Tahiri: PD akuza spekulative për Frrokun. 21 Qershori, zgjedhjet më të mira dhe më të ndershme (VIDEO)

2 Korrik 2015, 13:41Sociale TEMA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, gjatë fjalës së tij në seancën plenare deklaroi se zgjedhjet e 21 Qershorit ishin më të mirat dhe më të ndershmet që janë organizuar ndonjëherë në Shqipëri.

“Partnerët ndërkombëtarë panë nga afër që zgjedhjet ishin më të ndershmet dhe më të mirat që kur janë organizuar zgjedhjet puraliste në këtë vend. Qytetarëve u janë dukur “shumë të qeta për të qenë zgjedhje”, tha Tahiri.

Sipas tij, këtë e kanë thënë shumica e njerëzve dhe e kanë thënë kundërshtarët tanë politikë.

“Nuk kishte mbetur njeri që nuk i perceptonte zgjedhjet si ditë stresi kolektive, por kjo gjë tashmë ka ndryshuar”, tha Tahiri.

Ministri u shpreh se meritën për këtë e kanë së pari qytetarët, duke shtuar se “fituesit e vërtetë të zgjedhjeve janë qytetarët”. 

Sipas Tahirit nuk mund të themi se këto zgjedhje nuk kishin asnjë problem, por duhet pasur parasyshë që vijmë nga fushata zgjedhore të cilat janë shoqëruar vetëm nga lufta dhe kjo nuk mund të ç’bëhej menjëherë. Në këto zgjedhje pati një numër shumë të vogël dublimesh në lista që sipas Tahiri ishin 91%  më pak se në zgjedhjet e shkuara.

Akuzat e opozitës janë të vonuara, janë akuza pasi doli rezultati. Ju ftoj që të pyesni veten sado pak: Që ka njerëz jashtë kësaj salle që na dëgjojnë dhe e dinë më mirë të vërtetën e këtyre zgjedhjeve dhe standardit të tyre dhe na masin mirë për të vërtetat apo pavërtetat që themi.

Nuk dua të merrem me konstatimet e ndërkombëtarëve që këto zgjedhje i quajtën më të qeta e më të mira se çdo herë tjetër dhe e kam fjalën për ata partnerë që erdhën këtu, ishin në terren, para , gjatë dhe pas ditës së zgjedhjeve.

Nuk po flas për ata të këtij soji që hapin faqen e FB të ish kryeministrit e prisnin të bënin spotin e radhës”, tha Tahiri.

Ndërkohë ministri i Brendshëm i konsideroi si spekulative akuzat e PD-së në lidhje me Arben Frrokun, ndërsa ftoi opozitën që t’i drejtohet Prokurorisë në lidhje me këto akuza.

Tahiri sqaroi se nga verifikimet e kryera, në ditën që arben Frroku është larguar nga Shqipëria, sistemi TIMS nuk funksiononte, por regjistrimi është kryer në regjistrin manual.

Dua të bëj edhe një sqarim për dy deklarata të PD-së lidhur me shtetasin Frroku që është larguar nga Shqipëria, medemek se i hapi rrugën Edi Rama. 

Pas vendimit të Shkallës së Parë të Gjykatës së Krimeve të Rënda, sipas të cilit shtetasi ishte i pafajshëm dhe si i tillë i lirë, Z. Frroku nuk kishte asnjë ndalim ligjor nga askush për të lëvizur lirshëm në vend e jashtë vendit.  

Në pikën kufitare në kufin shqiptar, ky shtetas është rregjistruar si të gjithë shtetasit e tjerë, në regjistër manual për shkak se sistemi TIMS nuk funksiononte prej disa orësh. Rregjistri është aty, mund të shihet nga të gjithë, e në qoftë se PD-ja ka ankesë për këtë, mund t’i drejtohet Prokurorisë duke ia kursyer edhe vetes mundimin e deklaratave tërësisht spekulative.

 Policia ka bërë verifikimin e statusit të  shtetasit dhe pasi është verifikuar, është lejuar të udhëtojë. Po kështu është bërë ndalimi edhe në një pikë të kalimi kufitar jashtë Shqipërisë, ku policia e atij shteti ka komunikuar me Interpol Tiranën, e cila pas komunikimit me Prokurorinë e Përgjithshme dhe pas verifikimit, është lejuar edhe atje të kalojë”, tha Tahiri.

Ministri e quajti tentativë për t’i bërë pis zgjedhjet, akuzën e opozitës për përfshirjes së Frrokut në fushatën elektorale të Partisë Socialiste në Pukë.

“Pavarësisht përpjekjes për ta quajtur çështje elektorale është një konfirmim i vullnetit tuaj për të bërë pis procesin zgjedhor”, u shpreh ministri Tahiri.

2 komente në “Tahiri: PD akuza spekulative për Frrokun. 21 Qershori, zgjedhjet më të mira dhe më të ndershme (VIDEO)”

  1. E vertete. Berisha e la frrokun e lire.

  2. Zgjidhja says:

    Aty ku del tym ka flak. Dosja frroku ishte bomb me telekomand për qeverin Rama 1 ndërsa votimi në vorë ka parregullsi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje