PD fiton me vështirësi në Tropojë, humbet mijëra vota

22 Qershor 2015, 13:20Politika TEMA

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e re Tropojë Besnik Dushaj fiton me diferencë të vogël zgjedhjet, në të cilat, e djathta ka humbur mijëra vota në krahasim me vitin 2013 në bastionin e vet.

Bashkia e re Tropojë do të qeveriset përgjatë katër viteve të ardhëshme nga kandidati i të djathtës Besnik Dushaj, por fitorja e tij rezultoi me një diferencë shumë më të vogël se sa fitorja e të djathtës në zgjedhjet e vitit 2013 në këtë bastion demokrat.

Pas numërimit të të gjitha votave të zgjedhjeve të së dielës, Besnik Dushaj rezultoi me 5,810 vota, ose fitues me afro 52 për qind. Por Dushaj rezulton se ka marrë 2 mijë vota më pak se sa patën marrë PD dhe PR në zgjedhjet e vitit 2013.

Kundërshtari i tij, Rexhë Byberi, i cili kandidonte në emër të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, arriti të marrë afro 5 mijë vota, mbi 2 mijë vota më shumë nga sa patën marrë më 2013 Partia Socialiste dhe Partia Lëvizja Socialiste për Integrim në vitin 2013.

Bashkia e re Tropojë përbëhet nga komunat që janë pjesë e Rrethit Tropojë.

 

3 komente në “PD fiton me vështirësi në Tropojë, humbet mijëra vota”

  1. XXX says:

    Keta akoma votojne per Saliun…..edhe pse ka 20 vjet qe nuk ka fytyre me shkel ne Tropoje.

  2. coli says:

    Cobani i dhive besniki i pdese fitoj ndaj traktoristit rexh i lsise brvo gjelosh!

  3. Erind hykaj says:

    Komenti me i qelluar deri tani.Fiks

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje