Numërimi i votave për Këshillat Bashkiakë/ PS-LSI 400 mijë vota deri tani, PD 170 mijë

24 Qershor 2015, 09:37Politika TEMA

Me procesin e numërimit të votave për kandidatë thuajse në fund, tashmë vëmendja zhvendoset tek vota partiake, e cila do të përcaktojë edhe përbërjen e këshillave bashkiakë në 61 njësitë e reja vendore.

Nga të dhënat e përpunuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në orën 08:00, rezulton se në 3257 qendra votimi, nga 5301 në total, Partia Socialiste kryeson, duke kaluar 250 mijë vota.

Partia Demokratike, e cila në kutitë e para të hapura për kryebashkiakë ishte kokë më kokë me LSI-në, ka konsoliduar vendin e dytë me 174 mijë vota, ndjekur nga LSI me 150 mijë vota.

Partia e katërt është PDIU, e cila deri më tani ka siguruar 37 mijë vota, 7 mijë më shumë se Partia Republikane, që ka marrë 30 mijë vota.

Rezultati ndryshon në bazë të numërimit të kutive për këshillat bashkiakë

27. Maliq, PS merr kryetarin dhe forcë e parë politike, PD e dyta, LSI e treta

26.Korçë, PS merr kryetarin dhe forcë e parë politike, PD e dyta, LSI e treta

25.Kolonjë,LSI merr kryetarin, PS forcë e parë politike, PD e dyta, LSI e treta

24.Tepelenë, PS merr kryetarin dhe forcë e parë politike, LSI e dyta, PD e treta

23.Përmet, PD merr kryetarin, LSI forcë e parë politike, PS e dyta, e treta PD

22.Memaliaj, PS merr kryetarin, LSI forcë e parë politike,  e dyta PS, PD e treta

21.Libohovë, PS merr kryetarin dhe forcë e parë politike, PD e dyta,  LSI e treta

20.Këlcyrë, PS merr kryetarin, forcë e parë LSI,  e dyta PS, e treta PR

19.Rroskovec, PS merr kryetarin dhe forcë e parë politike, PD e dyta, LSI e treta

18.Mallakastër, PD merr kryetarin por forcë e parë PS, LSI e dyta, PD e treta

17.Librazhd, PS merr kryetarin dhe forcë e parë politike,  LSI e dyta, PD e treta

16.Cërrik, LSI merr kryetarin, PS forcë e parë, e dyta LSI, PD e treta

15.Belsh, PS merr kryetarin dhe forcë politike, e dyta LSI, PD e treta

14.Poliçan, LSI merr kryetarin, PS forcë e parë, LSI e dyta, e treta PD

13.Pukë, PS merr kryetarin, forcë e parë LSI, PKD e dyta, PD e treta

12.Vlorë, PS merr kryetarin dhe forcë e parë politike, e dyta PD, LSI e treta

11.Selenicë, PD merr kryetarin, PS forcë e parë, e dyta PD, LSI e treta

10.Finiq, kryetarin e merr MEGA, por dhe forcë e parë, e dyta PBDNJ, PS e treta

9.Konispol, PS merr kryetarin por del dhe forcë e parë, PD e dyta, LSI e treta

 6.Skrapar, LSI forcë e parë politike, fiton 10 këshilltarë, PS 3, PD 1, PR 1

7.LSI forcë e parë në Dropull me 2392 vota, PS e fundit me 700 vota

6.Pustec, Aleanca Maqedonase për Integrim Europian, forcë e parë politike

5.LSI forcë e parë edhe në Klos, PD e dytë, PS e tretë

4.Delvinë LSI forcë e parë politike, PS e dytë, PDIU e tretë

3.LSI në Mirditë forcë e parë politike, PS e dytë, PD e tretë

2.Hasi me kryetar bashkie të majtë, por PD del forcë e parë

1.Tropojë, PD merr kryetarin por del dhe forcë e parë

3 komente në “Numërimi i votave për Këshillat Bashkiakë/ PS-LSI 400 mijë vota deri tani, PD 170 mijë”

  1. tekniku says:

    Kjo LSI po behet shume frymezuese per shqiptaret…
    Kot shpresojme per shtet per shqiptaret e ndershem – Rama i mbushi breket dje, dhe nxorri Erin dhe Gjushin ti lepiheshin Metes. Ishte shume trishtuese, sidomos po te kesh parasysh qe ka tere te drejten te thoje qe votuesit e tij nuk jane skllever;e per me teper ajo qe po luan piset prej shume vitesh eshte LSI, dhe kjo do duket nga votat per keshill.
    Me ben kurioz fakti se me cfare guximi apo mbeshtetje politike do i beje betejat me drejtesine, apo do siguroje liri e drejtesi ekonomike per shqiptaret?! Me duket se ky lloshi qenka nje tiger letre, e thjeshte do u haje kohe te vyer shqiptareve qe shpresojne sherim, nderkohe qe banda e Metes forcon pozitat e pa shqetesuar.

  2. ad says:

    PSE NUK I JEPNI ME % PS,PD LSI?

    PSE???????????????????

    PSE KENI FRIKE NGA E VERTETA?????

    E VERTETA E MADHE ESHTE SE NE KETO ZGJEDHJE HUMBESIT E MEDHENJ JANE PS,PD!!!!!!!!!!!!!

  3. Kritizeri says:

    Ju lutem Tema mos jepni me lajme me shifra se zbulohet genjeshtra e Kallamit pastaj.Ne 60% te kutive aleanca e Kallamit ka marre vetem 400 mije vota dhe si veshtire te arrije ne 1 milion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje