Përleshje mes militantëve në Malësinë e Madhe. Kutitë do të numërohen në KQZ

24 Qershor 2015, 08:53Politika TEMA

Procesi i numërimit të votave në Malësinë e Madhe, një nga dy bashkitë ku ende nuk kemi një rezultat final, është ndërprerë për shkak të përleshjeve mes militantëve të partive politike.

Bëhet e ditur se përleshja fizike mes militantëve ka nisur në momentin kur numëruesit kanë dalë jashtë për 30 minuta pushim, raporton TCH.

Rreth 20 forca policie janë munduar të qetësojnë situatën, ndërsa menjëherë kanë mbërritur edhe forcat speciale, si edhe drejtues të policisë së Shkodrës. Partia Demokratike akuzon militantët e PS-së se kanë goditur me grushta kryetarin lokal të demokratëve.

Pavarësisht shtimit të forcave të policisë situata mbeti e tensionuar dhe KZAZ numër një e kësaj bashkia mori vendimin që kutitë e mbetura të numërohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në këtë bashki janë numëruar 52 nga 79 kuti dhe kandidati i aleancës së majtë, Tonin Marinaj, ka marrë 7104 vota, ndërsa rivali i tij, kandidati i APPD, Anton Kokaj ka marrë 6014 vota.

Ndërkohë në Shkodër kanë mbetur edhe 3 kutitë e fundit dhe kandidatja e APPD, Voltana Ademi kryeson me rreth 11 mijë vota ndaj Keti Bazhdarit të ASHE.

6 komente në “Përleshje mes militantëve në Malësinë e Madhe. Kutitë do të numërohen në KQZ”

  1. diferenca says:

    si do dallojne keta qe jame nga shpella? ja me keto veprime!

    1. Fredi says:

      kam nje propzim per t’i ndryshuar emrin ketij qyteti, le t’ia vene qyteti TOM DOSHI.

      1. gimi says:

        Miku im fredi harrove edhe Paulinin, super intelektualin e shkodres, dhe turpin e malesise.

    2. WEB says:

      Posi !kemi qyteterimin lazaratas qe sot e beri fora ,keta ta pakten pervec ndonje grushti nuk vune duart ne brez

  2. coli says:

    nuk ecet me vota te vjedhura e rromuje po beni interesantin!

  3. 75 na bashkoj kenga popullore says:

    ca zot racet dot jena zot gjinsh insanash 25 vjet tu deformua voten e popullit po numronjeni mor zot voten ashtu sic asht o medet per at ven.di njerz te vertet ne zgjedhjet e vitit 96 komisjoner pa interes partiak kan rrezikua jeten e tyre dhe familjes duke mbrojtur voten e popullit me gjoks me mish e me shpirt prej cubave e shkerdhatave degjinerum.per fat te keq te vendit cobanat e vertet kan ik te gjith dhe normal qe kemi mbetur en goj te ujkut.faji i cobanit e jo i ujkut sepse ksaj i thojn ik byth se te dhiva.djadhi i tmerrshem en kyt vend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje