthejë në çmime të larta, ndërsa njerëzit do të shkojnë aty për më shumë siguri”-tha John M. De Clue, një zyrtari i lartë e investimeve në Bankën e SHBA-së. “Do të jetë rreziku më i madh për tregtinë, që kemi parë prej një kohë të gjatë”.
Vendi u bë epiqendra e krizës së borxheve të Evropës, pasi kriza goditi në fillim Uoll Stritin në vitin 2008. Tanimë, ajo po lufton për të paguar borxhet e saj, dhe qytetarët e kreditorët kanë një shqetësim në rritje. Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Shulc, tha se një tërheqje nga eurozona do të ketë pasoja drastike si për Greqinë, ashtu edhe për BE-në.
Evropës i kërkohet të përgatitet për falimentimin e Greqisë, në një kohë që po pret si do venë punët. Në fund të këtij muaji, Greqia duhet të përgatisë 1.2 miliardë euro, për të kryer pagesat e pensioneve dhe punonjësve në sektorin publik. Por ka më pak konsensus, mbi mënyrën sesi mund të marrin gjërat për keq.
Analistët optimistë, pretendojnë se tregjet do të fitojnë shpejt qëndrueshmëri, pas tronditjes fillestare të daljes së Greqisë jashtë euros. Ata thonë se shumë gjera kanë ndryshuar që nga vitet 2011- 2012, kur problemet e Greqisë u përhapën edhe në vende të tjera. Atëherë, frika rreth borxhit grek bëri që bonot qeveritare në vende si Italia dhe Spanja, të zhvlerësoheshin ndjeshëm dhe humbur më shumë se 2000 mijë pikë në Dow Jones për disa muaj me rradhë.
Problemet e Evropës, kontribuan edhe edhe në rrëzimin e “MF Global”, një kompani financiare në Shteteve të Bashkuara. “Tashmë është më e menaxhueshme”- thotë Frank Oland Hansen, shef i strategjisë në bankën një bankës private Danske. “Unë nuk jam aq i shqetësuar, se do të kemi pasoja direkte në tregun e bonove”.
Dhe ka disa arsye për një besim të tillë. Investitorët privatë dhe bankat, nuk kanë më kapitale të mëdha të borxhit të qeverisë greke, që do të thotë se humbjet e tyre do të jenë minimale nëse vendi shpall falimentin. Përkundrazi, ai i Greqisë tanimë është një borxh kryesisht ndaj qeverive të tjera dhe subjekteve zyrtare.
Analistët gjithashtu theksojnë se në krahasim me vitin 2011, bankat e Evropës ndodhen në një terren më të qëndrueshëm, pas testeve rregullatore të stresit të vitit të shkuar, dhe përpjekjeve për të shtuar kapitalin e tyre. Në gjendjen e tyre të fortë, bankat kanë më shumë gjasa për të vazhduar kreditimin, përmes llojit të stresit që mund të pasojë një ngjarje si Grexit.
Ndoshta dallimi më i madh ndërmjet krizës së fundit greke dhe asaj aktuale, është qëndrimi i Bankës Qendrore Evropiane. Ajo ka një program të madh të blerjes së obligacioneve, që duket se po nxit rritjen ekonomike në të gjithë kontinentin. Kreu i BQE, Mario Dragi, tha të hënën se ishte i gatshëm të ndërhynte menjëherë, në rast se rënia e çmimeve të obligacioneve do të rrezikojë të minojë programin gjigand të bankës, për stimulimin e ekonomive të eurozonës.
Në dhjetor 2009, agjensitë e rejtingut ndërkombëtar e skualifikuan Greqinë, nga frika se ajo mund të zgjidhte të falimentonte para shlyerjes së borxheve. Në maj të vitit 2010, Evropa dhe Greqia arritën një marrëveshje, për një pakete shpëtimi prej 146 miliardë dollarësh, të kushtëzuar nga masat shtrënguese.
Disa ekonomistë, paralajmëruan se shkurtimet e kërkuara, mund të vrisnin pacientin. Në tetor 2011, bankat ranë dakord për të pranuar një humbje prej 50 përqind në vlerë nominale të borxhit të tyre që u kishte Greqia. Në korrik 2012, stoqet ‘fluturuan’ pasi kreu i BQE-së u shpreh se se hartuesit e politikave do të bënin “gjithçka që duhet”, për të shpëtuar zonën e euros.
Në janar 2015, qytetarët grekë zgjodhën të parën një parti kundër masave shtrënguese. Aleksis Cipras bëhet kryeministër. Në maj të këtij viti, Maj 2015 Greqia vrau frikën e një falimenti të afërt, duke autorizuar pagesën e një pjesë madhe të kredisë ndaj FMN-në qershor 2015. Greqia, shtyu një seri pagesash të borxhit deri në fund të këtij muaji.
Nuk është e qartë sesa gjatë Athina mund ta vazhdojë këtë lojë. “Ne po vëzhgojmë nga afër kushtet, për të zbuluar shenjat e një shtrëngimi të pajustifikuar ndaj vendit tonë, për të cilën ne do të duhet të reagojmë”- tha Cipras . Megjithatë, dobësitë qëndrojnë tek sistemi.
Vitet e normave të interesit super të ulëta, shkaktuan një kaos në tregun e aksioneve, çka ndihmoi në rritjen e çmimit të aksioneve dhe obligacioneve në vitet e fundit. Në këto nivele, tregjet janë më të ndjeshme ndaj një ngjarje të paparashikueshme, si dalja e Greqisë nga eurozona. Protestat e ashpra, nuk kanë ndodhur vetëm tek vendet e tregjeve të bonove qeveritare si Spanja, Portugalia dhe Italia. Ato kanë ndodhur edhe për asetet spekulative në Shtetet e Bashkuara, dhe ka pasur edhe një rigjallërim në tregun e aksioneve në Rusi, që është rritur me 24 përqind këtë vit, në termat e dollarit.
“Në momente të caktuara në tregjet financiare, kur gjërat kanë qenë të mira, katalizatorët e vegjël kanë rëndësi”- tha Stiven Viting, shefi i strategjisë në kompanisë e investimit “Citigroup”. Disa bono evropiane, kanë treguar shenja stresi në ditët e fundit.
Bonot 10-vjeçare të Italisë, të cili lëvizin në një drejtim të kundërt nga çmimit i saj, tashmë është në nivelin 2.33 për qind, në mënyrë të konsiderueshme më e lartë sesa 1.79 përqind që ishte një muaj më parë. Por rendimenti i tyre i fundit, është ende shumë më poshtë niveleve që u rritën në periudhën e fundit të stresit të madh në Evropë.
Disa analistë, po shohin përtej pasojave financiare të menjëhershme, nga largimi i Greqisë nga zona e euros. Shqetësimi i tyre më i madh, është se një Grexit mund të shkaktojë një lloj infektimi të ngadaltë që gërryen nga brenda. Nëse Greqia do të dalë jashtë eurozonës, kjo do të krijojë një precedent të rrezikshëm – dhe dëshmojnë se euro është në fakt vetëm për shtete të caktuara.
Ashvin Bulçandani, zyrtari i lartë në kompaninë e investimeve “MatlinPatterson”, e mendon këtë çështje në këtë mënyrë: “Kishte një bashkim monetar të qëndrueshëm, por tashmë është shndërruar në një klub të çuditshëm”. Ai thotë se nuk do të habitej nëse një largim i Athinës nga eurozona, do të nxiste investitorët të pyesnin nëse edhe vendet e tjera, kanë forcën e mjaftueshme për të qëndruar në kursin e euros.
Nëse një presion i tillë shkakton një rënie të qëndrueshme në tregjet e vendeve të caktuara, Banka Qëndrore Evropiane pa dyshim do të të përpiqet të ndërhyjë në mbrojtje. Por edhe atëherë, stresi mund të frenojë rimëkëmbjen paraprake ekonomike, që po ndodh në vendet periferike të Evropës. Dhe është mjaft e mundur që vendet në borxhe të Evropës, Portugalia dhe Italia përfshirë, mund të vuajnë nga rritja e zbehtë për vitet që do të vijnë.
Çdoherë një ndonjë prej këtyre vendeve do të ketë telashe fiskale, kujtimet e problemeve të tmerrshme të Greqisë do të rishfaqen, dhe investitorët do të spekulojnë në lidhje me aftësinë e tyre për të qëndruar në eurozonë. “Natyrisht, Portugalia është një objektiv i hapur nëse ka një Grexit”-tha Eduard Hjuxh, economist dhe autor i librit “A ka përfunduar vërtetë kriza në eurozonë?”, duke përdorur një term që përshkruan një Grexit. “Kjo mund të mos ndodhë në një ose dy vjet, por në pesë vjet, ata mund të detyrojnë Portugalinë të largohet nga euro”.
“New York Times”- Bota.al
Dinjiteti i nje Populli vlen me shume
se Borxhi ILEGAL . JO I LIGJSHEM
I URRUER DHE I PA PERBALLUESHEM .
Te gjitha provat demostrojne qe Greqia
nuk ka kapacitetin ne NDEROJE BORXHIN ,
Por para se gjithash nuk duhet ta paguaje ,
Sepse borxhi ka dale nga Akordet e troikes
ne Dhunimini fondamental te te drejtave te njerzve
dhe qytetarve .
Prandaj konkluzioni :
Greqia nuk do ta paguaje kete borxh ,
ILEGAL , JO LIGJOR , E TE URRYER .
Qeverite Elenike
Sebashku me qeverite e tjera te UE
KANE bere ne menyre te Fshehte
RIKUSTRUIMIN E BORXHIT PUBLIK NE 2010
PER TE MBROJTUR INSTITUCIONET FINANZIARE .
MEDIAT
e ketij sistemi kane fshehur te verteten
ku shpetimi i Greqise behej ne te mire te Popullit grek .,
Dhe ne te njejkten kohe Fajesohej populli grek .
Keto jane fjalet qe konkludon
Komiteti per te Verteten e borxhit Publik .
I krijuar ne prill te ketij Viti
nga parlamenti Grek .
Komenti i Blogut amerikane ZeroHedge komenton :
Greqia sapo ka deklaruar qe nuk do te kete
DEFAULT
TEK BORXHI I FONDIT MONETAR
SEPSE BORXHI NUK ESHTE LEGAL
Lind pyetja :
Tani qe greqia thote qe Borxhi eshte ILEGAL
Dhe nuk bene pagaesat per 30 dite
Cila do te jete pergjigjia e TROIKES ??
kONFISKIM I TE MIRAVE GREKE tip argjentina ?
Apo do te deklaroje
involontariamente DEFAULT
DUKE cituar shtetet e L ‘Aia ??
Gjyshi, shum ke shkrojtur, na lodhe!!! Me shkurt fjalim per ket teme………..KJO GABELE GREKE NA KA DAL SI SORRE. MOTRA E TURKOFAGOSIT EDGE E JANULLATIT!!! Kaq
Janulla kalon ne plan te Dyte .
Kemi Nje Armik te perbashket
me popullin grek .
qe eshte TROIKA .
kJO NUK DO TE THOTE
QE Janullen e kemi Harruar .
Por duhet te kuptojme
se si Funksionon Sistemi
qe te Kthen ne Skllever .
Sot Greqia — Neser na takon edhe neve .
Per te kuptuar se ç’fare po ndodh
ne Greqi .
Greqia duhet ti ktheje 7 miliard
Bankes qendrore europiane [[ BCE ]]
Duhet te kuptoni si funksionon BCE .
BCE eshte e vetmja banke
e Autorizuar qe te krijoj Euro
Ne praktik Stampon
letra , dhe nuk egziston Mburoja
ose kopertura ne FLORI nga ana e bankave
qe prodhojne leke – euro
Kjo do te thote qe EURO eshte nje cop leter
ne Fakt
per te ndihmuar bankat qe jane ne veshtirsi
ne te GJITHE EUROPEN
kane vendosur qe çdo muaj
te STAMPOJE 60 miliard euro
dhe tja dhuroje Bankave ,
KU NE TE NJETEN KOHE
PO lufton qe ti marri Greqise 7 miliard
Duke mos falur as Vonesen e borxhit
Dhe duke detyruar shtetin grek
Te shkurtoje
Pensionet
rrogat publike
dhe kerkon Ngritjen e korrentit .
Bashkimi Europian po bene gjithçka
qe Greqia te qendroje ne euro
Sepse Bankat gjermane
jane Plot me Tittoli te shtetit Grek
ku te cilat kane interesa te larta
dhe kane nevoje per Greqine
qe te marri e te Pranoje nje tjeter
BORXH .
Ku ky borxh i RI
nuk do te shpetoje Qytetaret
por do te sherbeje
tu japi Euro Kreditorve internazional
Atyre qe spekulluan me Greqine .
Nuk ka nje shpjegim reaL
Qe munde te shpjegoje nje TERBIM
dHE NJE ligesi te tille
Per vete Faktin , qe edhe BCE
ESHTE po Ajo Kartele finanziare Spekullative
e Bashkimit Europian
qe i ka shpallur Lufte popujve e sHTETEVE
EDHE TY , EDHE MUA ,
O
Mbreti i Epirit
Ku kupton ti trapi gjysh se si funksionon sistemi o qenie prehistorike?! Ik te ndonje lulishte e bej hije kot derisa te vij dita e te ngordhesh.
Po c’fare merresh me keta injorante qe komentojne ketu, o mik! Qe ti mbushesh mendjen nje budallai me nje te vertete te cilen ai nuk e shikon dhe kupton, eshte njelloi sikur ti flasesh Arabisht nje Kinezi. Me pelqejne komentet e tua dhe ashtu eshte e verteta, por mos u mundo qe ti shpjegosh nje budallai ngjyrat e drites, kur ai ka qene eshte dhe do te jete pa sy, qe ti shikoj ato.
Fanoli ne fjalimin e tij si k/ minister tha:
Skllever bij skllevrish
Ju nuk e meritoni lirine,
Ju nuk e dini c’eshte liria.
Dhe ky mbahet si fjalimi me i shkurter i nje k/ministri ne bote.
Opinioni im?
Fanoli kishte dhe “ka” te drejte.
E dhimbshme por e vertete.
I o gjysh o grek i qelbet!
BORXHI eshte krijuar nder vite/dekada,mer lal.C’a lesh “troika” thua ti?!?!
Can’t pay? Declare bankruptcy!
Uroj qe te dalin te gjitha vendet nga eurozona . Fatkeqsisht ky bashkim nuk po funksionon si ata e menduan.
Ka rritje cmimesh cdo vit ,ndersa Rrogat dhe pensionet nuk jane rritur aspak .
Bukuroshe Durrsit…vendet qe krijuan eurozonen nuk kane perse te dalin prej saj. Greqia nuk e krijoi eurozonen, ajo u be pjese e saj pas falsfikimeve dhe mashtrimeve.
(Dhe rriji larg Ad Daullxhiut moj se te gllaberon ai)
——————————————————————
Mqse po shkruaj kete koment po them dicka dhe per ate bukuroshen ne foto aty siper:
If you won’t pay
Because you can’t pay
You should lay
and your legs spray
Ka ardhur koha qe eurozona te beje nje shembull, dhe greqia e meriton nje gje te tille.Vendet qe mendojne se jetojne ne kurriz te evropes do e shikojne cdo ndodhe me greqine dhe do maten me mire.
greqia as nuk trondit pale te rrenoje
europa ka 5 vjet qe pergatitet per daljen e greqise
So,you got the money but ,you can’t pay them back???!!!!!!
We heard this in 97.
Greek people try to google Vega holding.
Is equal with greek government.
O laluci 71 une di qe fieri bie andej nga myzeqeja e shqiperise mre lale, nuk e dija qe paska laluc fieri edhe ne angli
kjo morta e klimax nuk do te paguaj apo thote nuk kemi leke lind pyetja ku i moren greket 600 miliarde euro te fshehura ne zvicer
hajdutat grek nuk duan te pagujne nuk paskan lek po llogarite ne zvicer thone te kunderten
Jo vetem ti nxjerrin po ti gjemojne dhe me hithra arixhite
Ti fusin gishtin ne bithe apo prasin e ti ndjekin si qen.
Palo njerez. Malaga
Ike turkofagos ike me gjithe eladhen hihihihihhihih
Populli ka thene dhe thote,shtrije sa ke jorganin. Po kta shulsat nga ajo qe kene diell kujtonin se si duhej jorgani . Dhe tani ka Xhexhua bicak. Dhe tani nuk ka shume teorira, kuptoni c’fare eshte bankruptcy dhe pastaj flasim.
Ah sikur te vinte edhe njehere koha e Enverit ose me sakt , te lindte edhe ne ditet e sotme ne bote , nje Karl Marks qe keto fenomene mbi kapitalet dhe borgjet , qe te vegjlit marrin ndaj te medhenjeve e te “fuqishmeve”, ti spjegonte shkencerisht drejt per tu ardhur ne ndihme te te varferve dhe te pa fuqishmeve qe te mesojne se si u duhet te organizohen per tu kunderpergjigjur ketij maskaralleku qe luhet ne kurriz te tyre . I themi keto , se tash me Sali Berisha ne prag te ngordhjes , nuk do kete me fuqi qe te krijoje FIRMA PIRAMIDALE , per te sjellur rrenime te tjera ne SHqiperi .
Gjyshi . Me cfar monedhe e ben pazarin.? Sepse sipas teje Euro qenka nje cope leter. Nuk kuptoj je grek i lindur apo grek i gatshem per te cvatur,
Por shyqyr qe me sa duket iku ajo kohe. Mblidh trurin se per lloqe qenke i vetmi.
Euro faktikisht eshte nje cope leter. Vleren asaj ja japim ne dhe vendet qe e kane adoptuar si nje mjet shkembimi me vlere, te rene dakord per te tille. Mireserdhe edhe ti ne klubin e budallenjeve. Me e bukura eshte ajo qe thote gjyshi, se Euro eshte nje cope leter e pranuar me vlere, e cila u jepet me qira nga institucione te erreta vendeve te BE-se. Eshte njelloj si FED-i ne Amerike i cili ka te drejten eksluzive te printoj Dollarin. Dhe Guess What. FED-i nuk ka lidhje dhe as nuk eshte pjese e administrates Amerikane, por funksionon si nje entitet privat i pavarur ku nuk ka te drejte te futet askush
turko suma motër q miri,duhet të ketë shkuar me pushime!!me siguri jo në greqi!!pavarsisht se është lirë!!do të shkojë atje ku ishte vitin e shkuar!!
vitin e kaluar kur u këthye nga pushimet e pyeta:
ku ishe sume??
tuqi-më tha!!
si gjithnjë,por paske qënë për punë dhe jo për pushime-i thashë
jo mor ti,nuk isha në greqi për punë,sa i trashë që je!isha në turqi me pushime-më tha!!
aha e kuptova,paske qënë për qef,por të paktën shqiptoi mirë fjalët herë tjetër!-i thash!!
hë mor ti,sa i vë re këto,se pata një aksident në gojë,por ska rëndësi se më shërohet shpejt!kam marrë antibiotikë të fortë kësaj rradhe-më tha
turkosume i kalofsh mirë pushimet dhe bythë të forta!!kujdes gojën kësaj rradhe!!do të na marrë malli por s’na plas ari!!
Agjetet e KGB.kane shume vite qe punojen per kete arritje ne greqi,
Kryeministri Cipras eshte I perzgjedhuri nga 11 personat,per kryeminister nga KGB,