Niveli i gjimnazistëve në rënie/ Mesatarja e provimit të Letërsisë 6.7

16 Qershor 2015, 18:12Sociale TEMA

Për maturantët provimi i gjuhës shqipe e letërsisë konsiderohet si më i lehti, por këtë vit nuk ka rezultuar kështu.

Nga 40.000 maturantë(18 vjeçar) që janë testuar në këtë lëndë nuk kanë shkuar më lartë se nota mesatare në nivel kombëtar 6.7, raporton Ora News.

Numri i mbetësve në këtë testim është 2000, pak a shumë në të njëjtat nivele si një vit më parë, ndërsa krahasuar me 2013, ka 500 maturantë më shumë që nuk kanë kaluar testin.

Kalueshmëria për këtë vit është 95% dhe 254 nxënës janë vlerësuar me notën maksimale.
Drejtorja e AKP, Rezana Varpi, tha se korrigjuesit e testeve po vijojnë punën e tyre dhe pas 2 javëve do të dalin rezultatet e matematikës.

Nga të dhënat e para që ka Drejtorja e AKP, për matematikën nuk do të këtë rezultate zhgënjyese.

Për të pakënaqurit me testin, në faqen e internetit të AKP janë pubklikuar udhëzimet si mund të ankimohet për rezultatin e provimit.

Deri në datën 19 qershor, maturantët kanë të drejtë të kërkojnë fotokopjen e testimit dhe duhet ta çojnë atë në shkollën ku kanë plotësuar formularin A1 dhe A1Z.

Nga aty dokumentat dorëzohen në DAR, e cila ia paraqet AKP. Do të këtë ballafaqim me korrigjuesit dhe pretendimet e ngritura nga maturanët, por nuk do të ketë proçes rivlerësimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje