EKSKLUZIVE/ Kandidatit të PD-së në Vlorë, Berisha i besoi ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë

18 Qershor 2015, 19:22Politika TEMA
EKSKLUZIVE/ Kandidatit të PD-së në Vlorë, Berisha i besoi

Genc Deromemaj është lidhje personale e kunatit të Lulzim Bashës dhe djalit të Berishës. Ai ka qenë nënkontraktor i papaguar i punimeve tek pallati i vjehrrit në Vlorë dhe më pas si shpërblim, iu dha ndërtimi i Xhamisë së Madhe në Tiranë, disa tendera për rikonstruksion kopshtesh e çerdhesh, si dhe një liçencë hidrocentrali.

Kandidati i Partisë Demokratike në Vlorë, Genc Deromemaj, është ndërtuesi në hije i familjes së Lulzim Bashës dhe është shpërblyer me leje dhe tendera nga Bashkia e Tiranës dhe qeveria e Berishës deri në ditën e tyre të fundit në pushtet.

Deromemaj, i cili është pronar i kompanisë “Ndërtuesi shpk”, ka përfituar një sërë tenderash nga Bashkia e Tiranës, siç janë rikonstruksione çerdhesh dhe kopshtesh, pasi ai më parë ka kontribuar në ndërtimin e kompleksit Jon në Vlorë, pronë e përbashkët e familjeve Basha-Berisha.

Deromemaj ka qenë në marrëdhënie nënkontraktore në ndërtimin e kompleksit dhe siç e pohojnë burime nga vet pronarët, ai nuk arriti të merrte para për punët e bëra dhe për këtë, u shpërblye me punë shtesë. Ai është parë rregullisht në seancat gjyqësore ndaj çështjes së këtij pallati, si dhe në disa seanca gjyqësore që lidheshin me kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.

Berisha prokuroi Genc Deromemaj si ndërtues të Xhamisë së Tiranës

Prova që Sali Berisha dhe djali i tij kishin borxhe ndaj Genc Deromemaj, ishte prokurimi i drejtpërdrejtë që Sali Berisha i bëri kompanisë “Ndërtuesi SHPK”, pronë e Genc Deromemaj për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Tiranë.

Historia e ndërtimit të Xhamisë së Madhe u kushtëzua me ndërtimin e një qendre biznesi krah saj, e lidhur me fije të shumta me familjen Berisha. Në aktin e tij të fundit si kryeministër, Berisha prokuroi drejtpërdrejt si ndërtues të Xhamisë së Madhe, Genc Deromemaj, edhe pse kompania është modeste dhe pa ndonjë histori të shquar në fushën e ndërtimeve për t’i besuar një objekt kaq të rëndësishëm.

Lidhja tregon detyrimet që familja Berisha kishte ndaj këtij ndërtuesi, si nënkontraktor i papaguar në kompleksin Jon në Vlorë.

Leja e ndërtimit, e dhënë me vendim të Këshillit Kombëtar të Rregullitmit të Territorit, firmosur nga kryeministri Berisha u dha bashkarisht si për projektin e Xhamisë, dhe për një qendër polifunksionale, e cila do të ndërtohej plot 3 kate nëntokë dhe 8 kate e lartë.

Në këtë leje ndërtimi, ku përshkruhen trualli, sipërfaqet e ndërtimit, edhe të dhënat teknike i bashkangjiten njëra-tjetrës. Më konkretisht thuhet se sipërfaqja e truallit e zënë nga struktura është 5233.38 metër/katrorë xhamia e Namazgjasë, plus 1543 godina polifunksionale.

Në lejen e ndërtimit përcaktohej se xhamia e Namazgjasë do të ndërtohet nga Komuniteti Mysliman, ndërsa godina polifunksionale do të ndërtohej nga kompania “Ndërtuesi SHPK” që përfaqësohet nga Genc dhe Abdul Deromemaj.

Dhuratë një hidrocentral, javën e fundit të pushtetit

Edhe pse Sali Berisha humbi pushtetin më 23 Qershor 2013, gjatë muajve të verës ai ka qenë i përqëndruar për të bërë nderet e fundit për ndërtuesin e familjes së tij.

Kështu, më 31 Korrik 2013, ndërkohë që ka qenë kryeministër dezhurn, qeveria e tij i ka dhënë licencë për hidrocentral kompanisë së Deromemaj.

Në njoftimin zyrtar thuhet; “Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE) njofton Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Ballenja Kompani”sh.p.k, dhe “Ndertuesi”sh.p.k.se oferta e paraqitur më datë 31. 07. 2013 në procedurën konkuruese për dhënien me koncesion të hidrocentraleve “Ballenjë”, shpallet fituese e kësaj procedure konkuruese.

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës fton Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Ballenja Kompani”sh.p.k, dhe “Ndertuesi”sh.p.k. , për fillimin e negocimeve të kontratës, e cila duhet të nënshkruhet brenda 30 ditëve nga dita e marrjes së këtij njoftimi. Ofertuesi duhet të paraqesë pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës para fillimit të negocimeve të kontratës, dokumentet e mëposhtme:”

Përfundimisht, Berisha ia ka firmosur hidrocentralin më 5 shtator, dy ditë para se të lëshonte zyrën.

Shpërblimi për kandidimin në Vlorë

Kandidimi i Genc Deromemaj në Vlorë është vendim i papritur dhe për degën e Vlorës. Dega e Partisë Demokratike në Vlorë ka kundërshtuar kandidimin dhe është çuditur për të. Vendimi është mbajtur sekret dhe emri është rekomanduar në minutat e fundit nga Lulzim Basha, duke shkaktuar tronditje tek dega e PD-së në Vlorë.

Deromemaj është çuar aty thjesht si një biznesmen i familjes Basha-Berisha, i cili ka qenë në prapavijë të punëve të tyre në sektorin e ndërtimit. Kandidimi synon të legjitimojë politikisht bashkëpunimin e tyre dhe për të formuar një klan real të Bashës në degën e PD-së në Vlorë, që kalon përmes “sarajeve” të tij në Ujë të Ftohtë. Më kandidimin e Deromemaj, Basha dhe Berisha synojnë të rivendosin në vend projektin e tyre për pallatin tek Uji i Ftohtë dhe të kenë nën kontroll ndërtimet në qytetin e Vlorës.

20 komente në “EKSKLUZIVE/ Kandidatit të PD-së në Vlorë, Berisha i besoi ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë”

  1. ruzhdia says:

    edhe pallatin e Lulushit ne vlore qe u rrezua me tritol ky e ndertoje, nuk e shlyen dot dhe si shperblim e vendosen kandidat per kryetar bashkie

    1. besnik says:

      Po normale qe do te vendosen sherbetoret e Saliut. Keshtu ka ndodhur gjithemone dhe keshtu do te ndodhe gjithemone ne PD, nuk ka nje kandidat te denje per te bashki. Ajo nxjerr vetem njerez kot per kandidat.

      1. Jani says:

        Ky nuk do te fitoje gje sepse panvaresisht ketyre skandaleve qe paskan dale per te, por qekur ka dale kandidat ai ka qene shume i dyshimte sepse asnje nuk arrinte qe ta shpejegonte se nga i gjeti gjithe ato leke. Per mua nuk ka rendesi qe cfare eshte ai per mua mjafton qe eshte nje emer i propozuar ne Saliu, mjafton per kaq qe te mos e votoj.

        1. Asimi says:

          Po ky paska qene me te vertete shume i mbuluar. Pupupupu cfare njerezish propozohen per kandidate per kryetar bashkie. Saliu e paska mbajt me qiqra kete tipin. Mire qe nuk e ka vene naj minister ne kohen qe ishte kryeminister sepse e paska pas shume perzemer.

          1. pando says:

            Mosss prapa me pinjollet e saliut do te merremi ne. Mos e votoni kete tipin sepse ky neser ska per te bere asnje pune dhe ka per ti sherbyer vetem Saliut. Nese doni qe ne Vlore te mos behet asnje pune dhe qe te ngele keshtu si eshte votoni per kete tipin.

            1. Olta says:

              I njejti avaz, Saliu vendos dhe Luli miraton. Keta jane per turp te zotit dhe nuk kane nje kandidat te denje qe te krenohen me te. Kane vendosur njerez qe ju kane sherbeyer tere kohen dhe qe bere cfare ju ka thene Saliu.

    2. klevis says:

      xhamia e namazgjase , kush e di se sa e sa ndertime te tji ka dhene saliu ketij, te gjithe kandidatet e pd-se jane pjella te shqup-it, qe e vetmja gje qe dine te bejne eshte vetem ta cojne cdo gje ne drejtimin e gabuar,prandaj nuk e meritojne te jene ne krye te nje bashkie

    3. plaku says:

      pra dhe ky paska qene ndertues i familjes se madhe te korrupsionit dhe te vjedhjeve te tendereva dhe te fondeve publike.keto gjera diheshin por tashem qe u vertetuan besoj dhe kam bindjen se do shkojne per procedim.keshtu jane mesuar te punoje shqupi dhe pd,me politiken e deshtimit dhe klientelizmit.pra a ja vlen qe te mendojme qe te votojme keta?besoj jo.

    4. ortjoni says:

      dhe si mund ti a japesh voten ketij kur e vetmaj gje qe do beje ky eshte se ne vlore cdo pune publike do e marri kompania e ketij ,sepse kjo eshte logjika e e vetme e ketij muhabeti.pra a duhet ta lejojme klientelizmin e ketij personi qe qenka pjese e madhe e familjes se korrupsionit berisha qe te jete kryetar bashkie?un besoj se jo.dhe qytetaret duhet te votojne masivisht majtas.

    5. te mjeret says:

      nqs do na duhet te mendohemi perseri per te votuar per pd dhe per shqupin nuk besoj se keto fakte jan gjera te mira dhe permtuese per punen e bashkise se vlores.pra ky do mbushi xhepat e veta,se kjo eshte rjedhja logjike e ketij fakti.pra me 21 qershor eshte mundesi e vetme per e zhdukur politiken dhe faren e keqe te politikes se ketyre te deshtuarve.

    6. artisti says:

      kjo eshte e vetmja politike e ketyre te mbushin xhepat e tyre dhe te mos punojne per qytetaret.deshtimi i tyre dhe pasurimi i xhepave te firamve te tyre te ndertimit.me 21 qershor ky deshtim do marre fund dhe njerizit do ja humbin shqupit dretjimin fare.njerzit duan pune per vete dhe sherbim dhe nuk duan klientelizma per te pasuruar xhepat shqupi dhe kandidatet e shqupit.

    7. artisti says:

      .me 21 qershor do marre fund dhe poklitika e vjeter e shqupit.kjo eshte e vetmja politike e ketyre te mbushin xhepat e tyre dhe te mos punojne per qytetaret.deshtimi i tyre dhe pasurimi i xhepave te firamve te tyre te ndertimit.me 21 qershor ky deshtim do marre fund dhe njerizit do ja humbin shqupit dretjimin fare.njerzit duan pune per vete dhe sherbim dhe nuk duan klientelizma per te pasuruar xhepat shqupi dhe kandidatet e shqupit.

    8. besmiri says:

      kete gje ka bere gjithmone shqupi,ka pasuruar xhepat e familrjave te tyre.dhe si mund ti a japesh voten ketij kur e vetmaj gje qe do beje ky eshte se ne vlore cdo pune publike do e marri kompania e ketij ,sepse kjo eshte logjika e e vetme e ketij muhabeti.pra a duhet ta lejojme klientelizmin e ketij personi qe qenka pjese e madhe e familjes se korrupsionit berisha qe te jete kryetar bashkie?un besoj se jo.dhe qytetaret duhet te votojne masivisht majtas.

    9. publiku says:

      por sigurisht qe kjo politik e shqupi na ka lene ne kete erresire.kjo eshte ish-qeveria e ketyre ku ne 8 vjet mire nuk kane bere asgje por kane ndenjur kot.dhe kur ja paska besuar xhamine ketij pse nuk ka hedhur asnje gure ky per ta ndertuar por vetem sa ka marre lejen dhe leket ka ndenjur kot.pra kjo eshte filozofia e tyre.dhe keta qe flasin per klientelizmat,keta i kane bere klientelizmat si gjera te rendomta duke i firmosur tenderat sikur nuk ka asgje te keqe.

    10. te mjeret says:

      politika qe na ofron shqupi dhe pd.nqs do na duhet te mendohemi perseri per te votuar per pd dhe per shqupin nuk besoj se keto fakte jan gjera te mira dhe permtuese per punen e bashkise se vlores.pra ky do mbushi xhepat e veta,se kjo eshte rjedhja logjike e ketij fakti.pra me 21 qershor eshte mundesi e vetme per e zhdukur politiken dhe faren e keqe te politikes se ketyre te deshtuarve.

  2. deti says:

    kjo eshte ish-qeveria e ketyre ku ne 8 vjet mire nuk kane bere asgje por kane ndenjur kot.dhe kur ja paska besuar xhamine ketij pse nuk ka hedhur asnje gure ky per ta ndertuar por vetem sa ka marre lejen dhe leket ka ndenjur kot.pra kjo eshte filozofia e tyre.dhe keta qe flasin per klientelizmat,keta i kane bere klientelizmat si gjera te rendomta duke i firmosur tenderat sikur nuk ka asgje te keqe.

  3. GAMORI says:

    Kulaket e Vlores te kapur per veshi nga sala lulushi dhe pd dhe Kulaket mendojne se i do sala dhe tropojanet keta jugore ????????????????????????????????????????????????????
    Ju marrte Lumi ju marrete ore kulake te mjere te Jugut , qe i besoni Ujkut dhe Cakallit vrases te 4000 Djemve tuaj te Vlores ne 1997!

    1. Hajvan qenke fare zotrote says:

      C’kulak mor gjytyrym? deromemajt jane familje deshmori.

  4. Popoja says:

    Ke harru edhe pastrimin e Tr

  5. toto u kurtu says:

    sa e mjere dhe qesharake eshte bere kjo pd.ja fali te gjithe pushtetin rames si qendrorin dhe vendorin.sa prapa qe jane me kete lloj ppolitike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje