Dy vendet e Europës Juglindore, Shqipëria dhe Bullgaria janë listuar si shtetet më të palumtura në Kontinentin e Vjetër.
Shqipëria me një popullsi që llogaritet në rreth 3 milionë banorë ka marrë pikët më të larta, që në renditje nënkupton vendin e fundit ( 29).
Ky është përfundimi i arritur sipas të dhënave të Indeksit europian të Lumturisë për vitin 2015 (Happiness Equality Index Europe 2015) publikuar dje pasdite, raporton Monitor.
Në muajin mars, Bullgaria zinte vendin e fundit për nga lumturia në Bashkimin Europian, sipas një sondazhi që fliste për kënaqësinë e jetës. Një total prej 29 vendesh u morën në analizë nga Instituti i Kërkimeve mbi Lumturinë. Franca u rendit e nënta, ndërsa Mbretëria e Bashkuar në vendin e 14.
Hartuesit e raportit e shpjegojnë rënien e nivelit të lumturisë me ndikimin që ka media sociale në jetën e njerëzve, të cilët bombarodohen me lajme nga më të ndryshmet e që kanë ndikim tek të gjithë.
Disa muaj më parë, danezët cilësoheshin si populli më i lumtur në Europë, ndërsa tani janë finlandezët.
Sipas të dhënave të fundit të Indeksit, Finlanda, Holanda, Norvegjia, Danimarka dhe Islanda ( Europa Veriore) janë vendet më të lumtura, në kontinentin tonë. Ky raport është hartuar nga Insituti për Kërkimet e Lumturisë, një insitucion i pavaruar i cili studion se përse disa shoqëri janë më të lumtura se të tjerat.
Meik Wiking, CEO i Happiness Research Institute, shpjegon se ata marrin në vlerësim ndryshimin e shpërndarjes së lumturisë brenda një vendi, ndërsa raporte të tjera marrin mesataret e vendeve.
Vendet nordike janë më të socializuar me lajmet e mira. Barazia sociale, ndihma e madhe për nënat, niveli i ulët i krimit, kujdesi i lirë shëndetësor dhe natyrisht niveli i taksave.
Por, lumturia shoqërohet edhe me trishtim, pasi janë këto vende që kanë nivelin më të lartë të rënies në depresion apo të vetëvrasjeve.
Në Finlandë nuk është gjithçka “fushë me lule”. Shkalla e lartë e vetëvrasjeve mbetet një shqetësim i lartë. Norma është 18 persona për 100,000 banorë, krahasuar me Bullgarinë që ka një raport 19/100,000 dhe Suedinë me 11/100,000.
Abuzimet e meshkujve me alkoolin konsiderohet gjithashtu një problem shqetësues, pasi sipas raporteve meshkujt finlandezë kanë jetëgjatësinë më të shkurtër. Një studim i botuar nga “Helsinki Times” dhe që i referohej gjetjeve të “OMESKO” ( Komitetit nordik të statistikave shëndetësore) tregonte se rënia e jetëgjatësisë te meshkujt finlandezë vinte si pasojë e sëmundjeve kariovaskulare vetëvrasjeve dhe vrasjeve. Finlanda është ndër shtetet që logarit numrin më të madh të armëve me leje në Europë.
S’ka mundesi.Edhe tani qe po gezojme me krizen e grekut?!?!
Po ç´ne keshtu ???
Shqiptaret jane me te palumturit.
Greket vrasin veten nga lumturia.
Më në fund…!!! Edhe ne dolëm diku të parët…nga fundi…(???!!!)
Komentin te bukur e ke shkruajtur, por pseudonimin duhet ta kishe vene “Vizioni i ripjelljes”.
Si ka mundesi, qe prej gati dy vjetesh qeveris ripjellja, dhe nuk kemi ngjitur asnje shkalle. Prisni se nuk keni pare asgje akoma.
Si ka mundesi se ne jemi shume te kenaqur me hallet e grekeve dhe qeshim perdite,edhe pse nuk duhet te tallesh me hallet e te tjereve.me sa duket dite ziu dite zi mbetet.leket betone e tulla dhe benzin per tu hapur bythesh para shtepise por trishtimi dhe depresioni po i ha nga brenda shqiptaret.me xhaxhi enverin ishin me te lumtur.te kthehet prape xhaxhi enveri.boll me xhaxhi edi se na ka ikur edhe lumturia.
Nuk ka si te jete ndryshe! Kur rendi publik eshte per toke, papunesia ne stratosfere, pagat me te ultat ne Europe, si pasoje, varferia ka kapur majat, e plot negativizma qe s’kane te sosur, cfare pritet tjeter?
Aha,s’qenkan pyt greket. Per mu SKA VLERE!
Po Greqia ku eshte ne renditje?? Apo ia bene fakt daljen nga Europa? E c’pune ka shteti fashist i Izraelit ne kete renditje europiane??
Mungon pothuaj tërë Ballkani, dhe për më tepër këto renditje janë si puna e asaj lojës së kalamajve – “babi im e rreh babin tënd”
Lumturia është e lidhur me gjëra të shumëllojshme, dhe një nga arsyet më të mëdha të palumturisë është imponimi që bëjnë njerëzit e pavlerë (por me të ardhura të mëdha) për të quajtur vlerë paranë dhe luksin apo bukurinë fizike (këto janë gjëra që i arrin edhe pa qënë i vlefshëm si njeri)
Keta pushtat vetem thelbin nuk e thone. Akuzojne mediat, diellin e henen po jo varferine.
Si mos te jene te trishtuar shqiptaret kur gjysma e popullsise ka emigruar dhe ka lene te afermit dhe gjysma tjeter kerkon te ike po ska mundesi.
Papunesia eshte ajo qe e ka sjelle trishtimin.
Dhe i mbyturi popull gezon qe po mbyten dhe greket qe te behemi dy. Ne vend qe te solidarizogemi me ta.
Nje njeri qe ja do te keqen te tjereve nuk e ka zemren te mire dhe nuk ka si te jete i lumtur.
Embelsohuni pak shqiptare se mire do tu beje
Shqiptaret e dine shume mire qe jane ne vendin e fundit.Ky studim thjesh i vuri vulen.