Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra.
Ka qenë Jozefina Topalli, ajo që i ka kërkuar llogari Bashës për humbjen e zgjedhjeve.
Ajo ka kërkuar ndaj këtij të fundit, edhe që të ndalen sulmet ndaj saj, nga kryetarët e rretheve.
Por, Topallit i është kundërpërgjigjur deputeti Mhil Fufi, i cili gjithë merakun e ka me kryetaren e KQZ-së, Lefteri Luiz, që rrëzoi kandidaturën e vëllait të tij për Bashkinë e Kurbinit.
Panorama ka zbardhur debatni e plotë në mbledhjen e djeshme.
Debati:
Jozefina Topall: Zoti kryetar kam një vërejtje.
Dua që t’u kërkoni kryetarëve të degëve që të mos mbajnë qëndrime të tilla.
Ata janë persona që kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë në rezultatet që Partia Demokratike ka arritur në këto zgjedhje, pasi janë ata që duhet të organizojnë strukturat.
Kërkoj që secili prej tyre të mbajë përgjegjësi për ato që thotë dhe shkruan.
Lulzim Basha: Zonja Topalli, jemi mbledhur për të bërë analizën e zgjedhjeve dhe për të përcaktuar axhendën për seancën që do të kemi nesër në Parlament.
Në këtë situatë dua t’ju kujtoj një shprehje të Presidentit amerikan Regan, që thoshte “Betejën e kemi me kundërshtarët dhe jo me veten”, ndaj në këto muaj në vazhdim dua që të gjithë bashkë të bëjmë analizën e humbjes dhe jo t’i drejtojmë gishtin njëri-tjetrit.
Jozefina Topalli: Unë kërkoj që qëndrimi që do të mbajmë, të jetë institucional.
T’i je kryetari i Partisë, mund të mbash një qëndrim zyrtar dhe institucional njësoj siç mbajte sot për situatën e zgjedhjeve.
Nuk ka nevojë për zëra periferikë të kryetarëve të degëve që vijnë dhe hedhin akuza.
Jeni ju ai që do të ndani përgjegjësitë për zgjedhjet.
Gjithsecili pastaj duhet të mbajë përgjegjësi personale për atë që ndodhi dhe kur e them këtë e nis nga vetja në fillim.
Unë e kam paralajmëruar prej kohësh situatën me të cilën hynim në zgjedhje, ajo nuk ishte e panjohur, prandaj them që duhet të mbajmë përgjegjësi.
Mhill Fufi: Një pyetje kam për ju zonja Topalli.
Po ju mbani përgjegjësi që çuat në KQZ, Lefterinë?
Ajo tani është bërë me maxhorancën dhe mban krahun e tyre kush mund të përgjigjet për këtë situatë?
Lulzim Basha: Nuk është ky objekti i diskutimit për të cilin jemi mbledhur sot.
Jua thashë edhe një here që ka nevojë për një analizë, nga e cila të nxjerrim përgjegjësitë e gjithsecilit.
Të gjithë deputetët e deleguar në të gjithë vendin së bashku me kryetarët e degëve do të mbledhin faktet për gjithë parregullsitë që shoqëruan procesin zgjedhor.
Këto fakte do të diskutohen këtu në seli mes nesh dhe më pas do të dalim në bazë për të ndarë me strukturat përgjegjësitë dhe gabimet e gjithsecilit.
Dua që gjatë këtyre kohëve të bëhet analiza e çdo kutie dhe të çdo vote./b.l
Varu Lesht qe te dyve.
Te dyja palet jane i njejti m..t.
Ju e spostuat znj. Topalli, Basha. Ju e bete betejen me tuajen jo me kundershtarin. Thenja e Regan vlen per se pari per ju. Ju nuk e doni Topallin per anti komunizmin e saj. Kur ishte Topalli ze i dyte(mbas Berishes) ju e dini mire c rezultate arrinte PD.
E Mehill Fufi. Te qe Mehill Doçi rahmet paste do vlenin fjet e tija por te Mehill Fufit, Fuf, Zuluf, Puf, Tartuf, koken tul e barkun sanall luf. Nje para kallpe. Jazek atij. Pse u zgjodh ai te debatonte me te.
O zot ku kemi mberit, me c deputet?!Duket ne fytyre.Delikuent, asgje tjeter.
E Mehill Fufi. Te qe Mehill …… edhe pse komunist,rahmet paste do vlenin fjet e tija por te Mehill Fufit, Fuf, Zuluf, Puf, Tartuf, koken tul e barkun sanall luf. Nje para kallpe. Jazek atij. Pse u zgjodh ai te debatonte me te.
Kushdo qe ta kete vene eshte per te ardhur keq per figuren e Lefterise, qe ne vend qe te jete e paaneshme, mban ane. Kjo eshte KQZja qe garanton cilesi dhe paanesi te zgjdhjeve?!?!?!?!
Mendoni se si mund te kete sukses nje parti qe ka ne themel konceptin: ” me ne, kunder nesh” te themeluar nga komunisti Sali Berisha qe kur deklaronte per Bamir Topin: ” Ai duhet te mbaj nga ne se ne e kemi propozuar per president”. Mjere Pd me keto koncepte. ” Lefteria tani eshte bere me mazhorancen” deklaron FUUUFI. Pra ne zgjedhjet e meparshme si ajo, si Ristani kane qene me demokratet. Mjafton ky fakt qe PD dhe Lulushja te mos kete goje te kerkohje drejtesi per zgjedhjet.
Z.Fufi me duket se pergjegjesine per humbjen e P.D. ka mamaja jote qe te beri djale, sepse po te te kishte ber vajze me siguri do te fitonit. Mos ja thuaj lulushit se do shkoje ne Evrope t’u a thote eurodeputeteve dhe na morrrri lumi.
O Fufi okoma nuk e more vesh: “Haro mushke valarene se berishen e prene 1.000.000 VOAT.
Me respekt per lexuesit, V.Duka.
Detyrat qe u ngarkon Basha deputeteve,qe, te shkojne neper rrethe e te nxierin te metat e zgjedhjeve,eshte shpresa e tij e fundit per tu justifikuar para elektoratit.Deputetet nga frika do te gjejne edhe nuk do gjejne gabime,ata do ti sajoijne e do ti shpikin nga frika se per ndryshe do kalojne ne bangon e ustait,Basha.Mortja qe nuk e hengri kete parti,qe ngeli duke qare,genjyer e duke i bere qejfin vehtes.
Kame nje mendim! Kryetare me te devotshem se THUTHUQI Edi Paloqja nuk ka pd-ke.Prandaj urgjent te zgjidhet ai kryetar se pd-ke do te shkoi ne te semes.Ai ka dhe paraqitje per udheheqes i pd-ke,pasi ka dhe hunden e madhe.Njerzit e pd-ke per hunde vuajne,prandaj hunden e kini dhe vereni sa me shpejte krietar partie.
Ku eshte pergjegjesia e ministrave te perjetshem te PD-se si Bode, Ruli qe nuk duken me? Keta njerez e kane patur mendjen vetem te lekat, dhe keta jane fatkeqesi e PD-se qe fatkeqesisht s’ e lene te beje perpara.
Ec xhozi mos u turr
I ke breket me ushkur