SHBA iu trembet pasojave gjeopolitike, në qoftë se Greqia del nga Eurozona

1 Korrik 2015, 08:58Bota TEMA

Presidenti i SHBA, Barack Obama, në bisedat telefonike me kryetarët e qeverive franceze dhe gjermane Hollande dhe Merkel, vuri në dukje rëndësinë, që ka mbajtja e Greqisë në zonën e euros.

Nëse Greqia këtë javë nuk do të jetë në gjendje të paguajë, sipas shumicës së llogaritjeve, nuk do ta dëmtojë ekonominë amerikane nuk është shumë e vështirë për të përmbushur. Megjithatë Dow Jones ka rënë në fillim të kësaj jave me dy për qind. Kjo është humbja më e madhe prej dy vjetësh.

Axel Merk është president i firmës tregtare Merk Investments me qendër në San Francisco. Ai beson se një mungesa e aftësisë paguese të Greqisë mund të shërbejë si një thirrje zgjimi për investitorët e pakujdesshëm. Në vitet e fundit ato nuk kanë mbajtur asnjë rrezik për të investuar në Greqi për shkak të politikës ndërhyrëse të Bankave Qendrore.

“Kjo do të thotë, se mosaftësia paguese e Greqisë nuk mund të krahasohet me falimentimin e Lehman Brothers në vitin 2008. Atëherë ekzistonte rreziku, që të shkatërrohej sistemi financiar”, thotë Merk në intervistë me Deutsche Welle. “Por tani kemi një situatë krejtësisht të ndryshme nga ajo e vitit 2008, apo edhe e vitit 2012 në eurozonë.”

Ndikim i dobët i krizës në SHBA

Që nga viti 2012 në eurozonë janë zbatuar reforma të rëndësishme strukturore. Pjesën më të madhe të borxhit grek tani e mbajnë institucionet supranacionale, si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Qendrore Evropiane dhe Bashkimi Evropian.

Për këtë arsye rreziku është i vogël, që kolapsi financiar i Greqisë të kalojë nga Eurozona përtej Atlantikut, thotë Merk. Në Shtetet e Bashkuara shqetësohen për arsye të tjera për Greqinë.

Kështu vendi e ka dëshmuar vetën si një forcë stabilizuese gjatë luftërave në ish-Jugosllavi. Përveç kësaj Greqia është një qendër e rëndësishme, ku vijnë refugjatë nga Afganistani, Iraku dhe Siria. Nëse Greqia pëson një kolaps financiar dhe del nga Eurozona, mund të destabilizohet një rajon i rëndësishëm strategjik tranziti.

Shqetësime për shkak të Rusisë

Në të njëjtën kohë ka shqetësime, se Greqia për arsye të mbështetjes finaciare mund të drejtohet nga Moska dhe të minojë përpjekjet perëndimore për të krijuar një front të përbashkët kundër intervenimit rus në Ukrainë.

Vladimir Putin i ka ofruar Greqisë mbështetje financiare në këmbim të kalimit të tubacioneve të gazit përmes Greqisë. Deri tani qeveria Syriza nuk e ka pranuar ofertën.

“Greqia ndodhet në një fqinjësi të rrezikshme”, thotë Douglas Rediker, përfaqësues i SHBA në FMN nga viti 2010 deri 2012, në bisedë me DW. “Një nga avantazhet e mëdha të pranimit të Greqisë në BE dhe Eurozonë kanë qenë lidhja e Greqisë më pranë qendrës së Evropës.”

Mundësitë politike të Uashingtonit në këtë krizë janë të kufizuara. Për shkak të rolit të tyre vendimtar në FMN SHBA mund të ketë ndikim të tërthortë në krizën greke, analizon Rediker. Pozicioni i Uashingtonit është i shumö koordinuar me FMN – të dy ndjekin një kurs të moderuar kursimi.

FMN është mik dhe armik njëkohësisht

“FMN është shprehur qartë për një falje të pjesshme të borxhit nga europianët”, thotë Rediker. “Kështu që FMN për qeverinë greke dhe qeveritë e tjera evropiane është mik dhe armik njëkohësisht.”

Me sa duket SHBA nuk do të bëjnë deklarata, që do t’ua bënin evropianëve më të vështirë, për të zgjidhur krizën në kontinentin e tyre.

“Ata thonë ca fjalë të bukura, përndryshe vazhdojnë të shikojnë teatrin”, kështu e përshkruan Merk rolin amerikan. “Natyrisht SHBA janë të interesuar për një ekonomi të qëndrueshme europiane. Por ato nuk mund të vendosin, se si duan t’i bëjnë grekët bizneset e tyre.”

8 komente në “SHBA iu trembet pasojave gjeopolitike, në qoftë se Greqia del nga Eurozona”

  1. Berlin says:

    Artikul qe vetem disinformon !

    1. komunalja says:

      Per jevgjit e veteshpallur “pasardhes të Grekeve të lashtë”, nuk po na rruhet shum’ jari. Në vërr’ të zaharullës vafshin! Ne duam vetem pjesen qe na takon: Epirin Ilir. peloponezin dhe athinen le ti mbajne, nuk i perkisnin Ilirise!

  2. anonim says:

    Le tua paguajne vete borxhin Greqise po jane kaq te shqetesuar.

  3. tr says:

    Amerikes i intereson Greqia me cdo kusht ne BE dhe se si e shfrytezon Greqia kete pike strategjike ,Amerikes nuk i intereson .Obama me telefon jep urdher tek Merkel , mbajeni Greqine afer se na mori ne qafe ,
    Merkel i thote,po e mbajme po na kerrdis me miliarda ,duke mos i kthyer me . I beri lekat avione tanke .

  4. Dasareti says:

    Perendimoret,vertet I tremben” pasojave gjeopolitike”dhe ketegje e di fare mire edhe Ciprasi,prandaj edhe ai po kendon si Gjeli mbi PLEHE,se ndryshe do ti Kishte zbathur ……me kohe!

  5. gjirokastra says:

    greqi te kam dhjere stu zbardh lekura asnjhere pthuuuuu koloelines rrace e pabese dhe hajdute

    greqia eshte nje shtet i vogelm po boten me 10 milione banore nuk i prish dot balancat botrore ky komb evgjit i mbajtur ne kembe nga te huajt
    sikur mos te ishte Europa sot greku ishte ne lufte civile ky eshte fakt

  6. kodrasadikit says:

    Greqija eshte pamedyshje shteti i cili i shkele me dy kembet parimet e BE sepse si pranon as si njehe pakicat kombetare .Paramendoni perafersisht gjysma e popullsise se atij shteti jane Arvanitase pa asnji shkolle shqipe ,kjo eshte tejmase shqetsuese per nji shtet te BE .Shpresojme e besojme se shtetet qe po e mbajne ne kembe e posaqerisht Gjermanija djepi i lirise e demokracise te ja ngerehin veshin e tja bejne me dije mes tjerash edhe kete qeshtje tejet delikate dhe jo demokratike…

  7. Tam Guri says:

    Popull dembel, ska me ta kalojne kohen neper buzuqe dhe te thyejne pjata .
    Me vjene shume keq per shqiptaret qe jetojne atje, skane nje te arthme te sigurt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje