“Në kutinë 720 të Komunës Kolsh janë gjetur 40 fletë votimi mbi numrin e njerëzve që kanë marrë pjesë në votime. Sigurisht që kjo është një gjë shumë e rëndë që ka ndodhur, është një cënim i procesit zgjedhor.
Është një deformim i votës së qytetarëve. Dua t’ju njoftoj që ne do të bëjmë padi në Prokurori për të 7 komisionerët, të PS, të LSI apo të PD dhe i ftoj edhe kolegëte PD-së që ta bëjnë edhe ata të njëjtën gjë. Sepse mendoj se ne duhet t’i japim fund procesit të deformimit të votës që i bëjmë qytetarëve.”
Kështu u shpreh deputetja e LSI Monika Kryemadhi, e cila ka ndjekur procesin e numërimit të votave në Bashkinë e Lezhës.
Ju si po e ndiqni procesin e numërimit të votave në Lezhë?
Unë po e ndjek numërimin nga zyra e shtabit, e cila funksionon edhe përmes një softueri ku hedhim të dhënat dhe nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejt me KZAZ-të, qendrat dhe me organet e drejtësisë. Stafi do të bëjë denoncimin në Prokurori, sepse sot është ditë e hënë dhe normalisht të gjitha zyrat janë të hapura. Mendoj se duhen bërë disa shembuj të mirë që të marrë fund një herë e përgjithmonë cenimi i procesit të votimit.
Pra do t’i shkoni deri në fund?
Nuk kam dyshimin më të vogël që do t’i shkojmë deri në fund dhe mendoj se ka ardhur koha që shqiptarët të jenë të vetëdijshëm dhe europianë dhe të jenë të vetëdijshëm evropianë edhe në këtë proces zgjedhor dhe jo vetëm nëtë veshur.
Ju keni qenë gjatë gjithë kohës e vëmendshme dhe keni denoncuar edhe raste. Por përveç këtij, a ka pasur raste të tjera apo tension?
Jo, tension nuk ka pasur. Surpriza ka pasur faktikisht me thënë të drejtën, por surprizat po fillojnë të verifikohen se çfarë ka ndodhur. Ndërkohë u është thënë të gjithë numëruesve tanë dhe përfaqësuesve tanë në KZAZ që të jenë shumë të vëmendshëm për mosbllokimin e procesit zgjedhor, por për verifikimin e çdo parregullsie, sepse është shumë e rëndë që në një kuti votimi të gjenden 40 fletë votimi mbi numrin e zgjedhësve. 40 fletë votimi nuk është gabim njerëzor, por është një dorë e fshehtë që i ka futur.
Ky eshte fillimi i Fundit te lesheli-se !!! Shqiptaret me vote,po bejne ate qe ben kirurgu me bisturi— po heqin tumorin LSI nga trupi i drobitur i Shqiperise !!! I humbe te gjitha bastet,Mero djali,u investove pa u kursyer qe me Bazhdarin e me rradhe. Shqiptaret nuk jane budallenj !!! Sado te lodhur, enuhasin nga larg aromen mbytese te Rilindjes se Diktature!!! Nuk kane ndermend te kthehen perseri atje!!! Per asnje arsye dhe asnje cmim !!!…
EEE , KU TA MARRESH TE DEMTOHET LSI-ja POR ME SHUME KEQARDHJE TA THEM QE DO DYFISHOHET KETE HERE. DO KETE ME SHUME SE 20% TE VOTAVE NE RANG KOMBETAR
“Dua t’ju njoftoj që ne do të bëjmë padi në Prokurori për të 7 komisionerët, të PS, të LSI apo të PD dhe i ftoj edhe kolegëte PD-së që ta bëjnë edhe ata të njëjtën gjë. Sepse mendoj se ne duhet t’i japim fund procesit të deformimit të votës që i bëjmë qytetarëve.””
pavarsisht se kush është kjo,në këtë rast ka të drejtë!!
jo vetëm kaq por kjo nismë duhet të këthehet në realitet!!kjo është një nismë politike,por që në fakt është një detyrë e prokurorisë!!në një rast të tillë nuk duhet të jetë politika që duhet të bëjë denoncimin por thjeshtë prokuroria duhet të fillojë menjëherë hetimet!!duket qartë se është bërë një mashtrim!!
kush e ka bërë të përgjigjet për të!!normalisht është një bashkpunim se është e pamundur që vetëm njëri nga komisionerët ta bëjë pa e ditur të paktën dhe një tjetër!!në mos të tre së bashku!!
Kjo buce e degjeneruar eshte prokurore apo nje cope mut deputeteje me vota te vjedhura e te blera? C’pune ka kjo me padite ligjore, ate duhet ta beje prokuroria?
Dhe ne qofte se ka manipulime atehere prokuroria te veproje pa ngurrim. Vetem kjo buce e ulet ta mbylli sqepin se kjo dhe i shoqi nuk kane lene poshtersi pa bere sa i perket fushatave elektorale.