Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë z.Blendi Klosi, priti sot në një takim të veçantë Ministren polake të Kulturës, Prof. Małgorzata Omilanowska dhe delegacionin që e shoqëronte. Bashkëpunimi dypalësh, shkëmbimi i përvojës në trajtimin e çështjes së të dënuarve politikë gjatë regjimit komunist, në funksion të kujtesës historike, ishin disa nga çështjet që u diskutuan gjatë këtij takimi.
Ministri Klosi pasi falënderoi ministren Omilanowska për vizitën, e ka njohur atë me punën dhe vendimet e qeverisë shqiptare gjatë këtyre dy viteve, duke theksuar se programi qeverisës ndër prioritetet e tij parashikon dhe integrimin e plotë të ish të persekutuarve politikë, jo vetëm në kuadër të kompensimit monetar për vuajtjet e tyre, por edhe nëpërmjet kujtesës historike e cila do të mundësojë dokumentimin e vuajtjeve dhe persekutimit nën regjimin komunist.
Ndërsa ministrja, Małgorzata Omilanowska, pasi ka falënderuar ministrin Klosi për pritjen, e ka ftuar atë që të vizitojë Qendrën e Solidaritetit në Gdansk, në të cilën promovohen vlerat kulturore artistike të vendeve të Europës me fokus kryesor vendet ish-komuniste dhe sidomos ish-të përndjekurit nga këto regjime.
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për pjesëmarrjen e Shqipërisë ne Rrjetin Evropian të Kujtesës dhe Solidaritetit (ENRS). Ministri Klosi ndërsa ka bërë të ditur se Shqipëria është bashkuar me vendet e rajonit të cilat kanë dënuar prej kohësh regjimet totalitare, ka theksuar se tashmë është e gatshme të bashkëpunojë edhe në drejtim të kujtesës historike, duke u bërë pjesë e forumeve të rëndësishme evropiane, si Programi i Bashkimit Evropian “Evropa për qytetarët” apo edhe në Rrjetin Evropian të Kujtesës dhe Solidaritetit (ENRS).
Ministri Klosi tha gjatë këtij takimi se anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në këtë rrjet do të marrë kohën e vet. Ai shprehu gatishmërinë edhe në emër të Qeverisë shqiptare për të qenë pjesë e këtij rrjeti, fillimisht si vend vëzhgues dhe më pas si anëtar me status dhe të drejta të plota.
ala po merren me kohen e Dulles kta?!
sic duket duan te rrjepin edhe ca lek ne Perndim!
se perndimi ,kur esht ceshtja me ndeshku denu shajt persekutu degradu vra genjy masakru komunizmin e lindjes ,jep jo vetem lek por edhe bytht!
megjithate nji gje “harroet”. nuk permendet qe rrapi i komunizmit lindor i ka renjet ne perndim,ne anglin e karl marksit e te fridrik engelsit,ne komunen komuniste te parisir demokratik perndimor,ne gjermanin e rosa luksenbuurgur dhe manifestin komunist qe u shtyp ne perndim e jo ne lindje.
fara e karit komunist u derdh ne perndim,klyshi lindi ne Lindje.
mos gjykoni klysh kopil dobic lindorin,merruni me kurvar Perndimorein qe hudhi faren e karit me mastrubim Perndimor!!
haa!!!!
o perndim
je dhe nonqim
edhe bythqim!
ca thon kta mer!
tash po mbushen burgjet e demokracis me keq se ato t komunizmitr
nese ka burg,burgu osht sot n demokraci
nuk ka ngel i ri shqiptar pa i pa qelit e burgjeve perndimoro demokratike
kurse burgjet e komunizmit i kem pa vec n dokumentar..
me shum te burgos ka demokracija sesa komunizmi/