VIDEO/Procesi i numërimit të votave pritet të nisë para mesnatës

21 Qershor 2015, 20:26Sociale TEMA

Procesi elektoral për zgjedhjen e 61 kandidatëve ka hyrë në fazën finale.

Në të gjitha qendrat e votimit në kryeqytet ka nisur grumbullimi i kutive të votimit, të cilat shoqërohen nga komisionerët e qendrave të votimit si dhe nga forca policie.

Ndërkohë që numërimi i votave pritet të fillojë pas mesnatës, pasi të jetë bërë verifikimi i plotë i të gjithë materialit zgjedhor.

Kryetarja e KQZ-së, Lefteri Luzi, në deklaratën e parë pas përfundimit të procesit të votimit, tha se procesi shkoi mirë, pa probleme dhe me një pjesëmarrje mbi 45%.

Kutitë e para të votimit kanë nisur të numërohen në Bashkinë Pustec, më e vogla në vend.

– See more at: http://www.tematv.al/video/b7yycb3wk7mtmdg#sthash.Io3IbcRd.dpuf

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje