Franca e re ka provuar hidhësinë dhe është momenti për të pyetur përse. Atentati në Isere, me viktimat, flamujt e ISIS-it, një kokë të prerë e të mbushur me shkrime në arabisht, të risjell në mendje kasaphanën në zyrat e Charlie Hebdo dhe rivendos në radhë, sipas kohës, gjakderdhje më të vogla, por jo më pak ekzemplare: automobilë të lëshuar si plumba mbi kalimtarët; ekzekutime të kryer nga “ujq të vetmuar” të një terrorizmi politik islamist, me nuanca të forta psikopatologjike dhe me mbyllje sysh nga ana e policisë; periferitë në flakë, prej tensioneve, përplasjeve, pakënaqësive racore që shpërthejnë papritur.
Një vend me një të kaluar koloniale – sa prestigjoze, aq edhe të debatuar, dhe një të tashme po aq prestigjoze, dhe të shumëdiskutuar, sa i përket pritjes dhe integrimit – po vetëdijësohet gjithnjë e më shumë se realiteti nuk është ashtu si politika dëshiron të bëjë të besohet, se laiciteti dhe shoqëria shumëkulturore nuk shkojnë domosdoshmërisht bashkë, se joshja prej perëndimit nuk është më një vlerë e shtuar, aq më pak nëse mbetet një mirazh irritues…
Që nga lufta e Algjerisë e deri sot, politika e jashtme franceze ka përjetuar ecurinë skizofrenike të kujt, pasi ka patur një perandori, nuk është dorëzuar më asnjëherë, para idesë se nuk është më një fuqi e madhe. Libia, mbi të gjitha, dhe pjesërisht Mali, janë shembujt e fundit të një Macho-izmi sa të demonstruar, aq edhe miop dhe që, paradoksalisht, përfundon duke u dukur në sytë e imigrantëve myslimanë të pranishëm në “hekzagonin” francez, si forma e radhës e arrogancës koloniale, imponimi me forcë i vullnetit të saj, e veshur megjithatë me retorikën për lirinë e të tjerëve.
Nga pikëpamja e politikës së brendshme, procesi ka njohur një zhvillim demografik, i cili, prej marrëzisë, mendjemadhësisë, madhështisë, edhe këtu e keqkuptuar, nuk është dashur të parandalohet. Që nga fundi i viteve Shtatëdhjetë, periferitë franceze, janë tashmë homogjene, si nga pikëpamja etnike, ashtu edhe ajo fetare: klasat popullore “të bardha” janë zhdukur, islamizimi pothuajse total dhe asimilimi e integrimi në brendësi të atyre lagjeve, kërkon që të jesh mysliman si të tjerët, dhe Islamin e vendos si horizontin e pakalueshëm identitar. Një islam i thjeshtësuar, i mitizuar, i “holluar”, ndoshta, por që aspiron të jetë ajo që i identifikon politikisht.
Dy vjet më parë, qyteza e Trappes, pak kilometra larg Parisit, pa një polic që përpiqej t’i vinte gjobë një gruaje të mbuluar me vellon, e cila prej pak kohësh është ndaluar nga ligji francez. “Nuk jemi në Kabul”, i tha ai burrit që i kish dalë në mbrojtje, kish bërë rezistencë dhe që u ndalua edhe ai. Po atë natë nisën protestat: “Kur na shqetësojnë për shkak të fesë sonë, nuk mund të rrimë indiferentë”, i tha një djalë i ri, një gazetares së Le Monde. Të premten, në xhaminë lokale, një feud salafit, tonet erdhën duke u rritur dhe në mbrëmje protestuesit ishin me qindra, shumë prej tyre të veshur me rrobat e bardha të profetit, duke protestuar përpara komisariatit nën thirrjet: “Allahu Akhbar”.
U hodhën fishekzjarre, u shfaqën revolverë dhe thika… Trappes, një qytezë ku papunësia është 17%, me 350 milionë Euro për planin e saj të rilindjes urbane, dy vjet më parë fituese e çmimit të parë për “qytetet e lulëzuar”, është demonstrimi se si ligji republikan francez ka probleme të zbatohet, në territore ku shumica e popullsisë nuk pranon që ai bie ndesh me ligjin fetar që i mbivendoset. Siç ka shkruajtur politologu Gilles Kepel tel “Passion française”, “prania në dukje e salafizmit, e favorizuar prej veshjeve specifike të ndjekësve të tij, është një simptomë e re dhe e rrufeshme. Shpreh një ndarje me vlerat e shoqërisë franceze, një vullnet për t’i shkatërruar moralisht dhe juridikisht, dhe ngre pikëpyetje thelbësore”. Një vit pas ngjarjeve në Trappes, do të ishin me qindra të rinjtë francezë që do të niseshin për në Siri, për të luftuar në emër të xhihadit, “majsa e ajsbergut e lagjeve periferike – sipas Eric Zemmour dhe librit të tij “Le suicide français” – rritur në urrejtjen e romancës kombëtare franceze, në rrugën e ngadaltë të ndarjes”.
Kjo “romancë kombëtare”, pikërisht për shkak të hollimit të saj me kalimin e viteve, shihet sot si e pabesueshme dhe e neveritshme, pikërisht atje ku një herë e një kohë respektohej sepse ia kishin frikën, dhe e anasjellta. Për ta thënë me fjalët e të mprehtit Cioran, “sa kohë që një komb ruan vetëdijen e superioritetit të tij, ai është i rreptë dhe i respektuar. Kur i humbet, ai humanizohet dhe pastaj nuk ka fare peshë”. Eshtë frut i një derivati edhe semantik, shpikjes ideologjiko-mondane të “sans papiers”, një mënyrë politikisht korrekte për të mohuar faktin që bëhej fjalë për të paligjshëm dhe klandestinë’ frut i shpikjes futbollistike të Francës më në fund kampione të botës, sepse ishte tashmë black-blanc-beur, dhe jo më bleu-blanc-rouge; euraziatike pra, dhe e integruar, antiraciste, domethënë raciste në drejtimin e kundërt, dhe multikulturale. Tre vjet më vonë, ndeshja Francë-Algjeri në Stade de France do të shihte “francezët” tek fërshëllenin Marsejezën, tifozët algjerianë që pushtonin fushën e lojës…
Pra, është një vend pa koordinata, ai që gjendet sot duke bashkëjetuar me retorikën zyrtare të institucioneve dhe frikën individuale të qytetarëve. Si në kohët e Bizantit, debaton mbi gjininë -versioni modern i seksit të ëngjëjve – si dhe për fenë e re laike të të drejtave. Dhe kështu gënjen veten se po fsheh gropën ku rrezikon të përfundojnë të varrosur një histori, një traditë, një komb.
Il Giornale – Bota.al
Se shpejti bohe REP ISLAMIKE –
Ngordhshi o francekurve ngordhshi
PS – “Madheshtia e nje Perandorie” HAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHA
C’perandori more …..
Me frances = automatikisht PEDER , BYTH..QIM!!!
Shiko kolonite e tyre , mizerje !!!
VEC GJERMANIKET DIN TE BEJNE PERANDORI , ANGLEZ E GJERMAN !!!!
,,,SA HERE QE NJE KOMB RUAN VETEDIJEN E SUPERIORITETIT TE TIJ ,AI ESHTE I RREPTE DHE I RRESPEKTUAR .KUR I HUMBET ,AI HUMANIZOHET DHE PASTAJ NUK KA FARE PESHE ,,,nga gjithe artikulli ishin fjalet me goditese ,dhe pa shume lojera fjalesh kjo eshte ajo qe i ka cuar francezet ,anglezet ,gjermanet ,zviceranet drejt katastrofes .”Modelii integrimit te te huajve ne europe mund ta konsiderojme perfundimsht te deshtuar “”,,,,,,Angela merkel 2010
keshtu ”shperblehet” prej suniteve gjaxore zemergjersia kristiane franceze,qe leshqeni i uritur arab te gezoj te drejta te njejta me francezet,te drejta q
Tfg ! Franca eshte laike ku dominin ateizmi , eshte e vertete origjina kristiane por mos harro naten e Shen,Bartolomeit ku u bene masakra ndaj Protestaneve franceze , beteja e sotme e qyteterimit eshte ajo e dijes me obskurantizmin fetar te te gjithe besimeve pa perjashtim , ti shan kaken e mburr mutin duke bere lojen e ekstremisteve te njerit krah te rrezikshem ,
Kete shkrim te dobet te frymezuar nga zilia kronike e italianeve per madheshtine e Frances, gjete te perkthenit ju te Temes?
Me google translate eshte perkthyer artikulli? Perkthim mizerabel.
E drejte. Nuk mund te sillesh me qytetari kur perballe teje ke njerez qe abuzojne pikerisht me qytetarine dhe tolerancen tende. Perse nuk duhet ti trajtojme ato lloj qeniesh ashtu si ata kerkojne te na trajtojme ne? Nuk mund te vish ne vendin tim dhe te kerkosh nga une te te lejoj te zbatosh ato menyra jetese qe per mua nuk jane te lejueshme.
Ky artikull eshte nje idiotesi qe te le pa fjale. Franca ka qene i vetmi vend ne Evrope qe ka qene me i pavarur nga Amerikanet tebcilet kane baza kudo tjeter. Prandaj dhe keto celula ‘terroriste’ po shfaqen ne France sepse jane kunder afrimit te frances me Rusine. Keta terrorriste jane te sponsorizuar nga Cia dhe historikisht kane bere kete forme . Qe nga brigadst e kuqe, Baden mneheim Group, etj. Francezet jane me fat qe Le Pen po mban qendrim kunder luftes qe provokojne Amerikanet ne Ukrahine
Edhe une mendoj qe Hena nuk ekziston, por jane masonet qe kane shtyre CIA-n qe te na beje te besojme qe ekziston. Boll me keto teorite konspirative se late nam. E mbivlersoni CIA-n a thua arrijne te kontrolloj’e cdo fije. CIA pergjithesisht ka bere vetem gomarlleqe dhe nuk ka qene kurre kaq fine sa te levizi me kaq precizion organizata terroriste dhe grupe te ndryshme. Edhe nese i ka financuar (gje qe nuk e perjashtoj) shume shpejte i kane dale nga kontrolli.
Franca nuk ka nder mend te afrohet me Rusine, te pakten politikanet e sotshem Franceze. Dhe sa per bazat amerikane, Francen ne 2 luftra amerikanet dhe anglezet e kane nxjere nga balta. Keshtuqe antiamerikanizmi francez eshte pordhe me rigon.
Artikulli eshte plotesisht i vertete, Franca sot vuan nga nje krize pikesepari identitare, se dyti sociale dhe se fundmi ekonomike. Kete nuk e thote vetem Le Pen por shume politologe franceze. Franca eshte futur ne nje rreth vicioz, ku per te ruajtur hegjemonine dhe mbajtur ritmin e zhvillimeve ekonomike qe nga vitet ’60 mori emigrante nga ish kolonite per te mbushur boshllokun ne krah pune. Kjo ju kthye ne bumerang se keta emigrante per faj dhe te shtetit francez nuk u integruan kurre, dhe sot kur jane nje perqindje e konsiderueshme e popullsise jane nje plage e hapur ne shoqerine franceze. Eshte njelloj si zezaket e amerikes por me keq akoma, se pervec origjines, i ndan me francezet e tjere dhe feja dhe gjuha. Franca po shkon fundin e Republikes se 5. Nese nuk kalon ne nje cikel tjeter pra ne nje Republike te 6, Franca ka per te patur nje te ardhme te zymte.
Përkëthimi-lemeri!
Lereni more perkthimin dhe meruni me faktet.
Ata presin koka ne mes te Frances dhe ju mereni me perkthimin !
Keta duhen kthyer ne shkretetire dhe PIKE .
Nese eshte vetem faji i perkthimit, qe eshte me te vertete skandaloz, atehere falet, por edhe idete e ketij gazetari jane aq idiote, sa qe vetem nje racist mund t’i shkruaje. Ata qe e njohin Francen e dine qe, pavaresisht problematikave qe nuk mungojne (Parajsa eshte vetem ne qiell), bashkejetesa ne kete vend eshte ne nivele te mira dhe çdo forme racizmi denohet me ligj.
Sa per te tjerat, gjithkush ka halen e vet, siç ka edhe Italia, madje qe vjen me shume ere.
nuk u mor vesht gjo
vecse u kuptu qe te huajt qe vijn ne perndim po ja marrin vendasve fuqine..
epo i ka ekonomija e tregut,demokracija,lirit e individit,kto gjona.
fito me i forti.
dhe sic po duken bathet do vij koha qe myslimont do komandojn boten kurse zezaket ameriken.
sepse te bardhet duan te bejn qejf.
te qijn. te pijn drog, te mos rrezikojn dhe marrin pergjegjsi e sakrific.
zezakt dhe myslot jan si cecenet e shqipnis qe moren prona dhe dolen edhe mbi qytetaret e pallateve parafabrikate komuniste..
edhe te huajt.
punojn me shum dhe arrijn me teper se vendasit.
esht si bicim transfuzjon gjaku.
edhe ata ne nji t ardhme do zvendsohen nga dikush tjeter,nga nanji majmun inteligjent ndoshta,i cili do shpiket ne laboratoret e shkences.
Edhe google translate do ta kishte perkthyer me mire…….