VIDEO/ Ja arrestimi i Vladimir Gjutës, ishte maskuar me paruke (DETAJET E OPERACIONIT)

18 Qershor 2015, 23:51Sociale TEMA
VIDEO/ Ja arrestimi i Vladimir Gjutës, ishte maskuar me paruke (DETAJET E

Ka menduar se në rrëmujën e fushatës elektorale askush nuk do e zbulonte dhe se policia me shërbime të përforcuara do e kishte mendjen tjetërkund, por atentatori i dyshuar i familjes së ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka rënë në “kurthin” e bluve atëherë kur nuk mendohej dhe pritej.

Forcat speciale të RENEA-s, arrestuan rreth orës 18:00 të mbrëmjes të së enjtes në aksin Kalimash-Kukës, të shumëkërkuarin Vladimir Gjuta, i maskuar edhe me paruke të zezë, i cilësuar si organizatori i dy atentateve ndaj farmacisë dhe pranë shtëpisë së Bashkim Tahirit më 10 shkurt.

Gjuta ka qenë duke udhëtuar me një autoveturë tip “Opel”, me targa të Kosovës KS04540EP dhe bashkë me të ndodhej si shofer edhe një qytetar kosovar, Blerim Thaçi, 32 vjeç, nga Prizreni, që gjithashtu u arrestua. Dyshohet se me makinën “Benz”, me targa AA169JG i ndiqte edhe Indrit Ademi, 26 vjeç, nga Kukësi, që është shoqëruar.

Prej javësh Policia e Shtetit kishte informacione se i dyshuari lëvizte brenda vendit, kryesisht në zonën e Kukësit, ku është edhe vendlindja e tij.

Që prej ditës që ministri Tahiri mori një mesazh kërcënues: “Lëre rëhat familjen Gjuta, se ndryshe do e pësosh”, u dyshua se ai fshihej brenda vendit.

Janë urdhëruar shërbime të përforcuara për mbikëqyrje të bizneseve të Gjutës, banesave dhe përgjimi i telefonave.

Gjithashtu pati edhe përforcime në kufi.

Gjuta dyshohej se lëvizte në itinerarin Kosovë-Shqipëri, duke shfrytëzuar zonën kufitare pa kontroll, ndërsa dje u konfirmua se përdorte edhe maskim me paruke.

Por deri ditën e djeshme, policët nuk kishin rënë në gjurmët e tij për shkak të kamuflimit. Teksa po kthehej nga Tirana në drejtim të Kukësit me një makinë me targa kosovare dhe si pasagjer, i dyshuari është pikasur.

Sinjalizimi ka vënë në lëvizje edhe specialet e RENEA-s, pasi Gjuta cilësohej person me rrezikshmëri të lartë. Kur ka hyrë në zonën e Kalimashit, efektivët pritën sa të futej në tunel dhe më tej bllokuan hyrjen dhe daljen, që të mos arratisej.

Kur ka parë postblloqet brenda tunelit, i kërkuari ka kuptuar se ra në kurth, duke mos bërë asnjë rezistencë.

Pas arrestimit të 35-vjeçarit u prangos edhe kosovari Blerim Thaçi, si dhe u shoqërua Indrit Ademi, që dyshohet se është ndihmës i tyre.

Specialet bënë transportimin e tyre në mbrëmje drejt Tiranës, për izolim në paraburgim.

Gjatë momentit të futjes në Policinë e Tiranës, teksa specialet e mbanin nga krahët, u dallua se Gjuta mbante edhe paruke për maskim dhe ishte më i shëndetshëm nga momenti kur u shpall në kërkim.

Pritet që brenda dy ditëve të ardhshme ai të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda, për t’u njohur me masën e sigurisë së dhënë në mungesë, “arrest në burg”.

Kosovari dhe kuksiani hetohen për përkrahje të autorit të krimit.

Vladimir Gjutaj do kërcënonte edhe mbështetësit e kandidatit të majtë Hasan Halilaj

Burime të policisë thanë se Vladimir Gjutës i është gjetur me vete edhe një copë letër, ku kishte të shënuar disa emra. Dhe sipas verifikimeve të kryera rezultoi se personat ishin pjesë e stafit të kandidatit të majtë PS-LSI për bashkinë e Kukësit, Hasan Halilit.

Kjo listë dyshohet se mbahej për të kërcënuar mbështetësit e kandidatit të majtë për bashkinë në prag të ditës së zgjedhjeve dhe lëvizja e Vladimir Gjutës në rrugë, edhe pse me rrezik për arrestim, bëhej për këtë qëllim.

Gjithsesi do të jenë hetimet e mëtejshme që do të zbardhin nëse Gjuta do aktivizohej pikërisht me qëllim shantazhin për zgjedhjet lokale, në favor të opozitës.

25 komente në “VIDEO/ Ja arrestimi i Vladimir Gjutës, ishte maskuar me paruke (DETAJET E OPERACIONIT)”

  1. toni says:

    po normale ja ka dhene noka listen

    1. Besim 2-lekshi says:

      Pse burr’ eshte ky. Ve paruke si gratë! Hajt shko kap sapunin tani.

      1. Pilo Lala says:

        Po ti gjejne nje pale paruke grash, do kete shume sukses ne Burg.
        Ushtria e Flamur Nokes.

        1. kulmaku says:

          More po keta kane arestuar Mesin yllin e Barcelones,keshtu duket ky personi ne fote.

    2. matteo says:

      Si beri gjithe Veriun me kriminele ai malukati i dolivicit!

    3. Frani says:

      Valle i duket vetja akoma i forte midis ketyre dy azganeve?

  2. iliri says:

    FUTINI BARUTIN NE GOJE QENIT.

  3. Mondi says:

    Dhe thon pastaj qe nuk ka shtet,

  4. Dean says:

    Shume mire qe e arrestut.Tani futini 1 te pallume dhe mos e nxirrni nga burgu per 1 dhjetvjecar.

    1. kledon says:

      uaaaaa trimiiii! po si keshtu more trim? po ti ishe trim? hajde tani kape sapunin ?

  5. Shqiptari says:

    Ti hapen tabulatet e telefonit dhe aty do te faktohet qe ka fol me cubat e saliut,me cubin e kukesit Noka e shum e shum cuba te tjere……………pale me paska ven edhe paruke dhe duket tamam si byth q.r ….ptu rrac e keqe gje e trashe…nuk me vjen inat shum me keta gjutat se keta jan gje e trash qe i perdor gjithashtu po nji injorant si Noka,por inatin e kam me keta qe votojne akoma per keta lloj qelbesirash,dakort te gjith ne 92 e larget votuam kunder komunizmit dhe ateher si alternative tjeter ishte vetem PD por nga nji moment qe kjo forc politike eshte kthyer ne nje parti pa vlera dhe qe mbeshtet te inkriminuarit dhe kriminelet mallkuar qoft ai qe i voton keta dhe i zgjedh akoma deputet……….

    1. Pelasgian says:

      inatin un me shume e kam me kta qivirritart e sotem …..ti kerkon tabulatet e telefonit , e per ca ???? gjojash per t’arrestu noken e salen ?????

      sa vrasje e sa te zeza kan bo ata , duhet t’ishin kalb ne burg me kohe !!!!

      1. Pilo Lala says:

        Po te kesh Gjin Gjonin ne Krimet e Renda, ka nje faqe speciale qe i liron gjithe kriminelet e Sales.

  6. toni says:

    Cfare krimineli burgimin e perjeteeshem e ka pak.

  7. Kosovari revoltues says:

    Kapeni Sali kriminelin dhe pastaj çdo gjë do të marrë fund.

  8. Tironsi says:

    Po listen me emrat e simpatizanteve te PS-se kush t’ja kete dhene. T’ja kene dhene ata te PD-se. Nuk ka mundesi. PD nuk bashkepunon kurre me krimin. T’ja kete dhene Sali Berisha me doren e tij. Edhe kjo s’ka mundesi. Berisha do ta kishte publikuar menjehere ne fb.
    Kush t’ja kete dhene? Kush t’ja kete dhene listen qe t’u beje shantazh socialisteve. PD-ja, jo nji here.

  9. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Hetimi i kesaj bande,do beje dekriminalizimin real te PD-s!

  10. sefer ziu says:

    Futini nje fitil ne byth nja 100 metra te gjate dhe nje kapsolle detonatore dhe lereni te iki duke i ndezur kapsollen. S’ka rruge tjeter. Beni zap kriminelet.

  11. AI says:

    Bravo policia!! Shume e forte! E kane kapur ne tunel si miun….ha ha ha

  12. Ajas says:

    Ky kriminel eshte mbajtur nenkujdesin dhe pergjegjesin e Nokes.

  13. Artur says:

    ne diktature, kur dikush kapej qofte edhe per nje pule te vjedhur apo nje biciklete, kur donin ta fundosnin edhe me shume, i fusnin edhe nje akuze politike, psh mban qendrim te keq ne lagje, apo lavderon ameriken. Keshtu po behet edhe me kete Gjuten, ai ka boll akuza te renda, pse duhet ti sajojne edhe nje politike, nuk ka budalla qe ta haje se kishte kohe e mundesi Gjuta te merrej edhe me kercenime, ai ishte nr. 1 ne listen e te kerkuarve. Rilindja po na shpif cdo dite e me shume me keto metoda sigurimsash

    1. Klorinda says:

      Po ke te drejte Artur se si e arrestuan Gjuten ne tunel, e sidomos aty ne video tuneli nuk dukej fare, bejne magji keto rrilindasit, frap ..ne foto duket Gjutaj ne duart e luftarve te ISIT (trecerkshit e rruges se Kavajes), por edhe thiken qe i presin fytin e fshine rrilindasit..sidocofte ay tuneli dukej shume i bukur, madheshtore desha te thoja. Me kujtohet barcoleta e atij oficerit ne kohe te mazllumit qe kure e dergoj gruan e tij (te sapo martuar) te vizitonin Durresin para se te shkonin ne plazhe. Cfare eshte kjo i tha nusja nga Dardha, kjo eshte fabrika e gomes qe Partija ja dhuroj popullit, po kjo pyet nusja, kjo fabrika e televizorve, dhurat nga partija per popullin, po kjo, po kjo gjithe rruges….te gjitha dhurata te Partise per popullin. Po kjo e pyet nusja per fabriken e cingareve. Ule zerin i pergjigje oficjeri se po na fute ne bela, kjo eshte qe ne kohe te Zogut……ua sa turp , pergjgjet nusja.

      Pra, pra pra…..po shofim ne foto the video momentin e arrestimit te Gjutes ne TUNEL………ule zerin i thote kryeredaktori i temes…e ka bere Berisha

  14. asit says:

    Policia urime.Mbaresi dhe per Ministrin Tahiri.Specialistet kane bere pune te mire.Le te jete nje nxitje per pune me te mira.Duket se e ardhmja kerkon nje polici me te fuqishme.Le te angazhohen dhe specialistet e vjeter ne permiresimin e gjendjes ne polici.Populli mbeshtet veprimet por dhe shpenzimet per nje force te afte policore.Ka resurse brenda vendit,te testohen 100 e te fitojne 10,ose 500 per 50,si kudo ne vendet e zhvilluara.

  15. terbaci says:

    po kush tha kercenimi eshte akuze politike

  16. niazi,.'.. says:

    Nuk dua te komentoj…por te falenderoj…falenderoj….Saimir Tahirin…qe eshte ne krye te punes dhe po ben punen dhe te gjithe policine e shtetit pa perjashtim…JENI PASQYRA ME E MIRE …ME E MIRE ESHTETIT…sa per keta kriminele…te gjithe duhet te gjejne vendin…ta mesojne se si eshte shteti…jo ai i Mul Nokes…qe perkrahej dhe funksiononte nga trimeria e ketyre cubave…dhe qe mbanin peng nje shoqeri te tere te traumatizuar…BRAVO POLICIA…BRAVO DJEMA….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje