Agjensia e Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe konfiskuara zbarkon në televizionin “Agon Channel” në pronësi të italianit të shpallur në kërkim Francesko Beketi.
ABC News ka mësuar se punonjës të kësaj agjencie, në kuadër të grupit të punës së krijuar së bashku me policinë, tatimet dhe prokurorinë kanë marr në administrim 60 % të aksioneve të televioznit Agon Channel.
Burimet thonë se me urdhër të Ministrit të Financave janë emëruar tre administrator nga Agjensia, të cilët kanë bërë edhe inventarizimin e pajisjeve të televizionit.
Sipas prokurorisë, janë mbajtur shënim çdo aparatur e gjetur brenda në television, mjetet e tjera për llogari të kësaj media, si dhe të gjitha borderot e hyrje-daljeve të kompanisë Agonset.
Burimet thonë, se referuar këtij procesverbali të inventarizimit, vlera e pajisjeve të cilat janë mbajtur shënim kap velrën e rreth 1.2 miliard lekë të reja.
Kjo shumë, sipas agjencisë së administrimit të këtyre pronave, është nxjerr nga një përllogaritje e thjeshtë, mbi bazën e çmimeve të referencës në treg të këtyre pajiseve.
Prokurorët thonë se vlera e pajisjeve të sekuestruara është shumë larg shumës që dyshohet se Francesko Beketi ka pastruar në Shqipëri.
Sipas materialeve hetimore, kompanit që drejtoheshin nga Bekheti dhe familjarët e tij, dyshohet se në Shqipëri kanë pastruar rreth 39 mln euro.
Burimet thonë se krahas inventarizimit të pajisjeve të këtij televizioni, administratorët e rinjë kanë kërkuar të gjithë borderot e hyrje-daljeve financiare të kompanisë Agonset.
Sipas akuzës, administratorët e rinjë do të bëjnë një studim në lidhje me të ardhurat dhe shpenzimet e televizionit dhe më pas do të vendosin se çfarë do të bëhet, pasi ende nuk dihet se cila do të jetë rruga që do ndjekin administratorët e agjencië në lidhje me shlyerjen e detyrimeve mujore ndaj punonjësve.
Jepini fund korrupsionit,informalitetit,vjedhjes,grabitjes…te ketij vendi dhe kthejini leket ne buxhet.Kjo duhet filluar qe nga viti 1991 per te gjitha institucionet dhe kuadrot qe kan drejtuar kete vend ne keto 25 vite..!
O gazetarë analfabetë. .. vendosni ë-të ku duhet dhe i hiqni ku s’duhet. A u dhjefsha universileshin…
keto jane goditje selektive..edhe lazarati ishte selektive sepse pas kesaj u ngrit laboratori ne Xibrake…u kapen me tonelata droge (cuditerisht vetem nga italianet sepse keta tanet kapin me kile???…dhe keshtu me radhe..pra kjo nuk eshte lufte e shtetit me keto fenomene por goditje selektive ..ngjan si lufte mes “bandave”per te zoteruar monopolet e tv,droges etj….
XHAXHA beketi ose BEREQETI, i boni paret e veta dhe te shokeve. I ka ardh rradha me ik. Dhe ne ikje duhet pak zhurme sa me la gojen qeveria dhe Sala.
Bekete, Bereqete te rinj jane ne ardhje e siper. Kjo eshte loja.
Vdekja e popullit, eshte gjaku qe i mban gjalle e tepron per BEketet. Vdekja e Beketeve nuk del, per ta ushqyer tere kete popull.
Populli mbetet viktima e perjeteshme.
Lavdi popullit te vdekur.
Aksion I mire I ndermare nga shteti por nuk e dime se sa do ti rezistoje rryshfetit dhe korrupsionit per te vazhduar me tej.
korupsjoni ne shqiperi ka filluar qe ne vitin 1971.ate here thuhej se punojem per popullin,me popullin;e verteta; popullit futi gishtin..
qe ne vitin 1971 kishte filluar vjedhje ne para nga njerezit qe drejtonin ne parti apo punonjes,qe punonin ne digastere te tregetise jashteme.Munesia per te vjedhur u jepej me lidhje dhe firmosje kontratash.nje vjedhje massive ne para,eshte ber nga drejtori i agro impeksit.drejtori i mineral impeksit,drejtori i makina impeksit e persona ne detyre te ministries tregetise jashteme e drejtore e specjaliste te ministrive,te gjithe keta vjedhjen e arrinin me specjalistet e ndermarrjeve te cilet i mashtronin duke ju dhene tagrin per te firmosur,Shiko: drejtorin,L.SH te asaj kohe se sa para ka vjedhur me kontratat me Lorencon e te tjere ne shitjen e bimeve Industriale ,parate i fuste ne emer te tij ne bankat gjermano perndimore.