Deputeti rus: Bojkot të Coca-Colas dhe Pepsit. Sponsora të politikës antiruse

28 Qershor 2015, 11:21Bota TEMA

Një deputet rus kërkoi ndalimin e pijeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Coca-Cola dhe Pepsi, si një kundërmasë të sanksioneve të vendosura nga vendet perëndimore.

Igor Zotov, deputet në Duma, Dhoma e Ulët e parlamentit rus, bëri thirrje për të bojkotuar Coca Colan dhe Pepsin duke pretenduar se këta dy gjigantë të ekonomisë janë sponsorët kryesorë të politikanëve antiruse.

Ai gjithashtu konsideron se një vendim i tillë i autoriteteve ruse do të nxiste prodhuesit vendas të pijeve joalkoolike.

“Si propozim të kundërsanksioneve të qeverisë ruse, sugjerojmë kufizimin e importit të produkteve Coca Cola dhe Pepsi, të cilat në mënyrë aktive mbështesin sanksionet kundër Rusisë”, tha Zotov në një letër drejtuar kryeministrit rus, Dmitri Medvedev.

Ai theksoi edhe se, sipas informacioneve në dispozicion, lëngjet e lartpërmendura janë shumë të dëmshme për shëndetin e njeriut./

10 komente në “Deputeti rus: Bojkot të Coca-Colas dhe Pepsit. Sponsora të politikës antiruse”

  1. zaho says:

    o rus pa ju bota do te ishte me umane dini te prodhoni vetem arme ku shkeli kemba juaj vetem varferi dhe emigrim

    1. armand says:

      Deputeti do bente me mire te publikonte listen e “ruseve te rinj” qe kane blere aksionet e C-Coles dhe pepsit.

  2. Dean says:

    Edhe…….?!
    C’a ka te bej kjo me Shqiperine?Pak kena budlliqet tona,por do merremi edhe me ato te rusve?

  3. Argita_B says:

    Eshte shume e vertete ses pije freskuese si Coca Cola apo Pepsi jane te demshme per shendetin po do te thoja shume me pak te demshme se Vodka qe ruset e kane pije tradicionale. Qe ruset bojkotoj’e pijet amerikane kjo nuk ka snje gje shokuese pasi fundi fundit dhe amerikaet kane vene sanksione per prodhimet ruse. Po kjo nuk i jep te drejten deputeteve ruse qe te manipulojne popullin ruset duke nxjerre si pretekst se Pepsi eshte i demshem per shendetin, nese nisen nga keto principe dashamirese per shendetin publik le te bojkotojne dhe vodken.

  4. 28062015 says:

    edhe enveri e ndaloi, po sa do qe pinim aranxhata tek keto e kishim mendjen.

  5. elton says:

    Argita, te duket Pepsi dhe CoCa si pije te mira per shendetin?

    1. Argita_B says:

      Me duket se e shpreha qarte, nese duhet te fillojne te bojkotojne pije per nga niveli i demshmerisë, kjo duhet bere se pari nga vodka. Te duken me te demeshme se vodka ty elton?

  6. mira says:

    Popull dele
    Mesoni se coca cola dhe pepsi jane te demshme si dhe kufizimi tyre patjeter stimulon rritjen e produktit vendas
    Kaq per sot

  7. Z/Kallami says:

    Ne fund autori i shpikjes se armes Ruse qe mban emrin Kallashnikov.Bani autokritik ne vitet e fundit te jetes se vet,para vdekjes.Ta dija se kjo arme do perhapesh kaq shume dhe do sillte kaq viktima kurr nuk do e krijoja.Keshtuqe Coca Cola dhe Pepsi jane apo nuk jane te dameshme.Pak rendesi ka.Ato jane pije te perferueme ne gjithe globin.Dhe me nji stazh prodhim ne shume vite e vite.Nese do ishin te dameshme shteti Amerikan do e bllokonte ne krijes kete lloje pije freskuese.
    Di te them qe Aranxhatat shqiptare ishin mjaft te shijshme.Une do kisha deshire ti joshja shijen e tyre.

  8. goja llap e shpina dap says:

    Bo boooo. Sa hipokrite komentojne ketu.
    Ose jane deficient.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje