Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi përshëndeti vendimin e kryeministrit Aleksandar Vuçiç për të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore më 11 korrik në Srebrenicë, nëse do të jetë i ftuar.
”Vendimi i Vuçiçit tregon vendosmërinë e tij në procesin e pajtimit në rajon si edhe vendosmërinë e Serbisë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë së bashku me fqinjët e saj”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç u shpreh dje i gatshëm për të shkuar në Srebrenicë për të bërë homazhe për viktimat e pafajshme të masakrës më të rëndë në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore, që drejtësia ndërkombëtare e cilëson si gjenocid.
“Jam i gatshëm të përulem dhe të bëj homazhe për viktimat e pafajshme të Srebrenicës në Bosnjen Lindore, masakruar nga forcat serbo-boshnjake në korrik të vitit 1995”, deklaroi Vuçiç në një konferencë shtypi.
Vuçiç nuk do të jetë zyrtari i parë i lartë serb që shkon në Srebrenicë.
Në vitin 2010, presidenti serb i asaj kohe, proevropiani Boris Tadiç zhvilloi një vizitë në Srebrenicë për të bërë homazhe për rreth 8 000 burrat dhe djemtë myslimanë të vrarë pak para fundit të luftës ndërkomunitare në vitet 1992-1995.
“Ne, serbët, duhet më shumë se të gjithë popujt e tjerë të tregojmë se ne respektojmë dhimbjen dhe vuajtjen e të tjerëve dhe të tregojmë mirëkuptim për urrejtjen që kanë për ne ata që kanë kaluar ferrin në Srebrenicë”, shtoi Vuçiç.
“Ne duhet të jetojmë në paqe (…) nëse ju më pranoni mua dhe me dorë të shtrirë, jam i gatshëm për të ardhur në Srebrenicë më 11 korrik me rastin e 20-vjetorit të masakrës”, shtoi ai duke iu drejtuar myslimanëve boshnjakë
Me duket se dhe ky Vuçiç bie ere Europe. Te shohim se kur digjesh nga qulli, i fryn kosit.
Ueh,ky ishte tmerri,nga disa informacione thuhet qe mbrenda dy diteve jan shuar nga jeta afro 13000 njerz te pafajshem.
Ky ishte turpi i Europes.Duhet patjeter nje Dejton-2,dhe do te ndodhe -,qe te pranohet edhe nderkombtarisht Gjenocidi mbi muslimanet boshnjak,
dhe te zhvleftesohet Republika Srpska.
Vici ka qene i detyruar ta pranoje qe ne Bosnje eshte bere masaker ndaj popullsise myslymane, prej diplomacise perendimore.
Veshtire ta pranojne qe kane bere genocide ndaj popullsise kosovare. Serbet nacionaliste po vjellin vrere ndaj vete Vucic per kete hap. Akoma nuk e kuptojne qe ylli i tyre perendoi. Akoma shpresojne ta marrin Kosoven mbrapsht, gje qe nuk do ndodhi kurre.
Vucic ka rritur lartesine e fluturimit.
Falja per Srebenicen asht heqja dore ne pretendimet per Kosoven.Ne te kunderten Serbet te zane ngusht perdorin lajkat politike.
Kam rastisur te kaloj neper Bosnja dhe He.,fshatra te boshatisura dhe te shkatrruara deri me themele,pa asnje banor.
Nje popullat aq e vogel prej rreth 2000000 banoreve te kaloje me 300000 te vrare dhe 50000 femra te dhunuara, vertet eshte nje tragjedi
me permasa katastrofale.
-Nje fat te tille te dhimbshem ,pata dhe un!!
As nuk pranohet sjellja e askend kaq hipokrite ndaj bosnjes period!
Nga forcat “serbo-boshnjake”. Shume i penduar qenka ky skuth.
Ai,mendoj une,eshte nje lider modern dhe larg doktrines serbe tebrutalitetit.Bravo,ato pranojne apo jo ky diti t’ua lere kopilin ne dere ashtu sic na e la edhe neve.te gjithe ne europe po mendojne ndryshe per “serbin e gjate”(se te gjate e kemi edhe ne por nuk i duhet as dreqit gja).Bravo edhe njehere se kjo bie ere te mire jokonfliktuale por paqedashese.Fundja boll ma…..
Udheheqesit e medhenj evropiane dhe qe duan popullin e tyre, njohin faljen dhe dijne te falin. Bravo Vuçiç ndihmo ne vendosjen e paqes dhe kurimin e dhimbjes qe shkaktoi lufta vllavrasese ndemjet sllaveve te jugut dhe popujve te ballkanit.