Këlcyrë, kandidati i PD bllokon numërimin. Nuk pranon rezultatet

22 Qershor 2015, 12:40Politika TEMA
Këlcyrë, kandidati i PD bllokon numërimin. Nuk pranon rezultatet

Klement Ndoni

Bujar Fezga

Kandidati i Partisë Demokratike në Këlcyrë, Bujar Fezga, ka bllokuar procesin e numërimit, kur janë ende dhe pesë kuti për t’u numuruar, të cilat e projektojnë atë humbës.

Shkak për bllokimin është bërë fakti që në një kuti janë gjetur 31 fletë vetëm me një vulë, nga dy vula që duhen, çka është një pakujdesi administrative në një qendër votimi në Sukë.

Ky defekt u konstatua qysh gjatë votimit ditën e dielë dhe KZAZ urdhëroi vazhdimin e votimit.

Kur ngelen ende dhe katër kuti dhe kur kandidati Klement Ndoni udhëheq rezultatin, komisionerët e opozitës kanë bllokuar procesin dhe kërkohet ndërhyrje nga KQZ për të vazhduar më tej.

 

2 komente në “Këlcyrë, kandidati i PD bllokon numërimin. Nuk pranon rezultatet”

  1. erald says:

    z.Baze gjate gjithe fushates ke mbajtur krahun e z.Ndoni ! perderisa ligji kerkon 2 vula ne fleten e votimit atehere ne rast te kundert ato quhen te paflevshme. Po ne rast se keto flete votimi do te ishin per z.Fezga cfare qendrimi do te mbaje ti ?! Dhe sa per dijeni kutite qe ende nuk jane hapur ka me shume shanse sipas te gjitha statistikave te nxjerrin fitues z.Fezga .Ke bere gabim duke u perpjekur te besh ndasi fetare ne Kelcyre.Duke qene se je nga fshati i kandidatit Ndoni mos mashtro lexuesin e gazetes tuaj !

  2. Landi says:

    Suksese… NDONI..kur humbasin keshtu bejne te tjerer..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje