Hasi dhe Përmeti, dy surprizat e zgjedhjeve të 21 qershorit

22 Qershor 2015, 12:15Politika TEMA

Dy ekstremet gjeografike dhe elektorale të Shqipërisë japin surprizën e deritanishme në zgjedhjet për pushtetin vendor duke ofruar përmbysje të jashtëzakonshme të rezultateve të vitit 2013.

Adem Lala, ish ushtarak dhe ish kryetar i komunës Golaj në rrethin e Hasit do të drejtojë bashkinë e re Has në emër të Partisë Socialiste pasi mposhti me rezultat të thellë konkurrentin demokrat Elez Macci, në një përbysje zgjedhore të papritur. Lala, 48 vjecc, fitoi 53 për qind të votave të bashkisë së re. Rezultatet për votimin për partitë politike nuk qenë ende të disponueshme deri në orën 10 të 22 qershorit 2015.

Në bashkinë e re të Hasit, e cila përbëhet nga të gjitha njësitë vendore të Rrethit Has, të dielën votuan 9,202 qytetarë me pjesëmarrje 60.6 për qind. Rezultati sugjeron përmbysje dhe kalim të votave nga e djathta te e majta në krahasim me vitin 2013. Partia Demokratike me aleatin e vet historik, Partinë Republikane, patën fituar 54 për qind të votave në zgjedhjet e vitit 2013 në krahasim me 38 për qind të votave që patën fituar PS dhe LSI së bashku.

Në një intervistë për BIRN para zgjedhjeve, Lala pati thënë se shpresonte se mirëmenaxhimi i burimeve natyrore të Hasit do të mundësonte krijimin e vendeve të punës në këtë bashki,

Surpriza e dytë e madhe qe në Përmet, një zonë e konsideruar historikisht si thellësisht e majtë, ku Partia Socialiste i humbi zgjedhjet me kandidatin e saj Gilberto Jaçe dhe i humbi me rezultat shumë të thellë. Kandidati demokrat Niko Shupuli, një inxhinjer elektronik, rezulton se mori 60 për qind të votave deri në orën 10 të mëngjesit me 83 për qind të votave të numëruara. Në një intervistë para zgjedhjeve për BIRN, Shupuli deklaroi se e mendon të ardhmen e krahinës së Përmetit te agroturizmi dhe turizmi i natyrës.

16 komente në “Hasi dhe Përmeti, dy surprizat e zgjedhjeve të 21 qershorit”

  1. qytetar says:

    Nuk ka surprize as Hasi as Permeti. Me ndarjen e re Permetit u shtuan komuna te djathta,kurse Hasi edhe ne 2011 i majte ka qene.

    1. Medo Baze, Te Lutem si koleg qe mos u influenco nga BIRN qe financohet nga Shkelzen Berisha (nepermjet nje kushuririt te tij qe jeton ne Itali prej vitesh, por qe eshte mjafte aktiv per pune te “pista”) dhe ka disa elemente mjafte mashtrues dhe aspak profesioniste ne gjirin e saj. Ne Itali ka disa kohe qe Policia nepermjet sektorit te saj special te investigimit ROS, po heton dhe seshpejti do degjosh cfare “Prodhon” ky BIRN dhe cfare financash e emra ka nga pas.

  2. coli says:

    U uroj te keni bere zgjedhjen e duhur ta gezoni ta kujtoni!

  3. Gilberto says:

    Dmth qe Vladimir Kosta paska patur te drejte.

    1. arber says:

      Dmth Llaqi Kosta u be njesh me Janullatosin dhe mundi ate qe u prishi Kishen ne Permet

      1. Endi says:

        Llaqi satomrrespekt per emrat ordiner

      2. Sulltan says:

        Ti qenke idiot fare. Po c’lidhje ka kisha mor ruc, e majta humbi per shkak te perfaqesuesit e pike. Nuk ishte vetem Ladi por te gjithe strukturat e Ps-se dhe vete simpatizantet kunder Gilbertos. Por nderhyrja e Arben Ahmetajt ishte aq e forte sa tundi themelet e PS-se ne Permet. Arbeni kishte hall tjeter se nuk i rruhej as per Gilberton e as per socialistet e Permetit. Arbeni donte nepermjet Gilit te rregullonte njerezit e tij ne investime. Dhe e nisi me firmen e te vellait per riveshjen e rruges Kelcyre -Permet. I uroj Nikos suksese dhe po aq kandidatit te PS ne Kelcyre fitore. Te dy djem te mire, nga familje te mira dhe te ndershme. Vleresoj banoret e Permetit per pjekurine e tyre politike dhe demokratike…. Rama te mos bej gabim ta ndeshkoj kkete zgjedhje te qytetareve me kercenimin e ujit te pijshem, sepse zgjedhjet e pergjithshme jane ne dere dhe shume vota te tjera te majta ne gjithe Shqiperine do ti kalojne kandidateve apo partive te reja….

  4. eleminiatori says:

    Kshu eshte kur ne permet ve njerez te papergjegjshem dhe puneson njerez ordiner dhe narkomane si Bled trafikanti.Ta gezoni kryetarin e ri permetare ?

  5. latif says:

    Nuk ka mbaruar per inxhinier elektronik por thote se ka mbaruar per jurist ne Gerqi.

  6. beni says:

    Surprize !!! Pse ???? Zt. Rama ishte paralajmeruar me kohe nga Zt. Kosta. Por keshtu do te ndodhe ne cdo rast kur Rama nuk degjon dhe merr mendjen e Ahmetajt dhe banditeve qe i rrijne rrotull Benit

  7. Fushe e bardhe says:

    Po e vure me kishen dhe perendine kete fat do kesh Gilberto mavria.

  8. Albani says:

    Keto zgjedhje jane edhe nje here goditje per politikat Berishjane,njerezit duan pune dhe jo broçkulla antikomuniste qe flet ky komunist ,PDja do drjtim te ri vision te ri

  9. Albani says:

    Permeti para Gilbertos votoi djathtas por ai kanidad m kominoi ishte shemtia me e keqe .Shpresoj sh te N Shupuli I uroj suksese

  10. socialisti Mk says:

    Po pse Mallakastra si ju duket?!!! Edi Rama te mari masa sepse deputeti Pirro Lutaj dhe kreret e Ps shiten Mallakastren te PD. Mosperfillja dy-vjeçare e pushtetit ndaj popullit dhe socialisteve te Mallakastres solli kete rezultat…

  11. BERISHA LARGOHU, KURSE POPULLI DO TE BENTE KRIM TE RIKTHEJE BERISHEN DHE BASHEN NE PUSHTET. says:

    Njerezit qe votuan PD-ne, treguan se jane injorant qe jane mesuar me hunin e Sales dhe sharlatizmin e opozites kriminale.

  12. temujin says:

    Bo bo…fashisto-zogistat e moren Permetin…vate dhe kongresi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje