Serbia akuzon Slloveninë dhe BE-në për arrestimin e Haradinajt

19 Qershor 2015, 13:32Rajoni TEMA

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq beson se arrestimi i ish-kryeministrit kosovar Ramush Haradinajt nga Sllovenia në bazë të një urdhër-arresti të vjetër të Serbisë është bërë për të shkaktuar probleme për qeverinë serbe gjatë bisedimeve të saj me Kosovën të ndërmjetësuara nga BE-ja, njofton agjencia dtt-net.

“Disa gjëra të çuditshme po ndodhin”, ka thënë Vuçic për mediat lokale duke komentuar arrestimin e Haradinajt në Slloveni të mërkurën.

Vuçic pyeti pse Haradinaj u arrestua pikërisht tani dhe jo më parë, kur ai kishte përdorur aeroportin e Lubjanës dhjetëra herë pavarësisht urdhër-arrestit nga Beogradi.

Kryeministri tha për Radion B92 se ish-komandanti i UÇK-së udhëtoi për të “50-ten herë”, duke përdorur të njëjtën pasaportë diplomatike në vendet e BE-së, “dhe tani u arrestua vetëm disa ditë para negociatave (Serbi-Kosovë) në Bruksel”.

Vuçic tha se në bisedimet e javës se ardhshme me homologun kosovar, Isa Mustafa, “do të ketë presion mbi Serbinë (nga BE)”, i bindur se rasti i arrestimit të Haradinajt është një rast i ri në listë nga ana e BE-së kundër Qeverisë serbe, transmeton kp.

“… Por ne jemi në gjendje t’i përballojmë disa ditë edhe më të vështira. Ne do të shkojmë në Bruksel për të arritur një marrëveshje, dhe nëse do ta arrijmë këtë, ne do të shohim, duhet vullnet nga të dy palët”, tha kryeministri serb.

Haradinaj u arrestua të mërkurën në aeroportin e Lubjanës në kthimin e tij në Kosovë nga Berlini.

Pasaporta e tij është konfiskuar dhe është në pritje të një vendimi përfundimtar nëse ai duhet të ekstradohet në Serbi apo të lirohet për t’u kthyer në Kosovë.

Qeveria sllovene ka premtuar se ish-kryeministri kosovar nuk do t’i dorëzohet autoriteteve të Beogradit, por do të lirohet.

11 komente në “Serbia akuzon Slloveninë dhe BE-në për arrestimin e Haradinajt”

  1. mali says:

    hahahaha.As Serbia vetë nk e dashka.

  2. Pelasgian says:

    kta jan ma te poshter se vet dreqi ….ska popull ma intrigus se shkijet

  3. sanalda says:

    Eshte serb porka tedrejte ne kete rast

  4. Uji i ftohte says:

    Sllovenet jane popull peder,serbet i njohim mire,Europa gjithmone ka qene lavire,…por dyshoj se gatimi i gjithe kesaj eshte bere ne Prishtine me amerikanet per shkaqe te shumta.

  5. kuq e zi says:

    serbia ka vdekur…
    kur leshohet nje flete arrestimi nderkombtar pritet qe cilido njeri te arrestohet dhe ti percillet shtetit qe ka leshuar kete flete arrestimi
    ndersa serbia nuk e don ramushin gje qe e cila bie ndesh me vullnetin e vete serbise
    pra kto fletearreste qe serbia ka leshuar per politikanet kosovar gjoja per ti skredituar po i kthehet ne bumerang per serbine

    1. kolaq dangëllia says:

      Jam në një mendje me ty “kuq e zi”.

  6. Z/Kallami says:

    Ju serbet as mish as peshk.Politika e juae asht bjeri ti bijme.
    Me keto arrestimet e hereshme bani politike per te ardhmen.
    Thacin nuk e lejoni te vizitoj zyrtarisht Beogradin per plane pune te nderthuruna me miratimin e nderkombetarve.
    Ndersa me arrestimin e Haradinajt justifikoheni se arrestimi iu ba ne baze te nji udheri te vjeter.Tue cfaqe shqetesime te bujshme.Teper te pakenaqur me politiken e BE.
    Nese duani te shkoni para largojini te vjetrat qe ju calojne politiken.

  7. taso kume says:

    JA çfare ndodhe kur çiraku behet me kopetente se ustai,tani Sllovenet po vine verdalle si pordha ne breke me nje urdher aresti te skaduar,ose kerkojne ndonje konçesjone nga SERBET.

  8. shqiptar says:

    e bejne vet amerikanet per presion qe ish ushtaret e Uck te firmosin per gjykaten spiacile ne kosove ku ajo gjykate do gjykoje Uck per krime amerikanet i cliruan amerikanet po ju a fusin prape nje mut dolen edhe amerikanet

  9. 75 na bashkoj kenga popullore says:

    as dreqi vet se mer vesht

  10. Z/Kallami says:

    Ne pergjigje te shqiptar.– 19 Qershor,2015 ne 3:31 pm

    Shqiperia ka zane miq nga se pandehte.Dhe cdo here i vlersonte ne ekstrem.Po citoj vetem per mikun e fundit qe ia vuni brylin se deshti ma shume parimet brangrenes se rrealitetin.I kritikoj se luajten pingponge me Niksonin(mos gabofsha):”Nuk do njohin kufij shtetesh ndihma qe do i vije Shqiperise ne rast rrezik lufte”,etj,etj.Nuk ka ma qesharake se kjo hapje bythesh. Sot Shqiperia ka ra ne mik pa dashje dhe ka nji te mire se e kuptoj shpejt.Se,ky miku asht i vertet rreal ne mbeshtetje te popullit Shqiptare dhe nuk duhet largue prej Amerikes per jete te jetes.Te gjithe te tjeret na kane ba fresk.Amerika ka nderhy me forca ushtarake ne mbrojtje te Shqipetarve,shqiperise.Sot perseri kontribon ne favor te shtetit te Shqiptarve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje